E Hënë, 04.29.2024, 08:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - PAGAT E ULËTA, ÇMIMET E LARTA

E Premte, 09.26.2014, 03:33pm (GMT+1)



Paga neto mesatare në Kosovë llogaritet të jetë 364 euro.

Kjo pagë llogaritet vetëm për punonjësit e sektorit publik, pasi në sektorin privat nuk dihet saktë është numri i të punësuarave, por as shuma e pagës.

Përfaqësues të punëtorëve dhe ekspertë të ekonomisë thonë se vlera e pagës mesatare në Kosovë është më e ulëta në Evropë.

Madje përfaqësues të punëtorëve përveç se pohojnë nivelin e ulët të pagave, ata si shqetësim paraqesin se punonjësit në të njëjtën pozitë kanë paga të ndryshme, pavarësisht sipas tyre, cilës parti politik i takojnë dhe cila është në pushtet.

Ndue Kalaj, kryetar i Federatës se Administratës Publike të Kosovës, federatë kjo që funksionon në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se me këto paga nuk ka motivim dhe dinjitet për punonjësit.

"Me këtë shumë nuk ka mundësi, që me pagë të arrijë deri në fund të muajit, ta sigurojë ekzistencën, sigurimin e ushqimit por edhe obligimet komunale. Nuk mund të mbijetojnë vetëm për ushqim dhe veshmbathje. Aq më tepër kur kësaj i shtohet vazhdimisht edhe rritja e inflacionit, çmimet për ushqim dhe shërbime çdo ditë rriten", thekson Kalaj.

Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë numri i punonjësve në sektorin publik është mbi 82 mijë.

Sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës për vitin 2013, në këtë sektor punonjësit e rendit dhe sigurisë publike paguhen më pagën më të lartë prej 429 eurosh në muaj, pasuar nga punonjësit në sektorin e shëndetësisë më 414 euro, kurse punonjësit në shërbimet e përgjithshme paguhen nga 405 euro në muaj.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se pagat mesatare janë më të ulëtat në rajon.

Sipas tyre, Kosova mund të llogaritet si vendi më shtrenjtë për jetë për shkak të çmimeve të larta dhe pagave të ulëta.

Musa Limani, ekspert për këtë çështje ekonomike, në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, thotë pagat e punonjësve duhet të caktohen në bazë të nivelit të çmimeve.

"Përafërsisht paga mesatare te ne i përgjigjet pagës minimale, për këtë arsye popullata jonë nuk mund t'i përballojë shpenzimet ditore, javore apo mujore. Për këtë arsye kemi edhe një dukuri tjetër që është shumë prezente në Kosovë, kemi kredi konsumuese, që tregon se pagat në Kosovë janë shumë të ulëta në raport me shpenzimet jetësore", shprehet Limani.

Edhe disa qytetarë pohojnë se pagat në Kosovë nuk i plotësojnë kërkesat elementare për një jetë normale për një familjeje mesatare.

Arben Mustafa, i cili punon në sektorin publik thotë se pagat janë të papërballueshme për të mbuluar shpenzimet.

"Pagat janë shumë të ulëta kurse çmimet shumë të larta. Sikur të punojnë të gjithë anëtaret  e familjes është më lehtë, por jo si tek ne, qe një person punon në familje", shprehet Mustafa.

Ndryshe, sipas të dhënave Bruto Produkti Vendor për kokë banori në Kosovë është  3,815 dollarë amerikanë.  

Derisa konsumi i përgjithshëm tek ekonomitë familjare në vit është mbi 7000 mijë euro, apo për muaj shpenzojnë mesatarisht rreth 600 euro.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VATIKANI KA PRANUAR NISJEN E PROCEDURAVE DIPLOMATIKE PËR NJOHJEN E KOSOVËS (09.26.2014)
SHBA KËRKON NGA ARMENIA TA NJOHË KOSOVËN (09.26.2014)
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHKËLQESISË SË TIJ ZOTËRI BUJAR NISHANI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI DHE ZONJA NISHANI MORËN PJESË NË PRITJEN E DHËNË NGA PRESIDENTI BARACK OBAMA DHE ZONJA E PARË MICHELLE OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITET NGA PRESIDENTI OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA FLET PËR GJENDJEN NË VEND (09.26.2014)
BUXHETI I RISHIKUAR DHE KUNDËRSHTIMET E OPOZITËS (09.26.2014)
AVOKATI - JANË LIRUAR NGA PARABURGIMI IMAMËT RAMA DHE AVDIU (09.25.2014)
BANKA BOTËRORE - KOSOVA DHE SHQIPËRIA ME STANDARDIN MË TË ULËT TË JETESËS NË RAJON (09.25.2014)
KOSOVA MUND TA NDIHMOJË KOALICIONIN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK (09.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]