SHBA KËRKON NGA ARMENIA TA NJOHË KOSOVËN
E Premte, 09.26.2014, 09:15am (GMT+1)
Sipas burimeve të besueshme, një problem i papritur është shfaqur në agjendën e marrëdhënieve armeno-amerikane. SHBA-të po bëjnë përpjekje që Armenia ta njohë pavarësinë e Kosovës, shkruan e përditshmja armene "Haykakan Zhamanak" (Armenian Times).
Nëse kjo ndodh, Armenia do të jetë ish-republika e parë sovjetike dhe jo baltike që e njeh pavarësinë e Kosovës.
Sipas informacioneve tona, Armenia ka shfaqur interesim për këtë çështje. Diplomatët armenë u kanë thënë atyre amerikanë se nëse Kosova e njeh pavarësinë e Karabakh-ut atëherë Armenia do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kosova duket se e ka të pamundur ta njohë pavarësinë e Karabakh, pasi Kosova është një shtet mysliman.
Është një çështje e ndjeshme në marrëdhëniet rusoarmene. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por në një fazë kishte bërë përpjekje që ta bindë Armeninë ta njohë pavarësinë e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore", shkruan Gazeta "Haykakan Zhamanak".
www.voal-online.ch
|