E Premte, 04.26.2024, 03:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTI NISHANI NDERON PERSONALITETE SHQIPTARO-AMERIKANE

E Hënë, 09.29.2014, 05:24pm (GMT+1)



Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nderoi mbrëmë në Nju Jork personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan për ndihmën që kanë dhënë në përparimin e vendit amë. Presidenti Nishani po i jep fund një vizite në SHBA, gjatë së cilës ai mbajti edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Kombeve të Bashkuara.

Në restorantin e famshën të Nju Jorkut, The Russian Tea Room, dhjetra shqiptarë u mblodhën mbrëmë për një takim me Presidentin Bujar Nishani.

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut është më i madhi në Amerikë dhe ka ardhur në rritje për nga gjallëria, larmia dhe nga fuqia ekonomike.

Ata shquhen sidomos për lidhjet e ngushta që mbajnë me vendin amë.

Presidenti Nishani ka patur takime të përditshme me shqiptarët në Nju Jork. Mbrëmë ai nderoi kontributin e tyre në dekada. Ai tha se është detyrë të nderohen të gjithë ata që u përpoqën dhe u sakrifikuan, që vuajtën dhe u persekutuan sepse kërkuan që kombi i tyre të ishte atje ku i takonte.

Presidenti Nishani tha se ato që ka arritur Shqipëria në më shumë se dy dekadat e fundit, janë bërë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, ku Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm.

"Në këtë frymë, dua të vë në dukje kontributin e madh dhe ndihmën e pakursyer që ka dhënë komuniteti shqiptar në Amerikë, gjyshërit dhe baballarët tuaj, zemra e të cilëve , pavarësisht largësisë, pavarësisht zymtësisë komuniste të vendit amë për disa dekada, nuk pushoi asnjëherë së rrahuri me ritmin e motrave dhe vëllezërve në atdhe."

Duke folur shqip dhe anglisht, Presidenti Nishani tha se ata kurrë nuk i harruan rrënjët e tyre shqiptare, përkundrazi, ata vunë në dispozicion të vendlindjes së tyre energjitë mendore, aftësitë intelektuale dhe mundësitë që ofron demokracia amerikane.

-Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një organizatë mjaft aktive me qendër në Uashington, që mban lidhje të ngushta me Kongresin amerikan dhe me Departamentin e Shtetit u nderua me dekoratën Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Në emër të Këshillit, dekoratën e mori drejtori ekzekutiv Avni Mustafa.

-Dekorata Nderi i Kombit iu dha pas vdekjes personalitetit të diasporës Anthony Athanas, i cili me biznesin e tij të restoranteve në Boston, mbështeti Federatën Panshqiptare Vatra. Restoranti i tij Pier 4, u bë një pike takimi e rëndësishme e komunitetit shqiptar dhe frekuentohej rregullisht nga presidentët amerikanë, nga aktorët dhe personalitet e shquara të Amerikës, me të cilët Zoti Athanas kishte krijuar lidhje. Ai u nda nga jeta në vitin 2005. Medaljen e mori njëri prej djemve të tij.

-Dekorata Nderi i Kombit iu dha profesorit Nikolla Pano, personalitet i botës akademike. Ai është autor i shumë librave dhe artikujve për çështjet e Ballkanit dhe një vëzhgues i mprehtë i zhvillimeve në Shqipëri. Profesor Pano është një analist i shquar i problemeve të demokracisë shqiptare.

-Me dekoratën Nderi i Kombit u vlerësua biznesmeni Harri Bajraktari, i cili sakrifikoi nga pasuria personale për të bërë të njohur çështjen e shqiptarëve të Kosovës. Ai krijoi lidhje me personalitete të politikës amerikane për t'i bërë ata të vetëdijshëm për gjendjen në Kosovë, sidomos në vitet 1990, kur populli i Kosovës po kalonte nëpër një fazë të turbullt që paralajmëronte tragjedi.

-Dekorata Nderi i Kombit iu dha financierit Richard Lukaj, biznesmen i suksesshëm i komunitetit shqiptar. Megjithëse me një aktivitet financiar që përfshin transaksione në të gjithë botën me vlerë prej gati gjysmë trilioni dollarë, zoti Lukaj ka gjetur kohë për të punuar edhe me komunitetin dhe për tu marrë me veprimtari filantropike.

Në ceremoni foli edhe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel.

Profesor Nikolla Pano i tha Zërit të Amerikës se ishte i emocionuar për nderin që iu bë:

"Pata rastin të takohem me disa nga shokët e mi të vjetër. Ishte një mbrëmje madhështore që më la një përshtypje të thellë. Jam shumë i emocionuar dhe shumë krenar që jam shqiptar."

Presidenti Bujar Nishani, i cili po i jep fund një vizite në Shtetet e Bashkuara, do të jape sot pasdite një ligjëratë në Universitetin e Michiganit në Ann Arbor dhe nesër largohet nga Shtetet e Bashkuara.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RREGULLA TË REJA PËR SHQIPTARËT QË HYJNË NË GREQI (09.29.2014)
VENDIM I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN - EULEX DO TË JETË NË MBËSHTETJE TË PUNËS SË GJYKATËS SPECIALE (09.29.2014)
KEVIN KÖRNER - SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR REFORMA, NË MËNYRË QË TË KETË NJË EKONOMI MË STABËL (09.29.2014)
GRATË NË SHQIPËRI ZËNË VETËM 1,4% TË NUMRIT TË KRYEBASHKIAKËVE NË TË GJITHË VENDIN (09.29.2014)
AGK - DËNOHET SULMI NDAJ GAZETARIT BURIM ZARIQI (09.29.2014)
SERBI - KRERËT POLICORË TË TMERRUAR ME RRAHJEN E VËLLAIT TË KRYEMINISTRIT (09.29.2014)
VRASJET POLITIKE NË KOSOVË - KOMPETENCË E GJYKATËS SPECIALE (09.29.2014)
KOSOVË - TRAFIKANTËT PËRFITOJNË NGA GJENDJA E RËNDË EKONOMIKE, MASHTROJNË VAJZA TË MITURA (09.29.2014)
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË NUK E PËRCAKTON QËNDRIMIN NDAJ PARLAMENTIT (09.29.2014)
KOSOVA DREJT PRANIMIT NË KOMITETIN OLIMPIK NDËRKOMBËTAR (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]