E Shtunë, 04.27.2024, 08:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË NUK E PËRCAKTON QËNDRIMIN NDAJ PARLAMENTIT

E Hënë, 09.29.2014, 06:55am (GMT+1)



Partia Demokratike e opozitës zhvilloi dje Kuvendin Kombëtar në ditën e dytë, ku vazhduan votimet për të zgjedhur forumet drejtuese. Delegatët votuan për të zgjedhur 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar. E veçanta e ndryshimeve të sivjetme është 4 fishimi i numrit të delegatëve dhe i këshillit kombëtar, zmadhimi i kryesisë si dhe zgjerimi i departamenteve të PD për çdo fushë të jetës së vendit.

Janë 7500 delegatë që miratuan ndryshimet në statut dhe që zgjedhin sekretarin e përgjithshëm dhe sekretarë të tjerë, si dhe departamentet që do të përgatitin platformën politike të opozitës dhe programin qeverisës të saj. Ndryshimet statutore që dje u miratuan me vota unanime vlerësohet se sollën disa të reja në mënyrën e veprimit të PD."‹

Sipas përfaqësuesve të saj, në këtë kongres u rrit baza vendimmarrëse e anëtarëve, ku merr rëndësi çdo votë e tyre. Po ashtu ndryshimet në statut i krijojnë një hapësirë më madhe politikanëve të rinj dhe gra e vajza dhe pritet të tërheqin më shumë të rinj përkrah opozitës, duke e bërë statutin të ngjashëm me partitë europiane. Gratë dhe të rinjtë pritet më marrin poste me përgjegjësi në strukturat partiake. Kuvendi kombëtar i PD-së u mbajt pas një serie të gjatë takimesh në degët partiake të gjithë vendit, prej nga janë mbledhur mendime dhe njerëz të aftë për të drejtuar Partinë Demokratike në veprimtarinë e mëtejshme politike.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bëri dje një analizë mbi humbjen e zgjedhjeve të përgjithshme një vit më parë. Ai u kërkoi ndjesë qytetarëve për gabimet gjatë qeverisjes së demokratëve, ndërsa theksoi se socialistët bënë premtime të parealizueshme. Zoti Basha, akuzoi qeverinë për shkelje ligjore, nihilizëm ndaj rezultateve të administratës demokrate.

Kryetari Lulzim Basha, deklaroi se PD-ja është ripërtërirë nga humbja e një viti më parë dhe është gati për një nisje dhe aksion të ri politik. Sipas tij, situata politike është e rëndë, dhe opozita ka bojkotuar parlamentin pë shkak të dhunës, por mund të kthehet aty nëse arrihet një marrëveshje me socialistët për funksionim normal të parlamentit. Zoti Basha tha se koalicioni PS-LSI po rrënon vendin dhe demokracinë, po shkatërrojnë mirëkuptimin pozitë - opozitë dhe po kapin institucionet e pavarura.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar punimet e parlamentit në shenjë proteste ndaj një incidenti të dhunshëm në mjediset e brendshme të tij nga mesi i korrikut, kur dy deputetë socialistë goditën me grushta një deputet demokrat. Prokuroria i mori të pandehur dy deputetët socialistë për ushtrim dhune për shkak të detyrës, një lajm ky që, sipas vëzhguesve, mund të ndikojë në hapat e mëtejshme të Partisë Demokratike në raport me parlamentin.

Kryeministri Edi Rama është shprehur në rrjetet sociale se kongresi i demokratëve është një zhvillim normal në kontrast të thellë me kohën kur socialistët mbanin kongrese të tilla në opozitë, ndërkohë që qeveria vazhdon e qetë punën e saj. Ndërsa për dy deputetët socialistë të akuzuar për dhunë, zoti Rama është shprehur, se ky hap i prokurorisë është një ngjarje e paparë, krahasuar me kohën kur kanë ndodhur akte të ngjashme dhune në parlament. Mbetet për t'u parë nëse deputetët opozitarë do të kthehen në sallën e parlamentit pas një marrëveshje etike me shumicën e majtë, ndërkohë që nëpër seanca po kalojnë në mungesë të opozitës shumë ligje të rëndësishme për ekonominë dhe drejtësinë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA DREJT PRANIMIT NË KOMITETIN OLIMPIK NDËRKOMBËTAR (09.29.2014)
HARADINAJ - PAS DËSHTIMIT DISAMUJOR TË PDK, TANI KOALICIONI PASZGJEDHOR DUHET TA KETË TË DREJTËN E KANDIDIMIT (09.29.2014)
KOSOVË - STUDIMET DHE JETESA E STUDENTIT, TEJET TË SHTRENJTA (09.28.2014)
KAMBERI - KLASA POLITIKE SHQIPTARE NË LUGINËN E PRESHEVËS KA DËSHTUAR (09.28.2014)
KOSOVË - FALIMENTIMET E BIZNESEVE PËR SHKAK TË REDUKTIMEVE TË ENERGJISË (09.28.2014)
MAQEDONI - POLITIKANËT QË NXISIN GJUHËN E URREJTJES, NUK NDËSHKOHEN (09.28.2014)
NË KOSOVË PËRDOREN DROGA SHUMË TË RREZIKSHME (09.28.2014)
ZËRI I AMERIKËS - KONGRESI I PARTISË DEMOKRATIKE ANALIZON SITUATËN POLITIKE (09.27.2014)
GËRXHALIU - VARREZA MASIVE NË RASHKË NUK ËSHTË E FUNDIT NË SERBI (Intervistë) (09.27.2014)
LUMIR ABDIXHIKU - 2014, VIT I HUMBUR PËR KOSOVËN (09.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]