E Premte, 04.26.2024, 04:14pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHTYHET SEANCA E KUVENDIT TË KOSOVËS - NUK DIHET SE KUR DO TË MBAHET

E Enjte, 10.02.2014, 06:16am (GMT+1)


Seanca e parlamentit të Kosovës e caktuar për të enjten është shtyrë me vendim të deputetes më të vjetër, Flora Brovina e cila luan rolin e kryesueses së seancës.

Në një letër të zonjës Brovina dërguar deputetëve të parlamentit thuhet se "duke u bazuar në rolin kushtetues të Presidentes së Republikës së Kosovës për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe fillimin e lehtësimit të procesit të arritjes së marrëveshjes politike me liderët e partive politike dhe me qëllim të krijimit të hapësirës së mjaftueshme për tejkalimin e krizës politike dhe institucionale, e konsideroj të nevojshme dhe domosdoshme shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive, në  mënyrë që seanca të përfundojë me sukses".

Zonja Brovina u është referuar këshillimeve të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, me partitë politike në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga situata kur vendi është pa institucione që nga zgjedhjet parlamentare të tetë qershorit.

Në një deklaratë të zyrës së presidentes thuhet se takimet e saj janë proces i veçantë që synon të lehtësojë diskutimet mes partive, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve.

"Zyra e presidentes thekson faktin se Parlamenti i Kosovës është institucion plotësisht autonom. Asnjë procedurë e brendshme e tij, përfshirë edhe thirrjen e seancës së tij, nuk ndërlidhet me përpjekjet e presidentes për lehtësim të dialogut. Presidentja Jahjaga respekton pavarësinë dhe rregullat e parlamentit. Presidentja Jahjaga do të vazhdojë të luajë rolin e saj kushtetues të faktorit të unitetit", thuhet në deklaratën e zyrës së presidentes në të cilën thuhet se ajo bën thirrje te të gjithë udhëheqësit politikë në vend që të përshpejtojnë gjetjen e zgjidhjes së çështjes për krijimin e institucioneve.

Shtyrja e seancës ka nxitur pakënaqësi tek Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën dhe lëvizja Vetëvendosje, të cilat kanë themeluar një koalicion pas zgjedhor duke pretenduar shumicën në parlament.

Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshëm vendimin për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit në seancën e 17 korrikut dhe i njohu Partisë Demokratike të Kosovës të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar, si grupi më i madh parlamentar i dalë nga zgjedhjet. Por, ajo nuk i ka votat e mjaftueshme për një gjë të tillë. Ndërkaq, partitë tjera politike shqiptare thonë se i kanë 63 deputetë që mund të zgjedhin udhëheqjen e parlamentit dhe të formojnë më pastaj edhe qeverinë.

Tash për tash nuk është e qartë se kur mund të mbahet seanca e parlamentit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BROVINA KËRKON SHTYRJEN E SEANCËS SË NESËRME, VLAN NUK KA PRANUAR (10.01.2014)
ISA MUSTAFA - VLAN TEK JAHJAGA PARAQITI QËNDRIMET E NOHURA PËR PUBLIKUN, NUK KEMI ASNJË NDRYSHIM NË QËNDRIMET TONA (10.01.2014)
100 DITËT E PARA TË 'GRUVESKI 3' - SHPËRFILLEN INTERESAT E SHQIPTARËVE (10.01.2014)
KAIDANOW - KRIJONI INSTITUCIONET E REJA, MIRATOJENI LIGJIN PËR LUFTËTARËT E HUAJ (10.01.2014)
Studio e hapur, ELIVAR GOLEMI - PROKURORIA NA PENGOI NË ZBARDHJEN E SË VËRTETËS (Intervistë) (10.01.2014)
EKSPERTËT - PËR FAJ TË QEVERISË, KOSOVA KA NGECJE NË ANËTARËSIM DHE NJOHJE TË REJA (10.01.2014)
SKENARËT PËR SEANCËN E NESËRME KONSTITUIVE (10.01.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - SHQIPËRIA TË PUNOJË PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE TË ANËTARËSIMIT (10.01.2014)
GJENERALI I KROACISË RRAHIM ADEMI PADIT SHTETIN KROAT (09.30.2014)
GËRMIME TË REJA PËR VARREZË MASIVE NË BATAJNICË (09.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]