E Mërkurë, 05.01.2024, 10:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GËRMIME TË REJA PËR VARREZË MASIVE NË BATAJNICË

E Martë, 09.30.2014, 08:47am (GMT+1)



Prokuroria e Serbisë për krime lufte ka nxjerrë urdhëresën për hulumtime të reja në një lokalitet në Batajnicë të Serbisë, në afërsi të varrezës masive, në të cilën më herët ishin gjetur 900 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të varrosur në grup.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë,  Bruno Vekariq, zëvendës prokurori për krime lufte i Serbisë.

Ai ka theksuar se pas disa hetimeve, komunikimit me dëshmitarë, si dhe me misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, është arritur te supozimet se mund të gjenden edhe disa mbetje mortore në Batajnicë, në afërsi të varrezës masive, ku ishte gërmuar më parë.

"Kjo është saktësisht afër lokalitetit ku janë bërë gërmimet dhe ku më herët janë gjetur 900 trupa. Kjo është konkretisht në vendin ku ka qenë tenda për obduksion, në momentin kur bëheshin gërmimet e kaluara. Kështu që, ajo pjesë nuk ka qenë e përfshirë atëherë në hulumtime dhe tash këtë do ta verifikojmë", ka thënë Vekariq.

Zëvendës prokurori për krime lufte i Serbisë, ka shtuar se urdhëri i prokurorisë është veprimi i parë dhe më pas, kjo çështje do të kalojë edhe te Grupi i përbashkët për të pagjeturit, i cili përbëhet nga delegacionet e Serbisë dhe Kosovës.

Punimet në Batajnicë, siç ka thënë Vekariq, do të nisin varësisht nga rrethanat dhe atëherë kur të sigurohen makineritë për një gjë të tillë.

Vekariq, gjithashtu, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të varrezave të tjera masive në Serbi, për të cilat, sipas tij, po kontrollohen dhe përpunohen informacionet dhe dyshimet.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, pati thënë të shtunën që lamë pas, se ka informacione për varreza të reja masive në Serbi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BANKA BOTËRORE - 150 MILIONË DOLLARË PËR SEKTORIN ENERGJITIK TË SHQIPËRISË (09.30.2014)
UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË ZGJODHI BORDIN E RI DREJTUES (09.30.2014)
GJUETIA E SHTETIT SERB KUNDËR ISH PJESËTARËVE TË UÇK-së (09.30.2014)
RASHITI - TË GJITHA PARTITË IU TREMBEN ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME (Intervistë) (09.29.2014)
SHPËRBLEHET FSHATI ME SHUMICË MYSLIMANE QË NDËRTOI KISHËN PËR KOMUNITETIN PAKICË KATOLIKE (09.29.2014)
FYLE - THIRRJE PËR DIALOG MES PALËVE (09.29.2014)
PRESIDENTI NISHANI NDERON PERSONALITETE SHQIPTARO-AMERIKANE (09.29.2014)
RREGULLA TË REJA PËR SHQIPTARËT QË HYJNË NË GREQI (09.29.2014)
VENDIM I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN - EULEX DO TË JETË NË MBËSHTETJE TË PUNËS SË GJYKATËS SPECIALE (09.29.2014)
KEVIN KÖRNER - SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR REFORMA, NË MËNYRË QË TË KETË NJË EKONOMI MË STABËL (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]