E Premte, 04.26.2024, 06:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BASHKIMI EVROPIAN - SHQIPËRIA TË PUNOJË PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE TË ANËTARËSIMIT

E Mërkurë, 10.01.2014, 08:18am (GMT+1)


Pavarësisht nëse zgjerimi shtyhet, BE është mjaft i angazhuar në rajonin e Ballkanit dhe ndjek nga afër përpjekjet e vendeve për t'u integruar. Kështu deklaroi sot i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, Klive Rumbold në një konferencë të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, ku morën pjesë politikanë dhe studiues të njohur në çështjet e integrimit.

Reformat e Shqipërisë duhet të ecin përpara dhe vendi duhet të bëhet gati për antarësim dhe për këtë fillimisht duhen plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Rezultatet e këtyre reformave do ta shkurtojnë distancën që vendi ka me BE-në. Standartet duhen plotësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe të besueshme. sfidat e Shqipërisë mbeten të njëjta.

"Reformat duhet të forcojnë shtetin ligjor, demokracinë, zhvillimin; këto nuk janë të lehta dhe duan kohë - tha zoti Rumbold. - Vit pas viti po përparon në këto detyra, dhe gjithcka varet nga forcimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe nga respektimi i lirive dhe të drejtave themelore. Të gjithë vendet kandidate kanë të njëjtat detyra dhe të gjithë qytetarët përfitojnë të njëjtat vlera, tha ai.

"Këtë qershor Shqipëria çeli një kapitull të ri në rrugën e antarësimit europian. Tani është përgegjësi e autoriteteve shqiptare që të hedhin hapin tjetër; të plotësojnë kriteret për hapjen e negociatave". - tha zoti Rumbold. - Detyrat janë po ato; reforma në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbrojtja e të drejtave dhe mos-diskriminimi i pakicave dhe zbatimi i të drejtës së pronës. Shqipëria ka nevojë të dyfishojë përpjekjet për të ecur përpara në këto fusha, sipas tij, po ashtu duhet të rivendoset dialogu politik në parlament.

Komentet e zotit Rumbold erdhën një ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë që komisioneri i BE-së Stefan Fyle zhvilloi në Tiranë, me pjesëmarrjen e qeverisë dhe opozitës. BE do të vazhdojë të ndihmojë vendet kandidate me politika dhe me fonde, si qeverinë qendrore e vendore ashtu edhe shoqërinë civile, sepse integrimi nuk është qëllim në vetvete, por kryesorja, thekson BE, është që jeta e qyettarëve të përmirësohet sipas standarteve europiane.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJENERALI I KROACISË RRAHIM ADEMI PADIT SHTETIN KROAT (09.30.2014)
GËRMIME TË REJA PËR VARREZË MASIVE NË BATAJNICË (09.30.2014)
BANKA BOTËRORE - 150 MILIONË DOLLARË PËR SEKTORIN ENERGJITIK TË SHQIPËRISË (09.30.2014)
UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË ZGJODHI BORDIN E RI DREJTUES (09.30.2014)
GJUETIA E SHTETIT SERB KUNDËR ISH PJESËTARËVE TË UÇK-së (09.30.2014)
RASHITI - TË GJITHA PARTITË IU TREMBEN ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME (Intervistë) (09.29.2014)
SHPËRBLEHET FSHATI ME SHUMICË MYSLIMANE QË NDËRTOI KISHËN PËR KOMUNITETIN PAKICË KATOLIKE (09.29.2014)
FYLE - THIRRJE PËR DIALOG MES PALËVE (09.29.2014)
PRESIDENTI NISHANI NDERON PERSONALITETE SHQIPTARO-AMERIKANE (09.29.2014)
RREGULLA TË REJA PËR SHQIPTARËT QË HYJNË NË GREQI (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]