E Hënë, 05.20.2024, 11:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RADIO EVROPA E LIRË - TENSIONET NË STADIUM NDËRPREJNË NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (Tekst dhe fotogaleri)

E Mërkurë, 10.15.2014, 08:08am (GMT+1)



Ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt në Beograd është pezulluar në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.

Gjatë ndeshjes, e cila u zhvillua pa tifozët e kombëtares shqiptare, me rekomandimin e Federatës Evropiane të Futbollit, pas kërkesës së ekipit shqiptar, arbitri vendosi t'i largojë lojtarët e të dyja ekipeve nga fusha.

Lojtarët e kombëtares shqiptare janë kthyer në Tiranë të Shqipërisë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Disa mijëra qytetarë të Tiranës, të qyteteve të tjera të Shqipërisë, e madje edhe nga Kosova, ishin mbledhur në aeroportin "Nënë Tereza " në Rinas për të pritur ekipin kombëtar.

Në fjalën e tij përpara tifozëva nga aeroporti i Rinasit kapiteni I kombëtares shqiptare Lorik Cana tha se ishte krenar për gjithë ekipin.

"Në stadium jemi dhunuar edhe nga forcat e sigurisë", tha Cana.

Ndonëse tensionet ishin të pranishme që nga fillimi i ndeshjes, ato kulmuan në kohën kur një lojtar i kombëtares serbe hodhi poshtë një flamur kombëtar shqiptar, me nënshkrimin "Autochtonous", i cili valëvitej nga një fluturake e vogël e telekomanduar nga larg.

Kjo ka nxitur reagimin e lojtarëve të kombëtares shqiptare, dhe incidenti u pasua me ndërhyrjen e një numri tifozësh serbë në stadium.

Që nga fillimi i ndeshjes, tifozët e kombëtares së Serbisë dëgjoheshin teksa brohorisnin "Vrisni shqiptarët".

Pritet tani vendim i UEFA-s në lidhje me rezultatin e ndeshjes, ndonëse në rregulloren e saj saktësohet se nëse shënohen akte dhune në stadiumin dhe tifozerinë mikëpritëse, atëherë ekipi mik, merr 3 pikët e ndeshjes në tavolinë.









www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës, VLADIMIR GJONI - TIFOZËT SERBË E KËRCËNUAN DHE SULMUAN DELEGACIONIN SHQIPTAR NË STADIUM (Intervistë) (10.15.2014)
FESTIME NË TIRANË PAS KTHIMIT TË EKIPIT TË FUTBOLLIT NGA BEOGRADI (10.15.2014)
ZËRI I AMERIKËS - BEOGRAD, PEZULLOHET NDESHJA SERBI-SHQIPËRI (10.14.2014)
KRYEMINISTRI EDI RAMA NË FACEBOOK - KRENAR PËR KUQEZINJTË, KEQARDHJE PËR FQINJËT QË LANË NAM BOTËRISHT (10.14.2014)
ANSA, EURO 2016 - ARBITRI NDËRPRET NDESHJEN SAPO TIFOZËT SERBË QËLLOJNË ME STOL BEKIM BALAJN (Tekst dhe fotogaleri) (10.14.2014)
MEDIAT SERBE SPEKULOJNË - ARRESTOHET VËLLAI I KRYEMINISTRIT RAMA (10.14.2014)
45 VETA NGA TIRANA NDALOHEN NË BEOGRAD - BUSHATI THËRRET AMBASADORIN SERB (10.14.2014)
VLAN KUNDËR ZGJEDHJEVE (10.14.2014)
TAKIMI SERBI-SHQIPËRI, MË SHUMË SE LOJË (10.14.2014)
NË SHKUP MIJËRA SHQIPTARË NË SHESH PËR KOMBËTAREN KUQEZI (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]