BOÇKA - VAZHDOJNË PËRPJEKJET PËR VIZITËN E RAMËS NË BEOGRAD
E Premte, 10.17.2014, 08:22am (GMT+1)
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, ka thënë sot se "incidenti në stadium ka ndërlikuar atmosferën, por të dyja palët janë duke punuar në realizimin e takimit ndërmjet kryeminstrit shqiptar, Edi Rama, dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq".
Më 14 tetor, ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016, e cila u mbajt në Beograd, u ndërpre në minutat e fundit të pjesës së parë të lojës, për shkak të tensioneve në stadium.
"Jemi duke punuar në realizimin e vizitës. Sipas informacioneve të fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, hapat për realizimin e kësaj vizite pune janë duke vazhduar", ka thënë ambasadori shqiptar, në një takim me mediat serbe.
Ai e ka dënuar ashpër, siç ka thënë, dhunën dhe huliganizmin, e ushtruar ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare në stadium.
Vizita e zotit Rama në Beograd është paralajmëruar të realizohet më 22 tetor të këtij viti.
www.voal-online.ch
|