E Hënë, 05.06.2024, 08:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA - ZGJIDHJEN POLITIKE NUK MUND TA OFROJNË PAZARXHINJTË DHE OFENDUESIT

E Enjte, 10.16.2014, 10:42am (GMT+1)



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se për të dalë nga kjo kizë politike, lypset mbështetja pozitive dhe parimore e institucioneve të pavarura dhe e gjithë atyre që nuk ofrojnë pazare e ofendime të ulëta, por që ia duan njëjtë të mirën çdo qytetari dhe çdo subjekti politik në Kosovë.

Një gjë të tillë, sipas Mustafës, nuk mund ta ofrojnë, pazarxhinjtë dhe ofenduesit.

Këtë reagim, kryetari i LDK-së, Mutafa e ka bërë përmes faqës së tij Facebook.

Më poshtë, mund të lexoni  postimin e plotë të Isa Mustafës:

Zgjidhjen për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zgjedhjen e Qeverisë nuk mund ta ofrojnë e as ta bëjnë pazargjijtë dhe ofenduesit, qoftë nga Prishtina e më së paku nga Tirana. Ne po sfidohemi me një situatë të re pas zgjedhjeve nacionale, si rezultat i specifikave kushtetuese por edhe të interpretimit kushtetues të koalicionit paszgjedhor dhe të shumicës parlamentare në Kuvend, që nuk përputhet me praktikat kushtetuese të vendeve tjera me sistem parlamentar. Të gjithë ne bartim përgjegjësinë para votuesve tanë, para subjekteve tona politike dhe para qytetarëve tanë.

Thjeshtësimi i problemit në atë se kush duhet lëshuar pe e kush jo, kush është më i fortë e kush më i butë, kush është negociator më i madh e kush më i vogël, kush është në gjendje të qeverisë e kush jo, kujt duhet siguruar vend pune etj., pa u lëshuar në kontekstin bazik të nevojës për të bërë ndryshime në qeverisje në Kosovë, është mendjelehtësi e llojit të vet. Është edhe qasje qëllim keqe.

Ne po punojmë çdo ditë për të dalë nga kjo situatë dhe për të krijuar një rrugëdalje afatgjate, sepse në kushtet kur nga 120 vende në Kuvend, njëzetë prej tyre janë të garantuara për komunitetet joshumicë, asnjë parti shqiptare nuk do të mund të formojë qeverinë pa koalicion paszgjedhor. Në realitet as deri më tani askush në Kosovë nuk ka arritur ta formojë qeverinë me koalicion parazgjedhor, as ne të LDK-së që në kohë të caktuara kemi pasur rreth 50 deputetë.

Zgjidhja e qëndrueshme duhet të jetë isntitucionale, e bazuar në praktikat demokratike evropiane, të vendeve që kanë përvojë të sistemit parlamentar dhe në respektimin e shumicës parlamentare. Këtu lypset mbështetja pozitive dhe parimore e institucioneve të pavarura dhe e gjithë atyre që nuk ofrojnë pazare e ofendime të ulëta, por që ia duan njëjtë të mirën çdo qytetari dhe çdo subjekti politik në Kosovë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHTATË GJËRA QË DUHET T’I DINI RRETH DHUNËS GJATË NDESHJES SHQIPËRI-SERBI NË BEOGRAD (10.16.2014)
GJENDET DRONI I FAMSHËM NË SERBI - ARRESTOHET NJË TIFOZ I 'YLLIT TË KUQ' TË BEOGRADIT (10.16.2014)
DIPLOMATI SHQIPTAR NË BEOGRAD - NA THANË 'DO TË SULMOJNË AMBASADËN ME ARMË' (10.16.2014)
TENTOI TË HYNTE NË KRYEMINISTRI - ARRESTOHET KOSOVARI (10.16.2014)
ERION ZENA KTHEHET NGA SIRIA NË KOSOVË (10.16.2014)
Zëri i Amerikës, OLSI RAMA - ISHIN 32 MIJË TIFOZË QË ULËRISNIN GJITHË KOHËN 'VRISNI, VRISNI, VRISNI SHQIPTARËT' (Intervistë)Vëllai i kryeministrit të Shqipërisë - "Policia serbe më zhgënjeu, dhe keqpërdori emrin tim"&a (10.15.2014)
Zëri i Amerikës, NGA HARVARD KRYEMINISTRI RAMA - FLAMURI DHE ARRESTIMI I VËLLAIT TIM, GJETHE FIKU PËR TË MBULUAR URREJTJEN E SERBËVE (Intervistë) (10.15.2014)
TIRANË - QEVERIA DHE OPOZITA QËNDRIM TË NJËJTË NDAJ INCIDENTEVE TË DJESHME DHE TË MBRËMSHME NË BEOGRAD (10.15.2014)
DITMIR BUSHATI TAKIM ME GAZETARËT - DJE DHE MBRËMË NË BEOGRAD SUNDOI ATMOSFERË DHUNE, KSENOFOBIE DHE RACIZMI, KËRKOVA KOMUNIKIM ME HOMOLOGUN DAÇIÇ, AI NUK PRANOI (10.15.2014)
RTL - FLUTURAKJA NUK ËSHTË FUTUR NGA SHQIPTARËT (10.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]