NË MYNIH NIS GJYQI I ISH ZYRTARËVE TË UDB
E Premte, 10.17.2014, 08:41am (GMT+1)
Në Gjykatën e Lartë në Mynih nis sot gjyqi i ish-zyrtarëve të lartë të shërbimit sekret jugosllav (UDB), Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq.
Ata akuzohen për pjesëmarrje në vrasjen e emigrantit kroat, Stjepan Gjurekoviq, në Mynih, më 1983.
Perkoviq është ekstraduar në Gjermani në janar, ndërsa Mustaç në prill të këtij viti.
Gjermania ka kërkuar ekstradimin e tyre qysh në vitin 2005.
Kroacia ka ndryshuar ligjin e saj për të bllokuar ekstradimin vetëm pak ditë para se është anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në korrik të vitit 2013.
Nën presionin e Brukselit, ajo ka kthyer mbrapsht ligjin në tetor të vitit të kaluar.
www.voal-online.ch
|