E Martë, 04.30.2024, 12:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAMA I GATSHËM TË VIZITOJË BEOGRADIN - TË MOS BIEM NË KURTH NGA NJË NDESHJE FUTBOLLI

E Premte, 10.17.2014, 05:37pm (GMT+1)



TIRANE - Ndërsa kryeministri serb Vuçiç ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e vizitës së homologut të tij shqiptar në Beograd, duke deklaruar se nuk ka vendosur ende nëse Rama do të jetë i ftuari i tij javën e ardhshme, shefi i qeverisë shqiptare vijon t'i qëndrojë mendimit se të dyja vendet duhet të shohin nga e ardhmja e përbashkët evropiane, dhe të mos bien në kurth nga një ndeshje futbolli.

Në fjalën e tij në Institutin e Politikave të Harvardit, ku ishte i ftuar i posaçëm i Forumit Kenedi, kryeministri Rama theksoi se shqiptarët dhe serbët nuk duhet të rikthehen mbrapa, por kanë një mundësi të mirë për të treguar se janë të gatshëm të shkojnë përpara dhe të jenë partnerë me Europën.

Kryeministri Rama theksoi se "shqiptarët nuk kanë qenë kurrë as destabilizues të Ballkanit dhe as agresorë kundrejt askujt, dhe nëse shqiptarët sot janë në një pozitë më të mirë nga ajo e 20, 10 viteve më parë, kjo e ka një kuptim. Unë besoj fort se kuptimi i kësaj është se ne kemi përftuar atë çfarë kemi ndërtuar nëpërmjet rrugëve paqësore dhe aspak të dëmshme kundër askujt për të kërkuar një vend më të mirë në rajon".

"Ndeshja e futbollit na tregoi se kemi akoma shumë për të bërë në mënyrë që ritmi i ndryshimit të jetë, solid, i qëndrueshëm dhe i pathyeshëm. Sinqerisht kjo përtej fjalimit pas asaj që ndodhi, ne jemi duke u përballur me dy anë të medaljes. Nga njëra anë me të kaluarën e dukshme mbushur me urrejtje, me fjalor të pakontrolluar plot me akuza dhe me gishtat e drejtuara tek tjetri si fajtor i kësaj situate të pakëndshme; dhe nga ana tjetër, shpresat dhe ëndrrat që ky ndryshim fantastik në Ballkan ka krijuar dhe që ka bërë realitet përpara syve tanë një horizont mundësish. Ndaj, rruga e parë është ajo më e lehta e kthimit mbrapa dhe e përgjigjes me të njëjtin ton, me të njëjtën gjuhë të vjetër të politikës. Por, a ia vlen të luftosh për këtë rrugë dhe nëpërmjet saj? Apo është më mirë të luftojmë për të kaluar edhe këtë moment kaq të trishtueshëm dhe zhgënjyes dhe të shikojmë përpara për hir të gjeneratave të tjera dhe për hir të shansit që na është dhënë nga kjo mundësi historike; që të gjithë së bashku të shikojmë drejt së ardhmes. Të cilën, kemi mundësinë fantastike ta shohim si një horizont konkret, në horizontin e Bashkimit Europian? Unë besoj se kjo duhet dhe kjo do jetë rruga jonë, rruga e Shqipërisë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë as destabilizues të Ballkanit dhe as agresorë kundrejt askujt, dhe nëse shqiptarët sot janë në një pozitë më të mirë nga ajo e 20, 10 viteve më parë, kjo e ka një kuptim. Unë besoj fort se kuptimi i kësaj është se ne kemi përftuar atë çfarë kemi ndërtuar nëpërmjet rrugëve paqësore dhe aspak të dëmshme kundër askujt për të kërkuar një vend më të mirë në rajon. "- deklaroi kryeministri Rama.

"Më duhet të pranoj se serbët treguan se kanë një fantazi më të madhe se ne dhe shumë më tepër imagjinatë katastrofike sesa ne jemi në gjendje të kemi, sepse ata janë ende në telashe të mëdha me të kaluarën e tyre. Kur unë dëgjova për gjithë këta njerëz,- që në njëfarë mënyre arritën të mashtronin edhe botën shpresoj vetëm për një moment, - që gjithçka ndodhi ishte vetëm për shkak të një flamuri. E kur unë pashë gjithë ata njerëz që luftonin me flamurin e një vendi tjetër, sinqerisht më erdhi keq për ta, më erdhi keq. Sepse, unë besoj se të luftosh me flamurin e një tjetri, në një farë mënyrë është si të mos jesh i aftë t'i largohesh fantazmës tënde, të kaluarës tënde, është njësoj si të luftosh me veten tënde. Kështu që, është problemi i tyre, nuk është problemi ynë.
Problemi ynë është që të sigurojmë që nuk duhet të humbasim këtë mundësi fantastike që ne kemi, dhe ne mund t'i tregojmë botës, mund t'i tregojmë Europës, që ballkanasit janë në gjendje të ecin përpara dhe se ballkanasit nuk e meritojnë të izolohen siç ata kanë qenë të izoluar. E, duke u kapur të gjithë në kurth nga një ndeshje futbolli, ne mund ta dëmtojmë më shumë veten tonë, vetë, duke e vetëizoluar sërish Ballkanin dhe duke bërë që njerëzit të thonë: OK, ata janë të gjithë njësoj. Ata janë njësoj siç kanë qenë në gjithë këto vite, kështu që ata nuk e meritojnë vëmendjen tonë, ata nuk e meritojnë mbështetjen tonë, ata nuk e meritojnë bashkëpunimin tonë. Ne nuk duhet të harrojmë çfarë ndodhi në Berlin. Ajo që ndodhi në Berlin është historike. Është në dorën tonë të tregojmë nëse jemi gati të shkojmë përpara dhe nëse jemi gati të jemi partnerë me Europën, ashtu siç edhe ne aspirojmë. Kështu, në qoftë se është BE, ne duhet të jemi."- theksoi Rama.

Më herët kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për televizionin "˜Francë 24' deklaroi se "qeveria serbe zgjodhi me retorikën e saj që të ndjekë tifozët serbë dhe të atyre që shkatërruan imazhin e futbollit dhe imazhin e vendit të tyre".

Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd u vu në pikëpyetje pas incidentit në ndeshjen eliminatore për Europianin 2016, Serbi-Shqipëri të marten e 14 tetorit.

Vizita e Ramës do të jetë edhe vizita e parë e një kryeministri shqiptar ne Beograd pas pothuajse 70 vitesh.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Süddeutsche Zeitung - BRUKSELI DHE BERLINI BASHKËFAJTORË QË SERBIA NUK PO E PRANON KOSOVËN (Koment) (10.17.2014)
JAKUP KRASNIQI - AJO NUK ISHTE HARTA E 'SHQIPËRISË SË MADHE', POR E TIFOZËVE (10.17.2014)
PAPA FRANÇESKU MESAZH FALËNDERIMI PRESIDENTIT NISHANI - POPULLI I SHQIPËRISË PËRFAQËSON NJË PASURI PËR MBARË KONTINENTIN EVROPIAN (10.17.2014)
LIDERI I PARTISË LIBERALE DEMOKRATIKE TË SERBISË JOVANOVIÇI MBRON SHQIPTARËT - SERBËT PO BËJNË AKTE TË TURPSHME (10.17.2014)
SENATORI AMERIKAN MURPHY VIZITON KOSOVËN (10.17.2014)
NË MYNIH NIS GJYQI I ISH ZYRTARËVE TË UDB (10.17.2014)
LeParisien, LORIK CANA - NË BEOGRAD NA TRAJTUAN SI KRIMINELË, NA KISH MBETUR TË MENDONIM VETËM PËR TË SHPËTUAR JETËT TONA (10.17.2014)
BOÇKA - VAZHDOJNË PËRPJEKJET PËR VIZITËN E RAMËS NË BEOGRAD (10.17.2014)
SULMOHET AMBASADA SHQIPTARE NË MAL TË ZI (10.16.2014)
MPJ E SHQIPËRISË I BËN THIRRJE UDHËHEQËSAVE TË SERBISË TË DËNOJNË AKTET ANTISHQIPTARE (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]