E Premte, 04.26.2024, 11:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA VAZHDON TË LËNGOJË PA INSTITUCIONE

E Shtunë, 10.18.2014, 12:53pm (GMT+1)



Ka kaluar edhe një tjetër javë pa zgjidhje të ngërçit politik rreth formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vazhduar konsultat me liderët partiakë, të cilët i ka alarmuar se vendi mund të zhytet në një krizë politike, financiare e buxhetore.

Kurse, nga bashkësia ndërkombëtare kryesisht presin se a do t'ia dalë Kosova që t'i formojë Kuvendin dhe Qeverinë e re, të cilat duhet të marrin sipër zbatimin e obligimit ndërkombëtar për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila do të trajtonte krimet e kohës së luftës në Kosovë.

Mirëpo, zgjidhjet që vazhdojnë t'i ofrojnë partitë politike, janë opsione që janë dëgjuar që nga 10 qershori, dita kur ishte shpallur rezultati preliminar i zgjedhjeve.

Partia Demokratike e Kosovës, si fituese e zgjedhjeve, zotohet se do t'i formojë institucionet, por në dy seancat konstituive të ndërprera, nuk ka arritur të marrë më shumë sesa 44 vota, kur ishte votuar kandidati i saj për kryetar Kuvendi.

Kurse, blloku i partive LDK AAK - Nisma dhe Vetëvendosje, duke u thirrur në një marrëveshje të brendshme koalicioni, po përpiqet që të marrë nën drejtim kreun e Kuvendit dhe të formojë Qeverinë e re.

Por, marrja e kreut të Kuvendit nga blloku pas zgjedhor, sfidohet ligjërisht, pasi që një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese ka konstatuar se ky post do të duhej t'i takonte grupit më të madh parlamentar që ka dalë nga zgjedhjet.

Megjithatë, liderët e partive të bllokut nuk kanë dhënë asnjë shenjë se do ta ndryshojnë marrëveshjen, sipas së cilës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj, Isa Mustafa, do të merrte postin e kryetarit të Kuvendit, kurse lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, atë të kryeministrit.

Duke e lënë pa e përmendur Gjykatën Kushtetuese, Isa Mustafa edhe këtë javë ka mbrojtur të drejtën e shumicës parlamentare që të marrë nën drejtim institucionet e reja.

"Zgjidhja duhet të jetë vullnet i të gjitha palëve dhe vullnet i koalicionit paszgjedhor LDK- AAK-Nisma, por para së gjithash, vullnet i PDK-së dhe koalicionit të saj, për arsye se ata, edhe pse kanë dalë partia e parë, nuk kanë partner të koalicionit dhe nuk mund të qeverisin pa e pasur shumicën në Kuvend", ka thënë Mustafa.

Ftesa e Mustafës që Partia Demokratike e Kosovës të tërhiqet në opozitë, për t'i lëshuar pushtetin një shumice të krijuar nga opozita, nuk është përfillur nga lideri i PDK-së dhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

"Ne mendojmë se Presidenca është vendi i duhur për t'u arritur marrëveshja. Qëndrimi i PDK-së dihet se është i qartë dhe i prerë respektimi plotë i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ne jemi që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe mesazhi ynë edhe për partitë tjera është që të reflektojnë dhe të formojnë institucione stabile, për qytetarët dhe vendin", ka theksuar Thaçi.

Derisa mungon për një kohë të gjatë dialogu ndërmjet PDK-së dhe koalicionit pas zgjedhor, një kundërpërgjigje indirekte ndaj PDK-së dhe liderit të saj, kishte Ramush Haradinaj, pretendent i AAK-së dhe bllokut për kryeministër të ardhshëm të vendit.

"Çka mund të bëjë dikush në politikë sesa të marrë pjesë në zgjedhje, të fitojë një rezultat të caktuar, dhe me siguri shumicën në Kuvend. Këtë e kemi bërë ne, LDK AAK - Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje. Edhe Thaçi ka marrë pjesë në zgjedhje, ka fituar një besim të caktuar, por nuk arrin ta bëjë shumicën në Parlament. Ata që kanë krijuar shumicën, e fitojnë të drejtën t'i formojnë institucionet, kurse ai që ka dështuar të krijojë apo t'i takojë një shumice, atëherë duhet të reflektojë dhe të hapë krahun", ka thënë Haradinaj.

Alternativa e fundit

Bllokada institucionale e ka shqetësuar presidenten Atifete Jahjaga. Pas raundit të fundit të bisedimeve, Jahjaga fillimisht i kishte rikujtuar liderët partiakë se zgjidhja duhet të arrihet ose do të shqyrtohet alternativa e fundit, ajo e zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Analisti Ilir Ibrahimi, në një koment për Evropën e Lirë, kishte vlerësuar se gjendja e krijuar, nuk po jep shumë shpresa përveç zgjedhjeve, pasi që palët nuk po lëvizin nga pozicionet.

"Në qoftë se partitë politike me të vërtetë nuk e gjejnë një lloj kompromisi për ta tejkaluar këtë ngërç, atëherë presidentes nuk i mbeten edhe shumë zgjidhje tjera, do të thotë, nëse zgjedhjet e parakohshme janë ajo zgjidhje që do të dërgojë në themelimin e institucioneve të Kosovës, atëherë ajo (presidentja) duhet ta shikojë edhe këtë si një opsion real", ka vlerësuar Ibrahimi.

Paralajmërimi i presidentes për zgjedhje, ishte kundërshtuar më pas mjaft ashpër nga blloku i partive të koalicionit paszgjedhor. Mirëpo, presidentja Jahjaga e kishte arsyetuar këtë paralajmërim me faktin se vendi po zhytet në krizë politike, financiare e buxhetore dhe po e rrezikon parteneritetin e ndërtuar më miqtë ndërkombëtarë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAKUP KRASNIQI - ATA QË DËSHTUAN NË BISEDIME ME SERBINË NUK MUND TA KËSHILLOJNË RAMËN (10.18.2014)
ISH PRESIDENTI SERB TADIÇ DËNON AKTET E DHUNSHME TË HULIGANËVE NDAJ SHQIPTARËVE: MBRONI SHQIPTARËT, EDI RAMA TË VIJË NË BEOGRAD       (10.18.2014)
JEAN PAUL CARTERON - DEMONËT SERBË TË NACIONALIZMIT JANË ZGJUAR (10.18.2014)
SENATORI AMERIKAN CHRIS MURPHY NË PRISHTINË (10.18.2014)
Reuters, VUÇIÇ - NUK KAM VENDOSUR ENDE NËSE RAMA DO TË JETË I FTUARI IM (10.17.2014)
BASHA KUNDËR VIZITËS SË RAMËS NË BEOGRAD (10.17.2014)
RAMA I GATSHËM TË VIZITOJË BEOGRADIN - TË MOS BIEM NË KURTH NGA NJË NDESHJE FUTBOLLI (10.17.2014)
Süddeutsche Zeitung - BRUKSELI DHE BERLINI BASHKËFAJTORË QË SERBIA NUK PO E PRANON KOSOVËN (Koment) (10.17.2014)
JAKUP KRASNIQI - AJO NUK ISHTE HARTA E 'SHQIPËRISË SË MADHE', POR E TIFOZËVE (10.17.2014)
PAPA FRANÇESKU MESAZH FALËNDERIMI PRESIDENTIT NISHANI - POPULLI I SHQIPËRISË PËRFAQËSON NJË PASURI PËR MBARË KONTINENTIN EVROPIAN (10.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]