E Martë, 04.30.2024, 10:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BASHA KUNDËR VIZITËS SË RAMËS NË BEOGRAD

E Premte, 10.17.2014, 08:19pm (GMT+1)


Në Shqipëri kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha, kërkoi sot që kryeministri Edi Rama të shtyjë vizitën e tij në Beograd, pas ngjarjeve të mbrëmjes të së martës në stadiumin e Beogradit. Sipas zotit Basha, qëndrimi i autoriteteve serbe ndaj incidenteve të rënda dhe deklaratat e tyre antishqiptare, janë praktikisht një refuzim nga vetë pala serbe e vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Serbi."‹
 
Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar se ai do të zhvillojë vizitën e programuar në Beograd të mërkurën e ardhshme duke nënvizuar për agjencinë Reuters se "do të ecë përpara në rrugën e dialogut dhe bashkëpunimit në rajon". Por në Tiranë opozita është kundër një vizite të tillë në kushtet e krijuara pas incidenteve të dhunshme në ndeshjen mes kombetareve të futbollit të të dy vendeve. Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha tha sot se me qëndrimet dhe deklaratat e tyre vetë pala serbe e ka refuzuar këtë vizitë. Sipas tij "Beogradi nuk u distancua nga fyerjet e himnit kombëtar shqiptar, nga thirrjet raciste për të vrarë shqiptarët apo nga dhuna e huliganëve apo dhe forcave të sigurisë në stadium. Përkundrazi nënvizoi zoti Basha - iu kanë mbajtur ison huliganëve me deklaratat dhe qendrimet e tyre. Shikoni qendrimin ordiner dhe provokues të presidentit të vendit Nikoliç kur thotë se Shqipërisë do t'i duhen shekuj për t'u bërë vend normal. E thotë këtë ndihmësi i Sheshelit që së bashku me Milosheviçin dhe Karaxhiçin janë speciet e fundit të barbarisë mesjetare në Ballkan. Çfarë janë këto mesazhe?! Cili është kumti i këtyre deklaratave dhe qëndrimeve ndaj Shqipërisë, ndaj kryeministrit shqiptar?! Mesazhi është mos eja, dera është e mbyllur".
 
Sipas zotit Basha klasa politike në Shqipëri ka bërë dhe vazhdon të bëjë të vetën për një histori të re në marrëdhëniet me Serbinë, por urrejtja dhe dhuna antishqiptare në shtëpinë e saj dëshmojnë sipas tij se Serbia nuk është aspak e gatshme për këtë. "Në çdo rast, vizita në pikëpamjen tonë ka qenë e papërligjur nga çështje të rëndësishme që duhet të jenë pjesë e dialogut të këtij niveli. Pas ngjarjeve të së martës, insistimi i z. Rama për të trokitur në derën e mbyllur serbe është shumëfish më i pakuptimtë, shumëfish më i padenjë. Ndaj sot i kërkoj kryeministrit, minimalisht të shtyjë vizitën e tij në Beograd. Një vizitë për ekzibicion, në këto kushte, nuk ia vlen asnjë qindarkë".
 
Tensionet mes Tiranës dhe Beogradit u acaruan së tepërmi pas ngjarjeve të së martës dhe veçanërisht pas qëndrimeve të shprehura nga autoritetet serbe. Ministria e Jashtme i dorëzoi mbrëmë ambasadorit serb një tjetër notë proteste ndërsa nënvizoi në një deklaratë se "hedh poshtë me vendosmëri baltosjen politike të ndërmarrë nga udhëheqësit kryesorë të Serbisë kundër popullit dhe shtetit shqiptar".

Tirana reagoi sot edhe ndaj sulmeve kundër biznesve të shqiptarëve që jetojnë në Serbi  në disa qytete. Sipas ministrisë së Jashtme ato "janë vazhdim dhe shprehje e një fushate të qëllimshme antishqiptare. Akte të tilla dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës u shërbejnë vetëm nxitjes së urrejtjes dhe vështirësojnë kthimin në normalitet të situatës", nënvizoi Ministria e Jashtme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RAMA I GATSHËM TË VIZITOJË BEOGRADIN - TË MOS BIEM NË KURTH NGA NJË NDESHJE FUTBOLLI (10.17.2014)
Süddeutsche Zeitung - BRUKSELI DHE BERLINI BASHKËFAJTORË QË SERBIA NUK PO E PRANON KOSOVËN (Koment) (10.17.2014)
JAKUP KRASNIQI - AJO NUK ISHTE HARTA E 'SHQIPËRISË SË MADHE', POR E TIFOZËVE (10.17.2014)
PAPA FRANÇESKU MESAZH FALËNDERIMI PRESIDENTIT NISHANI - POPULLI I SHQIPËRISË PËRFAQËSON NJË PASURI PËR MBARË KONTINENTIN EVROPIAN (10.17.2014)
LIDERI I PARTISË LIBERALE DEMOKRATIKE TË SERBISË JOVANOVIÇI MBRON SHQIPTARËT - SERBËT PO BËJNË AKTE TË TURPSHME (10.17.2014)
SENATORI AMERIKAN MURPHY VIZITON KOSOVËN (10.17.2014)
NË MYNIH NIS GJYQI I ISH ZYRTARËVE TË UDB (10.17.2014)
LeParisien, LORIK CANA - NË BEOGRAD NA TRAJTUAN SI KRIMINELË, NA KISH MBETUR TË MENDONIM VETËM PËR TË SHPËTUAR JETËT TONA (10.17.2014)
BOÇKA - VAZHDOJNË PËRPJEKJET PËR VIZITËN E RAMËS NË BEOGRAD (10.17.2014)
SULMOHET AMBASADA SHQIPTARE NË MAL TË ZI (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]