E Mërkurë, 05.08.2024, 04:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
INSTITUTI GAP - KOSOVA E SHQIPËRIA NË MUNGESË KOMUNIKIMI PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK

E Hënë, 10.20.2014, 08:30am (GMT+1)



Instituti GAP, në një analizë të fundit konstaton e se bllokada e eksportit të miellit dhe keqkuptimet që dolën në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, janë si pasojë e mungesës së komunikimit të duhur në mes të qeverive të këtyre dy vendeve.

E për këtë niset qysh në faktin se edhe pse vendimi i Qeverisë së Shqipërisë ishte marrë në korrik të këtij viti, eksportuesit kosovarë dhe Qeveria e Kosovës u njoftuan me këtë vendim vetëm afro tre muaj më vonë, kur edhe u bllokua eksporti i miellit për në Shqipëri.

"Më 11 Janar 2014, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë nënshkruan Marrëveshje Kornizë me qëllim nxitjen e bashkëpunimit dhe lehtësimin e tregtisë. Megjithëse sipas Nenit 2, pika A e marrëveshjes për tregti Kosovë-Shqipëri, qartazi theksohet se palët duhet të bashkëpunojnë për "˜harmonizimin gradual të legjislacionit dhe standardeve në fushën e sigurisë se produkteve ushqimore dhe jo-ushqimore, shëndetit të bimëve dhe kafshëve me interes të ndërsjellë', një gjë e tillë nuk ishte bërë nga ana e dy shteteve", thuhet në analizën e fundit të GAP-it.

Produktet bimore, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani përbëjnë rreth 32% të eksporteve të Kosovës për në Shqipëri. Eksporti i miellit përbën rreth 15% të eksporteve totale nga Kosova për në Shqipëri dhe njëkohësisht është produkti i dytë më i eksportuar.

Me 15 korrik 2014, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë z. Edmond Panariti kishte lëshuar një udhëzim administrativ "për përcaktimin e treguesve të sigurisë së miellit të grurit të parapaketuar, për t'u shitur te konsumatori i fundit ose për prodhimin e produkteve tjera ushqimore". Si pasojë, me hyrjen në fuqi të udhëzimit të lartpërmendur për cilësinë e miellit, në pikën doganore u bllokuan disa kamionë që eksportonin miell nga Kosova për në Shqipëri, nën arsyetimin se nuk plotësonin kriterin e ri lidhur me nivelin minimal të proteinave në miell.

Eksportet e miellit nga Kosova për në Shqipëri u liruan disa ditë më vonë. Sipas burimeve zyrtare, bllokada kishte ndodhur vetëm si pasojë e metodave të ndryshme laboratorike për testimin e mostrave të miellit, e cila pastaj kishte shkaktuar keqkuptime tek interpretimi i rezultateve tek autoritetet doganore shqiptare.

Megjithëse eksportet e miellit ishin liruar, bllokada tregoi se Shqipëria dhe Kosova nuk kishin harmonizuar legjislacionin në fushën e produkteve ushqimore, dhe kjo përbënte shkelje të Nenit 2, pika A e marrëveshjes tregtare të nënshkruar në mes të dy shteteve.

Kosova ka një ligj me anë të të cilit rregullohet çështja e sigurisë dhe cilësisë së miellit, mirëpo ky ligj nuk e specifikon sasinë minimale të proteinave në miell. Po ashtu, në Kosovë nuk ekziston një udhëzim administrativ i cili e specifikon metodën e analizimit të treguesve të miellit, ashtu siç ekziston një i tillë në Shqipëri.

Në vazhdim, me rastin e bllokimit të miellit pala shqiptare kishte shkelur edhe pjesën e marrëveshjes sa i përket informimit dhe lajmërimit të palës tjetër. Sipas Nenit 2, pika E e marrëveshjes, palët duhet të bashkëpunojnë në "krijimin e mekanizmave të informimit dhe lajmërimit reciprok në rastet e produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe të legjislacionit të pronësisë intelektuale". Pala kosovare kishte pranuar lajmin për bllokadën e eksportit të miellit vetëm pas ngritjes së shqetësimit nga ana e bizneseve kosovare dhe jo nga institucionet zyrtare të shtetit shqiptar.

Brenda dy vitesh, Shqipëria ka bllokuar dy herë importin e miellit nga Kosova. Përderisa herën e parë arsyeja kishte qenë mungesa e analizave të aflotoksinës, herën e dytë kjo u bë me arsyetimin se mielli nga Kosova kishte nivelin e proteinës nën masën e kërkuar. Harmonizimi i legjislacionit në fushën e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore, siç është dëshmuar me rastin e miellit, është esenciale për realizimin e shkëmbimeve tregtare në mes të të dyja vendeve. Aplikimi i standardeve të njejta merr një rëndësi edhe me të madhe kur kemi parasysh se produktet bimore dhe ushqimore zënë një peshë të rëndësishme në tregtinë në mes të të dyja vendeve.

Për këtë qëllim, Instituti GAP rekomandon zbatim sa më të shpejtë të pikës së marrëveshjes e cila kërkon krijimin e grupeve të përbashkëta punuese në fushat e sigurisë dhe cilësisë së ushqimit të cilët do të punonin në harmonizimin e legjislacionit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MEDIAT KROATE E KOSOVARE MBUSHEN ME SPEKULIME MBI 'BABAIN SHQIPTAR TË VUÇIÇ (10.20.2014)
JAHJAGA 'PO' FTESËS ZYRTARE PËR NË SERBI (10.20.2014)
SENATORI MURPHY - SHBA MBËSHTET DIALOGUN NË RAJON, HULIGANIZMI NË FUTBOLL TË MOS E PËRCAKTOJË POLITIKËNSenatori Murphy - Shqipëria është miku më i mirë i SHBA në rajon (10.20.2014)
HULIGANËT SULMOJNË TË RIUN SHQIPTAR NË SHKUP (10.19.2014)
NOVI SAD - POLICIA DO T'I GJEJË SULMUESIT E DYQANEVE TË SHQIPTARËVE (10.19.2014)
SHTYHET VIZITA E KRYEMINISTRIT RAMA NË BEOGRAD (10.19.2014)
INCIDENTI NË BEOGRAD, SENATORI MURPHY - SMS VUÇIÇIT QË NESËR TË RIKONFIRMOJË VIZITËN E RAMËS (10.19.2014)
MPJ KONFIRMON FTESËN PËR HOXHAJN NË BEOGRAD (10.19.2014)
SHQIPËRIA NUK DO TË PËRJASHTOHET NGA KUALIFIKIMET (10.19.2014)
PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI TAKOHET ME SENATORIN CHRIS MURPHY (10.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]