TRACEY JACOBSON - ËSHTË KOHA PËR TË KRIJUAR INSTITUCIONET
E Hënë, 10.27.2014, 02:47pm (GMT+1)
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracey Jacobson, ka porositur liderët e partive politike që të angazhohen për t'i dhënë fund bllokadës politike disamuajshe dhe t'i formojnë institucionet e dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.
Duke folur në ceremoninë e shënimit të "Javës për të drejtat e viktimave të krimit", e cila mbahet nën patronatin e kryeprokurorit të Shtetit, ambasadorja Jacobson, tha se shtetit të Kosovës i duhen ligje të miratuara, por, siç tha ajo, nuk ka Kuvend për ta bërë këtë.
"Lëni dallimet mënjanë dhe krijoni qeverinë dhe Kuvendin", porositi ambasadorja e ShBA-ve. Ambasada amerikane ka ndihmuar Kosovën në projektet për mbrojtjen e viktimave si krijimi i strehimoreve për viktimat e dhunës familjare.
Ceremonia e sotme filloi me një minutë heshtje për të gjitha viktimat e krimit në Kosovë.
www.voal-online.ch
|