E Djelë, 04.28.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VETËVENDOSJE E VENDOSUR PËR TË MOS NEGOCIUAR ME PDK-në

E Djelë, 10.26.2014, 05:19pm (GMT+1)


Subjekti politik Vetëvendosje, që është pjesë e koalicionit paszgjedhor me partitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thotë se nuk do t'i përgjigjet ftesës së presidentet së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t'u takuar së bashku me të gjithë liderët politikë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, tha për Kohavisionin se udhëheqësit e Vetëvendosjes, nuk do të ulen në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi.

"Ne nuk e shohim PDK-në si zgjidhje të problemit apo bisedën me të, por e shohim si vet problemin. Është qeverisja e PDK-së, që e ka katandisur Kosovën në këtë gjendje edhe ky ka qenë qëllimi pse blloku është bërë bashkë dhe pastaj edhe Lëvizja Vetëvendosje e ka nënshkruar marrëveshjen e 10 shtatorit me ta. Pra, ne jemi shumica parlamentare, kemi 63 vota në Kuvend dhe duhet të na jepet e drejta për formimin e institucioneve në Kuvendin e Kosovës, e jo në takime të liderëve", tha Vraniqi

Gjatë kësaj jave, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar domosdoshmërinë e një takimi të përbashkët të liderëve politikë, në zyrën e presidentes.

"Nisur nga të gjitha këto kërkesa, besoj se është e domosdoshme që liderët e partive politike parlamentare të pajtohen që të mblidhen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes", është thënë në një komunikatë për media nga presidenca, në rastin kur presidentja i është përgjigjur kërkesës së subjekteve politike të bllokut të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ku kanë kërkuar që presidentja të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese sqarime shtesë lidhur me pikën 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ndër të tjera, në komunikatë është thënë se qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjes përbrenda këtij kuadri të përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetutës dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidentja ka shprehur gatishmërinë që të vazhdoj lehtësimin e procesit përmes të cilit liderët e partive politike parlamentare do të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESHEVË - VOTOHET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR (10.26.2014)
MESILA DODA: JO BOJKOTIT - VENDIMET I MARRIN DEPUTETËT E OPOZITËS JO OPINIONISTËT DHE AS KLIENTELIZMI POLITIK (10.26.2014)
VV - SHUMICA NË KUVEND E KA MUNDËSINË, TË DREJTËN DHE DETYRËN PËR T'I THEMELUAR INSTITUCIONET (10.26.2014)
SHQIPTARËT PROTESTË NË TIRANË - RIP UEFA, PRANOI RACIZMIN (10.26.2014)
SHERR MES GRUPEVE RIVALE TË BDI - 5 TË PLAGOSUR (10.26.2014)
LINDITA NIKOLLA - JA VIDEOJA QË IA DËRGUAM UEFAs PËR DHUNËN NË BEOGRAD (10.26.2014)
SHQIPTARËT E ZVICRËS PROTESTUAN PARA SELISË SË UEFA-s (10.25.2014)
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË KOSOVË MBETET SHQETËSUESE (10.25.2014)
SHQIPËRI - TRAFIKIMI I GRAVE, RRITEN DENONCIMET (10.25.2014)
TË DIELËN, MË 26 TETOR, NDRYSHON ORA - JA SA ZHVENDOSEN AKREPAT (10.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]