E Djelë, 04.28.2024, 05:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUGINA E PRESHEVËS - PJESËMARRJE MË SE E VOGËL NË ZGJEDHJET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE

E Djelë, 10.26.2014, 05:24pm (GMT+1)



Në komunat e banuara me popullatë shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë, rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote, sot e zgjedhin përbërjen e re të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në atë zonë.

Këshilli Kombëtar përbëhet prej 15 anëtarëve.

Drejtuesi e deritashëm të këshillit në mesditë i kanë shprehur brengat e tyre për përqindjen e vogël të daljes se votuesve.

Siç është bërë e ditur nga zyrtarët, deri në orën 12, kanë votuar 10% e zgjedhësve.

Ky këshill ka për qëllim përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Drejtuesit e këtij këshilli kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me të drejtat, që i kanë shqiptarët në jug të Serbisë.

Galib Beqiri tha për Radion Evropa e Lirë se shqiptarët nuk i kanë të drejtat e plota, pasi ka pengesa nga pushteti qendror në Beograd.

"Pritjet janë që faktori ndërkombëtar, sidomos, dhe qeveria, të merren më seriozisht me problemin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përndryshe të drejtat e shqiptarëve janë ende nën standardin e të drejtave në Serbi, e cila ka obligime në bazë të konventave dhe normave ndërkombëtare, që t'i avancoj të drejtat e pakicave në Serbi", tha Beqiri.

Në gusht të vitit 2009, parlamenti serb e ka miratuar Ligjin për Këshillat Kombëtare të pakicave dhe rregullimin në detaje të pozicionit dhe përgjegjësive të tyre.

Këshilli Kombëtar përfaqëson pakicën kombëtare në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit.

Më 3 korrik të vitit 2010 është bërë konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në mënyrë që të realizojnë të drejtat në kulturë, arsim, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VETËVENDOSJE E VENDOSUR PËR TË MOS NEGOCIUAR ME PDK-në (10.26.2014)
PRESHEVË - VOTOHET PËR KËSHILLIN KOMBËTAR SHQIPTAR (10.26.2014)
MESILA DODA: JO BOJKOTIT - VENDIMET I MARRIN DEPUTETËT E OPOZITËS JO OPINIONISTËT DHE AS KLIENTELIZMI POLITIK (10.26.2014)
VV - SHUMICA NË KUVEND E KA MUNDËSINË, TË DREJTËN DHE DETYRËN PËR T'I THEMELUAR INSTITUCIONET (10.26.2014)
SHQIPTARËT PROTESTË NË TIRANË - RIP UEFA, PRANOI RACIZMIN (10.26.2014)
SHERR MES GRUPEVE RIVALE TË BDI - 5 TË PLAGOSUR (10.26.2014)
LINDITA NIKOLLA - JA VIDEOJA QË IA DËRGUAM UEFAs PËR DHUNËN NË BEOGRAD (10.26.2014)
SHQIPTARËT E ZVICRËS PROTESTUAN PARA SELISË SË UEFA-s (10.25.2014)
DHUNA NDAJ FËMIJËVE NË KOSOVË MBETET SHQETËSUESE (10.25.2014)
SHQIPËRI - TRAFIKIMI I GRAVE, RRITEN DENONCIMET (10.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]