E Martë, 05.14.2024, 10:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - KOLAPSI BUXHETOR I ALARMON TË GJITHË, POR JO PDK-në

E Hënë, 11.17.2014, 07:19pm (GMT+1)


Partitë politike në Kosovë po i bëjnë llogaritë përfundimtare para thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit me pikën e vetme, zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të këtij institucioni.

Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, i gjithë spektri politik tashmë qoftë përmes deklaratave publike apo komunikatave me shkrim kanë kërkuar që seanca të thirret për këtë javë.

Konstituimi i Kuvendit, po shihet si i domosdoshëm për faktin se Kosova duhet të miratojë Buxhetin për vitin 2015, në mënyrë që të evitohet një krizë e rëndë financiare e buxhetore nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Analisti i Institutit për Politika Zhvillimore - KIPRED, Albert Krasniqi vlerëson se konstituimi i Kuvendit do t'i hapte rrugë fillimit të përfundimit të krizës politike.

"Me zgjedhjen e kryetarit dhe konstituimin e Kuvendit mund të themi që ngërçi të paktën do të tejkalohej, ngase me rrjedhjen e afateve ligjore partitë politike janë të detyruara që ose të bëjnë një zgjidhje ose të shkohet në zgjedhje", ka thënë Krasniqi.

Me disa përjashtime, shumica e subjekteve politike janë zotuar se do të votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit.

Me konstituimin e këtij organi, çështja kryesore në agjendë do të ishte miratimi i buxhetit për vitin 2015.

Njëkohësisht, do të fillonte edhe rrjedhja e afatit ligjor gjatë të cilit, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të nominonte mandatarin për formimin e qeverisë.

Presidentja mund të bëjë dy nominime brenda një muaji dhe nëse qeveria nuk zgjidhet, atëherë vendi do të shkonte në zgjedhje.

Partia Demokratike e Kosovës, pavarësisht se doli si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, nuk po arrin të mbledh afër vetës parti të gatshme për formimin e qeverisë.

 Përderisa blloku pas zgjedhor i partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje është futur në një krizë rreth postit të kryeministrit.

Këtë post po e synojnë si LDK-ja ashtu edhe AAK-ja.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka kumtuar të hënën qëndrimin e Kryesisë së kësaj partie se i nominuari për kryeministër duhet të jetë lideri i saj, Ramush Haradinaj.

Në të kundërtën, ai ka thënë se përgjegjësinë për prishjen e marrëveshjes së koalicionit do ta bartë ai subjekt që del më një propozim tjetër.

"Kryesia e AAK-së, rithekson bindjen e saj që ndryshimet rrënjësore në politikën dhe në shoqërinë kosovare, kërkojnë një lidership të ri në Qeverinë e Kosovës, me Ramush Haradinajn si Kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës", ka deklaruar Isufi.

Lidhur me plasaritjet që po ndodhin në koalicionin pas zgjedhor, analisti Albert Krasniqi thotë se ato po nxjerrin në sheh një të vërtetë tjetër për parimet qeverisëse, nga ajo që kishin proklamuar partitë e bllokut, të njohur me emrin VLAN.

"Përplasjet e fundit ndërmjet AAK-së dhe LDK-së për postin e kryeministrit janë kundër frymës të cilën blloku VLAN e ka propaganduar nga fillimi kur është arritur marrëveshja mes tyre, e që ishte largimi i qeverisjes 'Thaçi 3', ndonëse edhe ajo marrëveshje nuk fliste për parime, por për ndarje të pozitave", ka theksuar Krasniqi.

Polarizimet mes partive të bllokut VLAN kanë nxjerrë në kombinim tashmë edhe formula tjera për formimin e qeverisë, duke mos e përjashtuar që brenda koalicionit të ardhshëm të ishte edhe PDK-ja.

Sidoqoftë, subjektet politike tash për tash kanë një pajtim në parim që të shkohet fillimisht me konstituimin e Kuvendit, kurse formimi i qeverisë të mbetet për fazën tjetër.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AAK NUK HEQ DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRIT (11.17.2014)
NDËRRON JETË KËNGËTARI DOKTOR FLORI - VDEKJA DYSHOHET NGA MBIDOZA (11.17.2014)
Top Channel- MUSTAFA E DËGJON PARTINË, PRANON POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.17.2014)
TIRANA KREMTON 17 NËNTORIN - NË CEREMONI FOTO TË ENVER HOXHËS (11.17.2014)
KRONIKA GJASHTËMUJORE E KRIZËS POLITIKE NË KOSOVË - SOT BËHEN 5 MUAJ NGA SEANCA E 17 KORRIKUT (11.17.2014)
LORIK CANA ME FLAMURIN E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË ITALI (11.17.2014)
UDHËTIMI I NËNPRESIDENTIT BIDEN NË UKRAINË DHE TURQI (11.17.2014)
LDK E VENDOSUR NË ROLIN E SAJ PRIJËS PËR T'IA DHËNË KOSOVËS QEVERISJEN E RE - PA PDK-në (11.16.2014)
UNDP dhe USAID - 72 PËR QIND E QYTETARËVE TË KOSOVËS JANË SHUMË TË PAKËNAQUR ME QEVERISJEN (11.16.2014)
PARIS - VULINI VURI KURORË TE VARRI I ESAT PASHËS (11.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]