E Djelë, 04.28.2024, 03:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DISKRIMINIMI I PAKICAVE ROME NË SHQIPËRI

E Mërkurë, 11.19.2014, 07:11am (GMT+1)


Gjendja e bashkësive rome në Shqipëri nuk ka asnjë përmirësim nga viti i kaluar, megjithë ligjet e mira perëndimore, të cilat nuk zbatohen. Avokati i Popullit Igli Totozani thotë se pakica rome diskriminohet në Shqipëri, vuan njëlloj nga varfëria dhe papunësia si vitet e kaluara dhe pakgjë ose asgjë nuk është bërë deri tani për të përmbushur të drejtat e tyre njerëzore.

Përfundimet e tij i vërtetojnë banorët romë të bregut të lumit dhe bashkësi të tjera në Selitë apo zona të tjera në periferi të Tiranës. Zoti Totozani thotë se familjet rome jetojnë në varfëri dhe pasiguri ekstreme, ndaj ai i quan një grup në risk dhe të lënë pas dore."‹

Midis vështirësive të shumta që ndeshin romët, organizata si World Vision po i ndihmojnë që të kthehen në shkollë fëmijët që braktisin mësimin. Kjo organizatë ka 5 vjet që zhvillon programe për kthimin e fëmijëve në shkolla. Koordinatori Robert Stoli i organizatës World Vision në zonën e bregut të lumit thotë se shkaqet e braktisjes së shkollës janë punësimi i të miturve për të shitur dhe për të mbledhur hekurishte. Por varfëria është e madhe dhe nevojat e tyre janë të shumta dhe veprimtarët bëjnë ç'të mundin për t'i ndihmuar.

Zoti Totozani thotë se kërkesat dhe rekomandimet e shumta të Avokatit të Popullit nuk dëgjohen nga institucionet, dhe ende nuk merren masa për trajtimin dinjitoz të romëve në Shqipëri. Ata janë qytetarë të përjashtuar të nivelit të dytë dhe çështja ka hyrë në një ngërç nga është vështirë të dilet.

Pakicat rome në Shqipëri besohet se janë realiaht mbi 100 mijë banorë, por regjistrimet zyrtare ata i nxjerrin jo më shumë se 8 mijë dhe disa të tjera rreth 20 mijë. Sidoqoftë ata ende jetojnë në kushte shumë të rënda dhe për ta disa kujtohen vetëm kur duhet t'i dëbojnë me dhunë nga ndonjë zonë për të ngritur pallate të reja.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRI - PËRMBYTJE NGA SHIRAT, 3 NJERËZ HUMBIN JETËN (11.19.2014)
ITALI-SHQIPËRI 1-0, NJË MIQËSORE E BUKUR (11.18.2014)
DEUTSCHE WELLE - KRIZA NË KOSOVËS ËSHTË ARTIFICIALE (11.18.2014)
NAIM RASHITI - KOSOVA DREJT NJË QEVERIE TEKNIKE (Intervistë) (11.18.2014)
FAJON - MEDIAT NË BALLKANIN PERËNDIMOR NË GJENDJE MË TË KEQE SE PARA DY DEKADAVE (11.18.2014)
ANGELA MERKEL - NUK HABITEM NËSE SERBIA HAP NJË KONFLIKT TË RI (11.18.2014)
KRYEMINISTRI I RI I KOSOVËS - MES LDK DHE AAK (11.18.2014)
GJURIQ - NË VERI TË KOSOVËS JANË ADMINISTRATA DHE INSTITUCIONET E SERBISË, ASHTU DO TË JENË EDHE NË TË ARDHMEN (11.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - VLAN MUND TË NDAHET, MUND TË KETË RRESHTIME TË REJA POLITIKE (11.18.2014)
ISA MUSTAFA - LDK DO TË JETË KONSTRUKTIVE NË KUADRIN E KOALICIONIT PASZGJEDHOR (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]