E Hënë, 04.29.2024, 02:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KRYEMINISTRI I RI I KOSOVËS - MES LDK DHE AAK

E Martë, 11.18.2014, 03:04pm (GMT+1)



Zgjidhja për kryeminstrin e ri të Kosovës mbetet çështja kryesore për ruajtjen e unitetit dhe marrëveshjes ndërmjet bllokut të partive të koalicionit pas-zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse e ka shtyrë vendimin përfundimtar për të mërkurën, ka përsëritur të martën qëndrimin se posti i kryeministrit do të duhej t'i takonte kësaj partie politike.

Përderisa të njëjtin pretendim ka shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë, kryesia e LDK-së ka dalë me pozicionin se qeveria e ardhshme do të duhej të drejtohej nga kjo parti politike.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që posti i kryetarit të Kuvendit i takon PDK-së, marrëveshja e 10 qershorit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka ndryshuar dhe se tani po punohet që posti i kryeministrit t'i ndahet LDK-së.

"Posti i kryeministrit, po bisedohet intensivisht që t'i takon LDK-së. Me marrëveshjen e 10 qershorit ne jemi marrë vesh që ky posti t'i takojë Ramush Haradinajt, por marrëveshja nuk është implementuar si e tillë. Kemi thënë në fillim dhe e kemi konfirmuar se marrëveshja ose zbatohet në tërësi ose e duhet të jetë pazbatueshme", ka deklaruar Haziri.

Qëndrimin përfundimtar rreth plasaritjeve që ka shkaktuar posti i kryeministrit, sidomos në raportet mes LDK-së dhe AAK-së, sipas Lutfi Hazirit do të merret nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së të mërkurën.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte paralajmëruar LDK-në se nëse ka devijime nga marrëveshja e 10 qershorit, sipas të cilës posti i kryeministrit i ndahej liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, atëherë përgjegjësinë për prishjen e marrëveshjes do ta merrte LDK-ja.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kjo parti politike i mbetet besnike marrëveshjes së parë, sipas të cilës kryeministri i ndahej AAK-së.

"Marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilitdo subjekt që është pjesë e koalicionit. Për më shumë, në atë rast, përgjegjësia e tërë, për dështimin eventual të Marrëveshjes së 10 qershorit, bie mbi atë subjekt politik dhe mbi udhëheqësinë e tij", ka thënë Isufi.

Partitë e koalicionit pas-zgjedhor, ku bëjnë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje po paralajmërojnë që vendimi final rreth çështjes së kryeministrit, që mbetet edhe esencial për vazhdimin e koalicionit, do të merret të mërkurën.

Përderisa po vazhdojnë diskutimet e brendshme, përfaqësuesit e partive të këtij koalicioni kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në negociata me Partine Demokratike të Kosovës.

Negociatat me PDK-në për koalicion të ri, parashihet se eventualisht mund të ndodhin nëse blloku i këtyre katër partive politike shpërndahet përfundimisht.

Negociatat për koalicionin e ardhshëm qeverisës po zhvillohen në ditët kur po pritet të thirret edhe vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të këtij institucioni.

Procedura e zgjedhjes së kryetarit po zgjat që nga 17 korriku, prej kur Kosova është futur në një krizë politike, e cila sipas analizave të ndryshme, po rrezikon të shndërrohet në një krizë financiare e buxhetore.rel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJURIQ - NË VERI TË KOSOVËS JANË ADMINISTRATA DHE INSTITUCIONET E SERBISË, ASHTU DO TË JENË EDHE NË TË ARDHMEN (11.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - VLAN MUND TË NDAHET, MUND TË KETË RRESHTIME TË REJA POLITIKE (11.18.2014)
ISA MUSTAFA - LDK DO TË JETË KONSTRUKTIVE NË KUADRIN E KOALICIONIT PASZGJEDHOR (11.18.2014)
ANSA - MBI 10 MIJË TIFOZË SHQIPTARË SONTE NË STADIUMIN 'LUIGI FERRARIS' PËR MIQËSOREN ITALI-SHQIPËRI (11.18.2014)
AAK KUNDËR NDRYSHIMEVE NË MARRËVESHJEN E 10 QERSHORIT - LDK VENDOS SOT (11.18.2014)
NGJELA - RAMA E META PO PROVOKOJNË RËNDË ME FOTOT E ENVER HOXHËS (11.18.2014)
AMBASADA AMERIKANE - FOTOT E ENVER HOXHËS E NJOLLOSËN  CEREMONINËAMBASADORI ARVIZU - ISHTE NJË FYERJE PËR SHQIPTARËT (11.18.2014)
ZËRI I AMERIKËS - ÇLIRIMI I TIRANËS, RISHFAQEN FOTOT E ENVERITAmbasada amerikane - 'Fatkeqësisht, fotot e diktatorit e njollosën ceremoninë e sotme' (11.17.2014)
DËSHMITARI A - HASHIM THAÇI KA URDHËRUAR VRASJEN E SPIUNËVE, SYLEJAMN SELIMI THA SE DO TË JEMI TË SIGURTË EDHE NËSE FITON SERBIA (11.17.2014)
KOSOVË - KOLAPSI BUXHETOR I ALARMON TË GJITHË, POR JO PDK-në (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]