E Enjte, 05.02.2024, 08:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EDITORIALI I VOA MBI MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI

E Djelë, 12.14.2014, 07:17pm (GMT+1)


Zëri i Amerikës transmetoi këtë koment ku pasqyroheshin pikpamjet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara:

Më 9 dhjetor, Kuvendi i ri i Kosovës votoi për një koalicion të ri qeverisës, duke i dhënë fund periudhës së gjatë të formimit të qeverisë që nga zgjedhjet e qershorit. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, përmes një deklarate, e uroi Kosovën për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë, kalimi i parë demokratik i autoritetit politik që nga pavarësia, i cili rezultoi nga zgjedhje të lira dhe të drejta në të gjithë territorin e Kosovës. Kjo qeveri koalicioni, dhe procesi që çoi në formimin e saj në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, tregoi forcën dhe vitalitetin e institucioneve demokratike e politike të vendit.

Sekretari Kerry përgëzoi Presidenten Jahjaga për rolin e saj të palëkundur udhëheqës për të garantuar se kalimi i pushtetit do të bëhej  në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Zoti Kerry uroi gjithashtu Kryeministrin Isa Mustafa dhe kabinetin e tij të ri dhe premtoi mbështetje, ndërkohë që ata ndodhen përpara sfidave të shumta me të cilat përballen Kosova dhe rajoni. Këto sfida përfshijnë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe angazhimin e Kosovës në krijimin e një Gjykate të Posaçme për të trajtuar akuzat e hetuara nga një ekip hulumtues. Sekretari Kerry theksoi gjithashtu rëndësinë që qeveria e re të punojë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur të gjitha komunitetet e Kosovës, dhe për ta trajtuar seriozisht çështjen e korrupsionit. "Ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë me Kosovën rreth një axhende të përbashkët që çon përpara zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe integrimin e saj euro-atlantik."

Tani që në Prishtinë ka një qeveri të re, Shtetet e Bashkuara mezi presin të shohin përpjekje të përtërira të nivelit të lartë në drejtim të zbatimit të plotë të marrëveshjes së prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ruajtja e momentit në Dialogun Beograd-Prishtinë është pjesë e pandarë e punës për ndërtimin e demokracisë gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë, për përmirësimin e mirëqenies së popullit të saj, dhe për përparimin si të Kosovës edhe të Serbisë në rrugët e tyre përkatëse drejt integrimit evropian, dhe për një rajon të qëndrueshëm, të qetë e të begatë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MITROVICË - PARKU I PAQES NUK DO TË HIQET (12.14.2014)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON PËRFAQËSIM NË QEVERINË E KOSOVËS (12.14.2014)
THAÇI - MARRËVESHJA PDK-LDK DO TË ZBATOHET NË TËRËSI (Intervistë) (12.14.2014)
QOSJA REPLIKON MË TEJ NDAJ MUSTAFËS (12.14.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E RE TË NDALOJË URGJENT EMIGRIMIN MASIV TË QYTETARËVE (12.14.2014)
AURELA & YOUNG ZERKA FITOJNË KËNGËN MAGJIKE (12.14.2014)
FOTO MAHINTËSE TË SHQIPËRISË NGA BLOGERJA AUSTRALIANE (12.14.2014)
RRAHMANI - KTHIMI I BESIMIT TË QYTETARËVE NË SHËNDETËSI, PRIORITET (12.14.2014)
GRATË TË PAPUNA (12.14.2014)
ISA MUSTAFA I JEP VETES TË DREJTË PËR VEPRIMET E TIJ (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]