E Premte, 05.17.2024, 07:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GRATË TË PAPUNA

E Djelë, 12.14.2014, 11:32am (GMT+1)



Afër 40 për qind e femrave aktive për punë në Kosovë janë të papunësuara. Kjo shkallë shumë e ulët e punësimit te femrat, sipas një konstatimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rrjedh nga kombinimi i pjesëmarrjes shumë të ulët në fuqinë punëtore dhe papunësisë së lartë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës kanë treguar se shkalla e punësimit në mesin e femrave në moshë pune është vetëm 12.9 për qind krahasuar me 40 për qind për meshkujt.

Këto të dhëna, sipas përfaqësuesve të organizatave që merren më të drejtat e grave dhe barazisë gjinore, janë mjaft shqetësuese.

Luljeta Demolli nga Qendra për Hulumtime dhe Studime Gjinore, tregon se në hulumtimet e tyre kanë parë se diku 60 për qind e grave janë deklaruar se janë jo aktive për punë.

"Vetëm te ne në Kosovë ndodh që kur ta pyesësh gruan për profesionin ajo thotë që është amvise, është profesion që është jo aktiv për tregun e punës. Kur deklarohet amvise një vajzë që është 24 vjeç apo një grua që është 34 vjeç është e vështirë", tregon Demolli.

Sipas anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, femrat ishin të punësuara kryesisht në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë.

Nivelit të ulët të punësimit të grave thuhet t'i ketë "kontribuar" edhe Ligji i punës, neni 49, ku flitet për pushimin e lehonisë.

Më Ligjin e punës i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2011, pushimi i lehonisë iu mundëson femrave të punësuara të drejtën prej dymbëdhjetë muaj pushim.

Në hulumtimet që ishin bërë nga përfaqësues të shoqatave të biznesit në Kosovë ishte theksuar se për t'iu shmangur mos respektimit të këtij neni, bizneset kanë filluar të evitojnë punësimin e femrave.

Komuniteti i biznesit, sipas këtyre hulumtimeve, ishte dekurajuar që të punësojë gra për shkak të frikës së një barre financiare të papërballueshme.

Për këtë qëllim, subjektet ekonomike në vend kanë kërkuar që të rishikohet edhe njëherë Ligji i punës, konkretisht neni 49, ku edhe parashihet pushimi i lehonisë.

Me një problem të tillë ishte përballur edhe Albana Behrami, nënë e një vajze.

Ajo në një prononcim kohë më parë që e kishte dhënë për Radion Evropa e Lirë kishte treguar se deri në kohën e lindjes kishte punuar në një ndërmarrje private, por ishte detyruar ta lë punën për shkak se punëdhënësi nuk i ka dhënë pushim të mjaftueshëm pas lindjes dhe as që e ka paguar për ndonjë muaj të pushimit të lehonisë.

"Kam dëshirë të kem edhe një fëmijë tjetër, por vetëm nëse arrij të punësohem në sektorin publik, do të mund të mendoj për këtë çështje. Unë dëshiroj t'i kem 12 muaj pushim të lehonisë me pagesë në mënyrë që kur ta rifilloj punën, foshnja të rritet për kopsht. Në të kundërtën, nuk ka mundësi", ishte shprehur Albana.

Se neni 49 në Ligjin e punës nuk respektohet, tregon edhe Luljeta Demolli nga Qendra për Hulumtime dhe Studime Gjinore.

"Ky nen nuk po implementohet ashtu siç duhet dhe gratë heqin dorë ta shfrytëzojnëkëtë të drejtë, kryesisht gratë e sektorit privat sepse mund të mbesin pa punë", shprehet ajo.

Kosova ballafaqohet me shkallë të lartë të papunësisë. Nga 1.2 milion forcë punëtore, Kosova ka të punësuar vetëm 300 mijë sosh. Pjesa e mbetur janë ose të papunë ose jo aktivë. Këto norma alarmante të papunësisë prekin sidomos popullsinë e re të Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA I JEP VETES TË DREJTË PËR VEPRIMET E TIJ (12.14.2014)
TENTOJNË TË VJEDHIN NJË GJENERATOR - RREZIKOJNË JETËN E POLICIT (12.14.2014)
AKTIVIZIMI I TREPÇËS - SFIDË PËR KOSOVËN (12.14.2014)
TREGTONTE TRITOL NË MËNYRË TË PALIGJSHME - ARRESTOHET (12.14.2014)
ZERO TOLERANCË NDAJ QEVERISË (12.14.2014)
S'PAGUAJNË RRYMËN, SHKARKOHEN 8 PUNONJËS BURGU (12.14.2014)
DEKLARATAT E DËMSHME POLITIKE TË HAKI RUGOVËS DHE LUTFI HAZIRIT Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.14.2014)
SHTYPI SHQIPTAR NË AMERIKË Nga PETER R. PRIFTI (12.14.2014)
AVOKATI SHQIPTAR QË BËRI MULTIMILIONERË DY FËMIJË SHQIPTARË (12.14.2014)
PËRBINDËSHAT E KOSOVËS! Opinion nga FLORIM ZEQA (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]