E Premte, 05.17.2024, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISA MUSTAFA I JEP VETES TË DREJTË PËR VEPRIMET E TIJ

E Djelë, 12.14.2014, 11:27am (GMT+1)

 
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes facebookut, edhe sot ka polemizuar, pa ia përmendur emrin, me akademik Rexhep Qosen.

Mustafa, në adresimin që thotë t'ua ketë bërë qytetarëve nga rrjeti social, thekson se qëndron prapa çdo pune e veprim që ka bërë dhe se mburret me të gjitha ato.

Kryeministri Mustafa ka shkruar në Facebook:

"Qytetarë të nderuar,

Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës do të përkushtohem me tërë dijen dhe mundësitë e mia dhe të kabinetit qeveritar për ta nxjerrë vendin nga gjendja e rëndë ekonomike dhe izolimi dhe për ta forcuar shtetin ligjor. Kemi shumë për të bërë në hapjen e vendeve të punës, në rritjen prodhimtarisë vendore, në ngritjen e cilësisë së arsimit, në riorganizimin e shëndetësisë, në përkujdesjen sociale për qytetarë që këtë e meritojnë....

Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinen, Rankoviqin, UDB-en, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua le atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë ti përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre . E disa, sa u perket veprimeve por edhe krimeve të përfolura nuk janë larg tyre.

Vetit nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time. Jam ballafaquar hapur me çdo qytetar dhe jam sjellë në çdo rreth si çdo qytetarët tjetër. Çdo gjë që e posedoj, e kam si trashëgimi të familjes sime ose e kam krijuar me punën time dhe të anëtarëve të familjes sime.

Kjo më bën të pavarur që t'i përkushtohem përgjegjësisë të cilën e kam marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të punoj për qytetarin e këtij vendi".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TENTOJNË TË VJEDHIN NJË GJENERATOR - RREZIKOJNË JETËN E POLICIT (12.14.2014)
AKTIVIZIMI I TREPÇËS - SFIDË PËR KOSOVËN (12.14.2014)
TREGTONTE TRITOL NË MËNYRË TË PALIGJSHME - ARRESTOHET (12.14.2014)
ZERO TOLERANCË NDAJ QEVERISË (12.14.2014)
S'PAGUAJNË RRYMËN, SHKARKOHEN 8 PUNONJËS BURGU (12.14.2014)
DEKLARATAT E DËMSHME POLITIKE TË HAKI RUGOVËS DHE LUTFI HAZIRIT Vështrim nga SKËNDER MULLIQI (12.14.2014)
SHTYPI SHQIPTAR NË AMERIKË Nga PETER R. PRIFTI (12.14.2014)
AVOKATI SHQIPTAR QË BËRI MULTIMILIONERË DY FËMIJË SHQIPTARË (12.14.2014)
PËRBINDËSHAT E KOSOVËS! Opinion nga FLORIM ZEQA (12.14.2014)
QEVERIA RAMA NË RREZIKUN E NDËSHKUESHMËRIVE (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]