E Enjte, 05.02.2024, 11:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GRATË SHQIPTARE JANË PJESA MË E VARFËR E SHOQËRISË, MË E DHUNUAR FIZIKISHT DHE MË PAK E PËRFAQËSUAR

E Djelë, 12.14.2014, 11:00pm (GMT+1)


Në Ditët kundër Dhunës ndaj grave, organizata joqeveritare përgatitën në Tiranë një seri studimesh mbi gjendjen e tyre. Vëzhgimet vërtetuan se gratë shqiptare janë pjesa më e varfër e shoqërisë, më e dhunuar fizikisht dhe më pak e përfaqësuar në institucione vendimarrëse. Sipas vëzhgimeve të Qendrës "Open Data Albania" gruaja shqiptare është më pak e përfaqësuar në fushën ekonomike, si zotëruese pasurish. Studimi i fundit mbi regjistrimin e pasurive nxori se nga 850 shoqëri aksionere vetëm 150 prej tyre kanë të paktën një aksionere grua."‹"‹

Nga 7 mijë e 800 persona aksionerë në shoqëri aksionere, vetëm 2560 prej tyre janë femra. Në dukje ato zënë 30 për qind e numrit të përgjithshëm të aksionerëve, por në fakt femrat zotërojnë realisht vetëm 8 për qind të kapitalit të aksioneve, kundrejt 92 për qind që zotërojnë burrat. Drejtuesja e qendrës dhe autore e studimit, Aranita Brahaj, thotë se e njëjta gjendje dhe mendësi ekziston edhe sa i takon pronave familjare, ku gruaja punon për ta krijuar, por nuk e zotëron.

Aleanca për barazi gjinore ka nisur përpjekjet për edukimin e hershëm të të rinjve kundër dhunës në familje. Ajo ka krijuar filma dokumentarë dhe tryeza të rrumbullakëta me gjimnazet e Tiranës ku është diskutuar kundër dhunës në familje, për ta parandaluar atë sa më herët. Drejtuesja e Aleancës për Barazi Gjinore, Mirela Arqimandriti thotë se dhuna dhe diskriminimi gjinor ekziston në familje, në politikë, dhe sipas saj gjendja nuk është përmirësuar aspak.

Afrimi i zgjedhjeve vendore po shihet si një rast i mirë për të shtuar pjesëmarrjen e grave në institucionet vendim-marrëse. Organizatat joqeveritare po hartojnë projekte dhe po lobojnë me forcat politike për të shtuar më tej kandidimin e grave në pushtetin vendor, sepse pjesëmarrja e gruas në institucionet vendim-marrëse qendrore dhe vendore është në minimumin historik të demokracisë.

Altin Hazizaj përfaqësues i Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve, thotë se aktualisht pushteti vendor kontrollohet 98 për qind nga burrat. Sipas tij, fuqizimi politik i grave është i domosdoshëm dhe se kjo mund të nisë me zgjedhjet vendore, për të cilat është propozuar rritja e kandidimit të gruas në 30-40 për qind.

Analistët vërejnë edhe një ndarje të dëmshme të grave në grupe të caktuara politikane, biznesmene, veprimtare, punëtore, mësuese apo studiuese, ndarje që ia humbet forcën atyre vetë cështjes së tyre për më shumë të drejta. Ata pohojnë që pavarësisht nga disa ndarje të tilla, ato nuk mund të shihen të ndara; se një e drejtë u sigurua mjaftueshëm dhe një tjetër më pak. Por grave shqiptare u duhen garantuar njëlloj të gjitha të drejtat dhe mundësitë njëkohësisht, jo sic po shihen deri tani në Shqipëri.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDITORIALI I VOA MBI MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI (12.14.2014)
MITROVICË - PARKU I PAQES NUK DO TË HIQET (12.14.2014)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON PËRFAQËSIM NË QEVERINË E KOSOVËS (12.14.2014)
THAÇI - MARRËVESHJA PDK-LDK DO TË ZBATOHET NË TËRËSI (Intervistë) (12.14.2014)
QOSJA REPLIKON MË TEJ NDAJ MUSTAFËS (12.14.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E RE TË NDALOJË URGJENT EMIGRIMIN MASIV TË QYTETARËVE (12.14.2014)
AURELA & YOUNG ZERKA FITOJNË KËNGËN MAGJIKE (12.14.2014)
FOTO MAHINTËSE TË SHQIPËRISË NGA BLOGERJA AUSTRALIANE (12.14.2014)
RRAHMANI - KTHIMI I BESIMIT TË QYTETARËVE NË SHËNDETËSI, PRIORITET (12.14.2014)
GRATË TË PAPUNA (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]