ISA NË VERI - VETËM ME LEJE TË SERBISË
E Enjte, 12.18.2014, 07:14am (GMT+1)
Qeveria e mëparshme krenohej se përmes dialogut Kosovë-Serbi është integruar edhe veriu i Kosovës në shtetin e Kosovës.
Mirëpo, nëse kryeministri i ri, Isa Mustafa, dëshiron ta vizitojë Leposaviqin, kjo mund të bëhet vetëm me leje të Beogradit, raporton Indeksonline.
Kështu të paktën thotë kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, i cili i ka hedhur poshtë spekulimet e gazetës serbe Danas, se Mustafa së shpejti do të qëndrojë për vizitë në këtë komunë.
Gjithmonë sipas Jabllanoviqit, për shkak të mospajtimit nga Beogradi, disa herë është refuzuar iniciativa e Presidencës së Kosovës që Atifete Jahjaga t'i vizitojë komunat e veriut të Kosovës.
www.voal-online.ch
|