E Shtunë, 04.27.2024, 03:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama: Dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit
E Premte, 02.06.2009, 07:31am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Presidenti Barak Obama tha para figurave nga e gjithë bota se dallimet fetare duhet t'i bashkojnë njerëzit, dhe jo të krijojnë përçarje. Z. Obama tha sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve se besimi fetar që frymëzon njerëzit, mund t'i shërbejë të mirës së përgjithshme.

Mes kryetarëve të shteteve, kryeministrave dhe personaliteteve të tjera botërore që merrnin pjesë, ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.

Z. Obama e përshkroi takimin si një prej rasteve të rralla, që mbledhin në Uashington pjesën më të madhe të botës në një aktivitet paqeje dhe vullneti të mirë. Z. Obama u bëri thirrje të pranishmëve të gjejnë tek besimet e tyre mesazhin e dashurisë dhe përkushtimit ndaj atyre në nevojë.

"Pavarësisht nga zgjedhja që kemi bërë për besimin tonë, të mos harrojmë se asnjë besim nuk ka në thelb të tij urrejtjen. Nuk ka asnjë Zot që toleron marrjen e një jete të pafajshme".

Çdo besim fetar, tha z. Obama u kërkon pasuesve të tij të tregojnë respekt për fqinjin, ta duan vëllain sa veten, të trajtojnë me dinjitet dhe respekt çdokënd që u del përpara dhe të priren nga parimi i drejtësisë.

"Ky është një parim i lashtë, i thjeshtë, por njëkohësisht edhe më i vështiri, pasi na kërkon të gjithëve të marrim mbi vete një farë përgjegjësie për njerëz që mund të mos i njohim, me të cilët nuk kemi të njëjtin besim dhe me të cilët mund të mos biem dakord për disa apo të gjitha çështjet. Nganjëherë ky parim kërkon nga ne të zgjidhim armiqësi të lashta me kundërshtarë të përjetshëm. Kjo kërkon një besim aktiv, që nuk pret nga ne thjesht të besojmë por edhe të veprojmë në të mirë të të gjithë botës".

Në këtë mënyrë, tha z. Obama, besimi individual i secilit ndihmon për të realizuar një mirëqënie më të madhe për të gjithë njerëzimit. Në vend që të ushqejë dasitë, besimi i bashkon njerëzit për të ndihmuar ata në nevojë.

Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve është një ngjarje e përvitshme në Uashington me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, anëtarëve të Kongresit dhe udhëheqësve botërorë./Voal-online.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hashim Thaçi: Në raportet Kosovë-Serbi ka përfunduar gjithçka më datën 17 shkurt 2008 ! (02.05.2009)
Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës (02.05.2009)
Presidenti Obama dhe perspektiva e konfliktit izraelito-palestinez - Shteti palestinez të ekzistojë në paqe krah për krah shtetit hebre (02.05.2009)
Bashkim Smakaj drejtor i Agjencisë Kosovare të inteligjencës (02.04.2009)
Prishtina: Bisedimet Kosovë-Serbi vetëm në nivel të shteteve të pavarura (02.04.2009)
Doli numri i parë i revistës Nacional (02.03.2009)
Ish Presidenti amerikan i shpreh mirënjohje kontributit ushtarak të Shqipërisë në Irak (02.03.2009)
SHBA i bën thirrje Serbisë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (02.03.2009)
Dora Bakojanis në Kosovë: Secili vend i merr vendimet për njohje bazuar në interesin e vet dhe në funksion të stabilitetit të rajonit (02.03.2009)
Qeveria e Kosovës nuk negocion për 6 pikëshin (02.02.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]