Rreth 100 mijë njerëz anembanë Francës kanë dalë nëpër rrugët
e qyteteve për të përkrahur gazetën "Charlie Hebdo" dhe për të
protestuar kundër terrorizmit.
Tre militantë të dyshuar të
Al-Qaedas kanë vrarë 12 persona në Paris, në mesin e tyre ishte edhe një
polic që i lutej terroristit që t'ia kursejë jetën.
Sonte, mijëra njerëz janë mbledhur në Republique Square që ndodhet
afër vendit të masakrës derisa në duar mbanin banera "Unë jam Charlie"
(Je suis Charlie).
Mediet e huaja kanë raportuar se policia franceze e di vendndodhjen e
tre terroristëve. Besohet se Said Kouachi, vëllai i tij Cherif Kouachi
dhe 18-vjeçari Hamyd Mourad, janë të dyshuarit për kryerjen e masakrës
në redaksinë e revistës.kd