E Mërkurë, 05.15.2024, 01:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TENSIONE NË LDK - PËRPLASEN VJOSA OSMANI E SADRI FERATI!

E Djelë, 01.11.2015, 09:23am (GMT+1)


Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nuk ka kaluar edhe pa tensione. Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetes më të votuar femër në Lidhjen Demokratike të Kosoës, Vjosa Osmani me kryetarin e degës së kësaj partie në Mitrovicë, Sadri Ferati.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda takimit të Këshillit të Përgjithshëm. Deputetja Vjosa Osmani duke folur për zgjedhjet në parti, kërkoj që ata kryetar degësh që kanë dështuar duhet që të lëshojnë rrugë. Ajo tha se duhet t'u lëshohet rruga njerëzve të rinj, në të gjitha ato degë ku kanë dështuar.

Pas këtij fjalimi të Vjosa Osmanit, ka reaguar
Sadri Ferati kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, prej nga vjen edhe deputetja më e votuar femër.

Ai i ka thënë Vjosa Osmanit se është shumë e lehtë që të flitet nga Prishtina. "Është shumë lehtë që të flasësh nga Prishtina, e pastaj në teren të mbledhësh vota", ka thënë Ferati.

Ndërkaq, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Feratit duke i thënë se "ti e udhëheq degën nga Prishtina, dhe e mbledh Kryesinë e Degës një herë në gjashtë muaj".

Pas këtij reagimi të Osmanit, ka reaguar sërish Ferati duke thënë: "Nuk mundemi me leju çdokënd me u anëtarësu, se pastaj ku e di cili është anëtarë i LDK-së, nuk i njoh".

Reagimi i Vjosa Osmanit ka qenë i menjëhershëm, e cila i ka thënë Feratit: "natyrisht që nuk i njeh anëtarët e degës tënde, se i takon një herë në 6 muaj".

Ndryshe, LDK-ja në Mitrovicë kishte dështuar keq në zgjedhjet e fundit lokale, duke mos arritur që të futet as në balotazh.

Sadri Ferati, njihet si njeri i afërt i PDK-së. Analistët politikë në fushaten e fundit elektorale, e kishin cilësuar si njeri i PDK-së në LDK. Ferati ka qenë pro koalicionit me PDK-në.

Ndërkohë, Gazeta Blic merr vesh se kryetari i Degës së LDK-së, Lutfi Haziri nuk do të kandidojë më për kryetar dege. Kështu i ka thënë Gazetës një zyrtar i LDK-së, i afërm me Lutfi Hazirin.

Mirëpo, më herët është raportuar se Haziri mund të jetë një nga kandidatët në garën për kryetar të partisë, ndonëse ky i fundit ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht.

Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim që zgjedhjet të mbahen nga muaj mars deri në muajin maj.

Ka pasur ide e propozime që zgjedhjet të bëhen në bazë të formulës një anëtar një votë, mirëpo kjo ide e Alma Lamës dhe e Vjosa Osmanit nuk ka gjetur mbështetje në Këshill të Përgjithshëm.

Gazeta Blic ka raportuar se Isa Mustafa është pritur shumë ftoftë në mbledhje të KP-së. Pos që askush nuke duartrokiti për shkak të zgjedhjes së tij kryeministër, me hyrjen e tij në sallë, askush nuk u çua nga karriget në shenjë respekti

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRFUNDON E QETË PROTESTA E VETËVENDOSJES (01.10.2015)
KRERËT E BASHKËSIVE MYSLIMANE NË SHQIPËRI, KOSOVË, MAQEDONI, MAL TË ZI E BOSNJË DËNOJNË ASHPËR SULMIN NË 'CHARLIE HEBDO' (01.10.2015)
JA SI I ETIKETOJNË ELEKTORATI I LDK-së KLANIN QË KA KAPUR KREUN E SAJ (01.10.2015)
VJOSA OSMANI KËRKON DEMOKRATIZIM TË LDK-së, TË ZBATOHET PARIMI 1 ANËTAR, 1 VOTË (01.10.2015)
SOT PROTESTOHET NË GJAKOVË KUNDËR DEKLARATAVE TË JABLLANOVIQIT (01.10.2015)
Kosova Sot - SHTETI MBAN SEKRET TREGTINË E DËMSHME ME SERBINËDyshohet se po mbulohen e fshihen skandalet, aferat korruptive dhe krimi i organizuar (01.10.2015)
VUÇIÇ NË KOSOVË MË 12-14 JANAR (01.09.2015)
HETIMET PËR BANKËN E SHQIPËRISË MBYLLEN - NUK DIHET KU SHKUAN 7 MILIONË DOLLARËT (01.09.2015)
VJEN NË TIRANË DON LU, AMBASADORI I RI I SHBA - PREZATON SHQIP VETEN DHE FAMILJEN (01.09.2015)
XHELIL GJONI - IMAMI E PASHKO KONSUTLOHESHIN ME MUA KUR U KRIJUA PD (Intervistë)Gjoni - Sali Berisha vinte tek unë në zyrë me Besnik Mustafajn (01.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]