E Mërkurë, 05.15.2024, 01:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VJOSA OSMANI KËRKON DEMOKRATIZIM TË LDK-së, TË ZBATOHET PARIMI 1 ANËTAR, 1 VOTË

E Shtunë, 01.10.2015, 08:44am (GMT+1)



Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ka kërkuar që zgjedhjet brenda LDK-së të funksionojnë sipas sistemit një anëtar një votë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se "Duhet të jemi të vetëdijshëm, megjithatë, që përderisa nuk vendoset sistemi "˜një anëtar një votë', sistem ky që aplikohet në partitë që kanë demokraci të brendshme të zhvilluar, nuk do të mund të flasim për respektim të drejtë të vullnetit të anëtarësisë së LDK-së".

Lexojeni postimin e Osmanit në Facebook:

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës shpalli zgjedhjet e brendshme, të cilat do të fillojnë me 10 mars dhe do të përfundojnë në fund të muajit maj kur edhe pritet të mbahet Kuvendi i 8-të zgjedhor. Të gjitha organet e LDK-së do të duhej që synim kryesor të kenë që nëpërmjet këtij procesi t'a fuqizojnë LDK-në në mënyrë që ajo të rikthehet si parti e parë në vend.
Freskimi me gjenerata të reja, me profesione dhe ide të reja, të cilëve do t'u jepet hapësirë në vendimmarrje duhet të jetë prioritet. Për më tepër, degët që janë treguar të pasuksesshme dhe kanë shënuar humbje të njëpasnjëshme, apo nuk e kanë rritë votën në masë të rëndësishme, duhet të marrin përgjegjësi dhe këto degë duhet të rigjenerohen në mënyrë që njerëz dinamikë që përqafojnë programin e LDK-së dhe mund t'a rrisin votën për LDK-në të marrin përsipër udhëheqjen e tyre. Kjo mund të arrihet vetëm me një proces sa më gjithëpërfshirës, të lirë dhe demokratik, pa imponime e pa ndikime në vullnetin e pjesëmarrësve dhe me pjesëmarrje masive të anëtarësisë.
Duhet të jemi të vetëdijshëm, megjithatë, që përderisa nuk vendoset sistemi "˜një anëtar një votë', sistem ky që aplikohet në partitë që kanë demokraci të brendshme të zhvilluar, nuk do të mund të flasim për respektim të drejtë të vullnetit të anëtarësisë së LDK-së.
Ky sistem, i aplikuar për disa dekada me radhë në shumë parti anëtare të EPP-së si proces më demokratik, nuk është i paarritshëm dhe s'ka arsye t'i frikësohemi atij, e sidomos tani kur pritet të përfundojë procesi i regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së. Duhet, thjeshtë, vullnet për t'a bërë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT PROTESTOHET NË GJAKOVË KUNDËR DEKLARATAVE TË JABLLANOVIQIT (01.10.2015)
Kosova Sot - SHTETI MBAN SEKRET TREGTINË E DËMSHME ME SERBINËDyshohet se po mbulohen e fshihen skandalet, aferat korruptive dhe krimi i organizuar (01.10.2015)
VUÇIÇ NË KOSOVË MË 12-14 JANAR (01.09.2015)
HETIMET PËR BANKËN E SHQIPËRISË MBYLLEN - NUK DIHET KU SHKUAN 7 MILIONË DOLLARËT (01.09.2015)
VJEN NË TIRANË DON LU, AMBASADORI I RI I SHBA - PREZATON SHQIP VETEN DHE FAMILJEN (01.09.2015)
XHELIL GJONI - IMAMI E PASHKO KONSUTLOHESHIN ME MUA KUR U KRIJUA PD (Intervistë)Gjoni - Sali Berisha vinte tek unë në zyrë me Besnik Mustafajn (01.09.2015)
2014 - NUMRI I AZILKËRKUESVE NGA KOSOVA ARRITI NË 23 MIJË (01.09.2015)
PETICION I REPORTERS SANS FRONTIERES - LET INK FLOW, NOT BLOOD - LE TË RRJEDHË BOJA, JO GJAKU (01.09.2015)
MARSHIM PAQËSOR NË SHKODËR - BASHKËJETESA FETARE NDËRTON TË ARDHMEN (01.08.2015)
KOSOVË - SOLIDARIZIM ME VIKTIMAT E SULMIT NË PARIS Gazetarët në Kosovë mbajtën tubim në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Paris. Sulmin e dënoi edhe Bashkësia Islame e Kosovës (01.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]