E Mërkurë, 05.15.2024, 01:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Kosova Sot - SHTETI MBAN SEKRET TREGTINË E DËMSHME ME SERBINË
Dyshohet se po mbulohen e fshihen skandalet, aferat korruptive dhe krimi i organizuar

E Shtunë, 01.10.2015, 08:33am (GMT+1)


Drejtoria e Doganave të Kosovës për një kohë të gjatë , ose për më shumë se 6 vjet, tentoi t'i vërë embargon me kufizime të mëdha  gazetës "Kosova Sot", me qëllim të instalimit të territ informativ, të jotransparencës, duke refuzuar bashkëpunimin dhe dhënien e informacioneve gazetarëve të këtij mediumi të bazuara në ligj. Gjithçka ka ndodhur në një kohë kur krimi i organizuar dyshohet se ka prekur edhe institucionin e doganës, përfshirë këtu edhe disa nga njerëzit e politikës. Por, së fundmi, zyrtarët e Doganës kanë reaguar dhe kanë marrë mundimin t'i përgjigjen interesimit të gazetarëve të gazetës "Kosova Sot", për çështje të caktuara. Gazeta "Kosova Sot", bazuar në ligjin nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumentet Publike, ka kërkuar nga Drejtoria e Doganave që të na ofrojë të dhëna dhe dokumente për importet nga Serbia për në Kosovë gjatë viteve 2013 dhe 2014. "Kërkojmë nga ju që të ofroni të dhëna se sa ka qenë shuma e importeve nga Serbia për vitet 2013-2014, cilat janë kompanitë që kanë importuar, vlera e mallrave dhe produkteve që kanë importuar këto kompani dhe llojin e mallit që e kanë importuar", thuhet ndër të tjera në kërkesën e gazetës . Zyrtari për informim i Doganës, Adriatik Stavileci, më në fund ka kthyer përgjigje, pavarësisht se ka qenë përgjigje e cunguar.

Importi për qytetarët , çështje private, sipas Doganës

"Lidhur me qasjen në dokumentet zyrtare ju informoj se kërkesa juaj aprovohet pjesërisht. Respektivisht, ju mund të keni qasje në importet nga Serbia për në Kosovë gjatë viteve 2013 dhe 2014, shumën e importeve nga Serbia për vitet 2013-2014. Kurse, pjesa ku ju kërkoni për të ditur cilat janë kompanitë që kanë importuar, vlera dhe lloji i mallit që kanë importuar këto kompani bien ndesh pikërisht me Ligjin 03/L-215 për Qasje në Dokumentet Publike, për të precizuar këtë ju lutem referohuni te neni 12, paragrafët 1.6 dhe 1.7 që kufizon këtë të drejtë me arsyetimin se shkel privatësi dhe interesa të tjera legjitime private dhe të interesave komerciale dhe të tjera ekonomike", thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tij.

Ndërkaq, që "çdo kërkues ka të drejtë të ketë qasje në dokumente publike. Kufizimi i kësaj të drejte ushtrohet proporcionalisht  dhe vetëm për qëllime të mbrojtjes së 1.1. sigurisë kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare; 1.6. privatësisë dhe interesave të tjera legjitime private;1.7. interesave komerciale dhe të tjera ekonomike", thuhet në nenin 12 të ligjit nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumentet Publike. Pyetja për drejtuesit e Doganave është se përse qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t'u mohohet e drejta që të dinë se çfarë mallrash dhe produktesh blejnë importuesit tanë, natyrisht për t'i shitur gjithandej për publikun e gjere, pra për të gjithë qytetarët kosovarë? Dogana e di fort mirë se gazetës dhe opinionit të gjerë nuk u interesojnë se çka blejnë importuesit për nevoja të veta private e personale, por në asnjë mënyrë nuk mund ta heshtin faktin se atyre u intereson shumë të dinë gjithçka për blerjet e produkteve me qëllim të shpërndarjes e shitjes në tregun e gjerë kosovar, për shkak të kërshërisë dhe rrezikut eventual që ato mund të sjellin për të gjithë konsumatorët dhe përdoruesit e atyre produkteve. Gjithashtu, pse qenkan sekretë emrat e kompanive që importojnë nga Serbia, nëse ata janë korrekt me ligjin, rregullat, cilësinë etj., kujt i dëmtohen interesat dhe privatësia nëse një kompani sjell një produkt cilësor nga Serbia apo nga ndonjë shtet tjetër, përkundrazi përfiton nga afirmimi pa pagesë? Pse duhet instaluar mungesa e transparencës për hyrjet dhe daljet e mallrave nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas? A po mundohen drejtuesit e Doganave të mbajnë fshehur emrat e kompanive, pas të cilave fshihen politikanë të caktuar të lartë dhe që favorizojnë me të madhe kontrabandën dhe krimin e organizuar për 15 vjet rresht dhe pandashëm edhe sot?

Në redaksi mbërrijnë denoncime për skandalet

Në pikat doganore të Kosovës ka hyrë gruri i mykur i marrë nga rezervat shtetërore të Serbisë me shtatë centë për kg, si për mbeturinë dhe Dogana ka heshtur. Kontrabanda e naftës po lulëzon me të madhe, sikur edhe loja me cilësinë e saj, dhe sërish Dogana hesht, se patjetër që dijeni kanë. Denoncimet që vijnë në redaksinë e gazetës "Kosova Sot" janë nga më të ndryshmet, në një kohë që drejtues të Doganës heshtin, duke lënë të kuptojnë se janë pjesë e skandaleve dhe jorgan i tyre dhe nëse flasin mund të zbulohen. Ka pasur edhe nga ato denoncime për të cilat është vënë në dijeni Drejtoria e Doganës, nëpërmjet zyrtarit për informim, Adriatik Stavileci, por sërish situata ka qenë e njëjtë e pasuar me vetëm heshtje, heshtje...
"Veprimet e paligjshme të (Lulëzim) Rafunës janë duke ndodhur çdo ditë prej se ka filluar punën në Doganat e Kosovës, sepse ai për më shumë se 5 vjet me nga një orë pune i ka mbajtur dy poste. Ajo që është duke ndodhur në Doganat e Kosovës, në strukturën organizative, e cila është strategji e jaranëve të Lulëzim Rafunës, është se struktura e ndërtuar do të shkaktojë probleme, që vështirë se do të riparohen në të ardhmen dhe se me këtë rast përveç shkeljes së KDA-së dhe UA-së, Rafuna ka bërë edhe shkelje të Instrumentit të Delegimit të detyrave dhe përgjegjësive të nënshkruara nga ana e tij, kur për punët dhe përgjegjësitë në ekzekutiv dhe operative merren këshilltarët e brendshëm dhe ata të jashtëm, si Bujar Shatri, derisa ndaj drejtorëve rajonalë dhe sektorëve profesionalë sillen në primatin e stilit autokratik", thuhet në një denoncim të mbërritur në redaksinë tonë dhe që e posedon edhe Drejtoria e Doganave, së cilës ia kemi vënë në dispozicion para një kohe, por Dogana vetëm hesht.

Frikë nga transparenca

Më 28.8.2014. gazeta "Kosova Sot" i është drejtuar Drejtorisë së Doganave me një kërkese për intervistë me objekt të ardhurat në institucionin e Doganës, borxhet doganore që i kanë operatorët ekonomikë, zvarritjen e bizneseve nëpër terminalet doganore, e të tjera. "Keni deklaruar se janë rritur të ardhurat në institucionin e Doganës, por a keni realizuar planin të paktën për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, duke pasur parasysh se për vitin 2014 janë planifikuar 934 milionë euro? Po për sa i përket borxheve doganore, në çfarë situate ndodheni? A posedoni statistika sa kamionë me mallra në ditë hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare dhe sa prej tyre arrijnë të mbarojnë procesin e zhdoganimit gjatë ditës? Sa kamionë në ditë presin në të gjitha këto terminale doganore, e sidomos në Prishtinë? Në fund të ditës sa prej kamionëve mbesin pa u zhdoganuar? (pasi bizneset po ankohen se po zvarriten për ditë të tëra kryesisht në Prishtinë? Kujt i intereson zhvatja e bizneseve? A mos edhe ju si drejtor keni lidhje dhe hise me këtë zhvatje? E gjithë kjo gjendje dhe tollovi e krijuar në terminalin doganor në magjistralen Prishtinë Fushë-Kosovë, a do të thotë se ju nuk jeni në gjendje të keni situatën nën kontroll, apo frikësoheni dhe kërcënoheni nga dikush? Lirimi nga akuzat e mëhershme , a do të thotë  kjo se dikujt duhet t'ia kundërshpërbleni, apo ju vazhdoni të insistoni se jeni i pafajshëm?". Këto kanë qenë disa nga pyetjet drejtuar Drejtorisë së Doganave, për të cilat fillimisht zyrtari për informim, Adriatik Stavileci, na kërkoi që t'i tregojmë datën dhe orën se kur dëshirojmë të realizojmë intervistën dhe pas përgjigjes sonë për datën nuk ka pasur me asnjë reagim, prapë vetëm heshtje. (KOSOVA SOT)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VUÇIÇ NË KOSOVË MË 12-14 JANAR (01.09.2015)
HETIMET PËR BANKËN E SHQIPËRISË MBYLLEN - NUK DIHET KU SHKUAN 7 MILIONË DOLLARËT (01.09.2015)
VJEN NË TIRANË DON LU, AMBASADORI I RI I SHBA - PREZATON SHQIP VETEN DHE FAMILJEN (01.09.2015)
XHELIL GJONI - IMAMI E PASHKO KONSUTLOHESHIN ME MUA KUR U KRIJUA PD (Intervistë)Gjoni - Sali Berisha vinte tek unë në zyrë me Besnik Mustafajn (01.09.2015)
2014 - NUMRI I AZILKËRKUESVE NGA KOSOVA ARRITI NË 23 MIJË (01.09.2015)
PETICION I REPORTERS SANS FRONTIERES - LET INK FLOW, NOT BLOOD - LE TË RRJEDHË BOJA, JO GJAKU (01.09.2015)
MARSHIM PAQËSOR NË SHKODËR - BASHKËJETESA FETARE NDËRTON TË ARDHMEN (01.08.2015)
KOSOVË - SOLIDARIZIM ME VIKTIMAT E SULMIT NË PARIS Gazetarët në Kosovë mbajtën tubim në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Paris. Sulmin e dënoi edhe Bashkësia Islame e Kosovës (01.08.2015)
Deutsche Welle - S'KA KOMPROMIS ME TERRORIZMIN! (01.08.2015)
FRANCA NË ZI KOMBËTARE - PËR HERË TË FUNDIT FRANCA KA MBAJTUR ZI KOMBËTARE PËR 11 SHTATORIN 2001 (01.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]