E Djelë, 05.19.2024, 02:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUJTESË PËR ATË QË E RUAJTI DITARIN E ANA FRANKUT
E Martë, 01.12.2010, 06:45pm (GMT+1)

 

(Miep Gies, e cila ndihmoi të fshihte Ana Frankun, vdiq kur ishte 100 vjeç)

 

By ARTHUR MAX
The Associated Press, botuar në The Washington Post

 

AMSTERDAM, Hollandë - Miep Gies, sekretarja e zyrës që arriti të fshihte për dy vjet nga pushtuesi Nazist Ana Frankun dhe familjen e saj, vdiq. Këtë lajm e bëri të ditur Muzeumi Ana Frank. Ajo ishte 100 vjeç.

Në websitin e Gies raportohet se ajo vdiq të hënën nga një sëmundje që nuk zgjati shumë. Ky njoftim është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Maatje Mostar, pa detaje. The British Broadcasting Corp. njoftoi se ajo vdiq nën kujdesin mjekësor në shtëpinë e saj pas sëmundjes që i filloi muajin që shkoi.

Gies ishte e fundit nga personat jo hebre që siguruan ushqime, libra dhe veshje të cilat i kalonin përmes një aneksi sekret atje ku jetonin Ana Frank, prindërit e saj, motra dhe katër hebrej të tjerë për një periudhë prej 25 muajsh gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pasi apartamenti u sulmua nga policia Naziste, Gies mblodhi ditarin e Anës dhe i fshehu ato në një vend të sigurt deri pas luftës. Ditari, i cili iu dhurua Anës me rastin e 13 vjetorit të ditëlindjes, tregon për ngjarjet e jetës të saj duke filluar prej 12 Qershorit deri më 1 Gusht 1944.

 

Gies nuk kishte pranuar kurrë të lexonte se çfarë kishte shkruar në to Ana, duke thënë se jeta private e një adoleshenteje është e shenjtë. Më vonë ajo do të thoshte se nëse do t'i kishte lexuar, do të kishte qenë e detyruar t'i digjte, pasi ato në kohën e nazizmit inkriminonin ata që e kishin ndihmuar familjen e Anës.

Ana Frank vdiq nga tifoja kur ishte vetëm 15 vjeç në kampin e përqëndrimit në Bergen-Belsen në mars të vitit 1945, vetëm dy javë para se kampi të çlirohej. Gies ia dha ditarin e Anës të jatit, Otos, të vetmit që kishte mbijetuar nga familja, e cila pastaj do ta botonte më 1947.

Pasi ditari u publikua, Gies përfaqësoi një figurë të ndritëshme të tolerancës. Ajo më vonë do të thoshte se ashtu si kishte arritur të mbronte familjen e Ana Frankut, do të kishte dashur t'i mbronte të gjithe hebrejtë që jetonin në Hollandën e pushtuar nga nazizmi. Por ajo ndihej se veprimi i saj po mbivlerësohej, pasi i dukej se nuk kishte bërë tepër.

 "Nuk më duket e ndershme. Ka shumë njerëz të tjerë që kanë bërë shumë më tepër se unë, duke përballuar shumë më tepër rreziqe se unë," do të shkruante ajo në një e-mail për redaksinë e The Associated Press pak ditë përpara se të mbushte 100 vjeç, në shkurtin që shkoi.

 "Ditari i Ana Frankut" - "The Diary of Anne Frank" u bë libri i parë popullor i shkruar për Holokaustin, dhe është lexuar prej miliona fëmijësh dhe të rriturish në të gjithë botën duke u përkthyer në 65 gjuhë.

Për trimërinë e saj, Gies ishte nderuar me titullin "Righteous Gentile" nga muzeumi i Holokaustit Yad Vashem në Izrael. Ajo po ashtu ka marrë shumë nderime edhe nga qeveria e Gjermanisë dhe mbretëria e Hollandës si dhe institucione të edukimit, pasi ajo u shndërrua në një karakter që frymëzonte heroizmin tek brezi i ri.

"Unë nuk dua që të konsiderohem një heroinë," do të thoshte ajo më 1997 në një bisedë-çat online me fëmijët e shkollave.

"Parafytyroni se ju do të rriteni me ndjenjën se do të bëheni heronj vetëm duke kryer një detyrë humane. Unë kam frikë se kështu askush nuk do të ndihmonte dikënd, sepse në fund të fundit kush është heroi ? Unë vetë nuk kam qenë. Unë kam qenë një grua e thjeshtë që punonte si sekretare."



 E lindur më 15 shkurt 1909 në Vjenë, Gies shkon në Amsterdam më 1922 për shkak të krizës së urisë që kishte plasur në Austri. Ajo u mirëprit nga një familje hollandeze e cila e quajti Miep. 

Më 1933 atë e mori në punë Otto Frank. Ajo arriti që t'i shpëtonte deportimit në Austri prej nazistëve, kur nuk pranoi që të bëhej anëtare e një organizate naziste, duke u martuar me mikun e saj hollandez, Jan Gies. 

Kur Nazistët filluan t'i deportonin hebrejtë e Hollandës në kampet e përqëndrimit, Oto Frank i kërkoi ndihmë Gies në Korrikun e 1942, për strehë dhe ushqim.

 "Unë iu përgjigja 'Po', natyrishte. Ishte diçka krejt e natyrshme për mua, unë mundja t'i ndihmoja këta njerëz. Ata ishin të pafuqishëm dhe nuk dinin se nga të shkoni, ishin pa asnë rrugëdalje," do të tregonte ajo në vitet e fundit të jetës. 

Jan dhe Miep Gies punonin me katër punonjës të tjerë që të siguronin ushqime për familjen e Otto Frank-ut si dhe katër hebrej të tjerë. Jan siguronte racione ushqimi ekstra nga burime të rezistencës, po ashtu edhe Miep. 

Në e-mail e saj të fundit drejtuar AP shkurtin që shkoi, Gies kujtonte bashkëshortin e saj, i cili vdiq më 1993, si njëri prej heronjve të luftës të Hollandës.  "Ai ishte njëri nga djemtë që iu bashkua rezistencës, që nuk fliste por vepronte. Ai rrezikonte tepër me punën e tij, e cila mund të ishte shkak që ai një natë të mos kthehej më në shtëpinë e tij. Njerëz trima si ajo janë me mijëra, por nuk dëgjohen kurrë," shkruante ajo.

E prekur nga inteligjenca dhe vetmia që kalonte Ana, Miep i sillte asaj libra dhe gazeta për të lexuar, duke mos harruar kurrë ditëlindjet e saj me dhurata.

"Duket sikur ne jemi gjithnjë në mendimet e Miep," shkruante Ana. 

Në librin e saj, "Duke kujtuar Ana Frankun" -  "Anne Frank Remembered," Gies kujton se, ndërsa ishte në zyrë, policia gjermane në gushtin e 1944 kishte bastisur vendin ku fshihej Ana me familjen e saj. Se si ka ndodhur kjo ende as sot historianët nuk kanë rënë në gjurmë. 

Një polic nazist kishte hapur derën e zyrës ku punonte ajo me dy të tjerë duke ua drejtuar revolverin, duke i urdhëruar të qendrojnë ulur. "Bep, e hëngrëm,," Gies i kishte pëshpëritur  Bep Voskuijl.

 

Pas arrestimit, ajo shkoi në stacionin e policisë për të afruar një rryshfet për lirimin e familjes Frank, por kishte qenë tepër vonë. Më 8 Gusht ata i kishin deportuar në kampin e përqëndrimit Westerbork, në Hollandën lindore, e prej andej në famëkeqin Auschwitz. Disa muaj më vonë, Ana dhe motra e saj Margot ishin dërguar në Bergen-Belsen. 

Dy prej atyre që e ndihmuan familjen Frank dhe katër hebrejtë e tjerë , Victor Kugler dhe Johannes Kleiman, u dërguan në kampet e punës, por ata i mbijetuan luftës.

Përpara viteve të pushitmit Nazist, në Hollandë midis viteve 1940-1945 jetonin 140,000 hebrej. Prej tyre 107,000 u deportuan nëpër kampet e përqëndrimit në Gjermani dhe prej tyre vetëm 5 200 mbijetuan. Rreth 24 000 hebrej jetuan të fshehur në Hollandë, prej të cilëve 8 000 u zbuluan dhe u deportuan nëpër kampet e vdekjes. 

Pas luftës, Otto Frank u kthye në Amsterdam dhe jetoi me familjen Gies deri sa u rimartua më  1952. Miep punoi për të ndërsa ai merrej me përpilimin e ditarit, pastaj ia dedikoi veten Anna Frankut, duke iu përgjigjur letrave që i vinin nga e gjithë bota.

Pas vdekjes së Otto Frank-ut më 1980, Gies e vazhdoi fushatën e saj kundër atyre që kanë mohuar Holokaustin, të cilët shpifnin duke thënë se ditari ishte një falsifikim.

Ajo pati një goditje nga damllaja më 1997, e cila i la pak pasoja në të folurën e saj, por ajo gëzoi përgjithësisht shëndet të mirë edhe kur mbushi 100 vjeç.

Djali i saj Paul Gies tha vitin që shkoi se ajo vazhdonte të merrte një mal letrash të cilave u jepte përgjigjej e ndihmuar nga një mik i familjes. Ajo jetoi në apartamentin e saj deri në vitin 2000, duke lexuar gazetat, dhe duke ndjekur në televizor lajmet dhe bisedat televizive. Ajo la pas të birin me tre nipa e mbesa. /Përktheu Elida Buçpapaj

 

Titulli, është i Voal-online

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bie niveli i hidrocentraleve, por përmbytjet shtohen (01.12.2010)
Kryeministri Berisha dje në terrenin e zonave të përmbytura (01.12.2010)
NJË PJESË E MIRË E SHKODRËS TASHMË ËSHTË E LUNDRUESHMENga Jonuz Hallaçi, BBC Shkodër  (01.12.2010)
"Efekti Hillary" - Hillary Clinton, Modeli i Diplomacisë së Shekullit XXI (01.11.2010)
PËRMBYTJET VUNË NË PROVË ZONAT VERIORE (01.11.2010)
Në Florida temperaturat më të ulëta të 112 viteve të fundit (01.11.2010)
Shkodër: Situata mbetet serioze, Buna afër nivelit kritik (01.11.2010)
Ministria e Energjitikës mbi vërshimet në Shqipëri: Situata drejt normalizmit të mëtejshëm (01.10.2010)
Shkodër: Vazhdon evakuimiNga Menada Zaimi (01.10.2010)
Situata në ditën e nëntë në Shkodër mbetet problematike (01.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]