E Mërkurë, 05.15.2024, 02:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FAMILJET E AKTIVISTËVE TË VRARË TË LDK-së BËJNË THIRRJE PËR THEMELIMIN SA MË TË SHPEJTË TË GJYKATËS SPECIALE - SEPSE ËSHTË E VETMJA SHPRESË PËR DREJTËSI

E Martë, 01.20.2015, 01:35pm (GMT+1)


Anëtarë të familjarëve të vrarë në atentate politike janë mbledhur sot para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës për të kërkuar drejtësinë e vonuar tash e 16 vjet.

Të indinjuar nga neglizhenca e deritanishme e institucioneve të drejtësisë në Kosovë që të merren me zbardhjen e vrasjeve politike, familjarët e të vrarëve, që të gjithë aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së kërkojnë themelimin sa më të shpejtë të Gjykatës Speciale, e cila sipas tyre do të duhej të merret me vrasjet ndërshqiptare gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Në emër të familjarëve, vajza e Enver Malokut, Doruntinë Maloku tha se "familjet e të vrarëve janë të indinjuar me dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, jo vetëm atij vendor, por edhe të UNMIK-ut dhe EULEX-it, andaj shpresa jonë e vetme mbetet trajtimi i këtyre rasteve nga Gjykata Speciale".

"Shpresojmë që Gjykata Speciale do t'i trajtojë me seriozitet këto raste dhe institucionet tona do ta nxisin atë që ta bëjë punën e saj, pra të vë drejtësinë në vend", tha Maloku.

Shpresa e saj për zbardhjen e këtyre rasteve qëndron edhe në faktin se Gjykata Speciale nuk do të jetë e ndikuar nga politika në Kosovë, meqë sipas saj ajo nuk do të veproj në territorin e Kosovës.

Deputetja Maloku ka shpresë edhe në mbështetjen e kryeministrit Mustafa, i cili në deklarimet në media pas marrjes së pushtetit ka deklaruar se do ta inkurajoj sistemin e drejtësisë që të merret me këto raste, në mënyrë që familjarët ta kuptojnë se kush ishin vrasësit e më të dashurve të tyre.

Haki Ymeri, kryetar i Shoqatës Thirrje për Drejtësi shpreson se me krijimin e Gjykatës Speciale do të zbardhet e vërteta për vrasjet e pasluftës në Kosovë.

"Unë bazohem në fjalët e prokurorit Willimason se vrasjet gjatë dhe pas luftës do të trajtohen nga Gjykata Speciale dhe unë besoj se kjo do të ndodhë", tha Ymeri.

Ai beson shumë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa do të merret me zbardhjen e këtyre rasteve, por se gjithçka nuk mund të zgjidhet brenda 30 ditëve.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTJA E KOSOVËS NESËR TAKIM ME PAPA FRANÇESKUN (01.20.2015)
GREVË NË MINIERËN E STANTËRGUT - MINATORËT DUAN SQARIME PËR FATIN E TREPÇËS (01.20.2015)
SHBA - SONTE FJALIMI I PRESIDENTIT OBAMA PËR GJENDJEN E VENDIT (01.20.2015)
PARLAMENTI EVROPIAN I SHQETËSUAR - NË QEVERINË E KOSOVËS JANË EMËRUAR PERSONA ME TË KALUAR TË DYSHIMTË (01.20.2015)
A DO TA PËRKRAHË LDK-ja PROTESTËN E AKTIVISTËVE TË SAJ TË VRARË? (01.20.2015)
6 VJET PAS SHPËRBËRJES SË TMK - KOSOVA ENDE PA USHTRI (01.20.2015)
Zëri i Amerikës - PRONËSIA MBI 'TREPÇËN' ËSHTË ENDE E PAQARTËQeveria e Kosovës kërkon ligj të veçantë për kompleksin e minierave Trepça, pronësia mbi të cilin nxiti tensione ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit (01.19.2015)
KOSOVË - PËR TREPÇËN VENDOSIN KOMUNAT E VERIUT! (01.19.2015)
KOSOVË - JABLLANOVIQ PUBLIKISHT IU KËRKOI FALJE NËNAVE (01.19.2015)
FITIM LLADROVCI AKUZOHET PËR PËRFSHIRJE NË TERROR (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]