E Shtunë, 04.27.2024, 08:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
STOLTENBERG NË PRISHTINË - TERRORIZMI, KËRCËNIM PËR TË GJITHË

E Premte, 01.23.2015, 03:22pm (GMT+1)



Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg, ka thënë sot në Prishtinë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë, dhe si i tillë, nuk njeh kufi dhe nuk i përket vetëm një feje apo besimi të caktuar.

Në një takim të përbashkët me gazetarët, me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, zoti Stoltenberg e ka veçuar si problematike, çështjen e atyre që njihen si "luftëtarë të huaj", duke iu referuar kryesisht shtetasve të vendeve evropiane që i'u bashkohen organizatave të njohura ndërkombëtarisht si terroriste në Irak dhe Siri.

"Në veçanti, kthimi i luftëtarëve të huaj po paraqet kërcënim ndaj të gjithë neve; shteteve në rajon dhe shteteve në Evropë", ka thënë zoti Stoltenberg, duke bërë thirrje për angazhim të përbashkët në luftën kundër terrorit, pavarësisht nga, siç ka thënë ai, llojit të tij.

Shefi i NATO-s ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe synimet që kjo Forcë të shndërrohet në ushtri.

"Nuk i takon NATO-s për të vendosur se si do të zhvillohet FSK-ja, ajo çfarë ne po bëjmë është ndërtimi i kapaciteteve për FSK-në, në kuadër të mandatit aktual që ka", ka thënë zoti Stoltenberg, duke bërë thirrje që çdo vendim në këtë drejtim, të jetë në frymën e përparimit dhe të mos dëmtimit të përpjekjeve për stabilitet dhe pajtueshmëri ndëretnike.

Zoti Mustafa është zotuar se institucionet e Kosovës do të përpiqen që "çdo institucion, të ketë shtrirje në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës", duke arritur fillimisht pajtueshmërinë e brendshme për një gjë të këtillë, përfshirë këtu edhe atë të komunitetit serb që jeton në Kosovë.

Kryeministri iu referua në këtë kuadër mundësisë së shndërrimit të FSK-së në ushtri dhe shtrirjes së saj në veriun e banuar me shumicë serbe në Kosovë, i cili vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet që ndërlidhet me shtetësinë e saj.

Gjatë vizitës së sotme në Kosovë, shefi i NATO-s fillimisht është pritur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe është takuar edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në kuadër të forcave paqeruajtëse KFOR, Aleanca Veriatlantike vazhdon të ketë një prani prej mbi 5 mijë trupash në Kosovë dhe zoti Stoltenberg ka nënvizuar se vazhdimësinë e këtij misioni në Kosovë e përcaktojnë rrethanat, dhe jo kalendaret.

Ish-kryeministrin i Norvegjisë, Jens Stoltenberg, në pozitën e sekretarit të NATO-s është emëruar në mars të vitit të kaluar, ndërsa e ka marrë përsipër detyrën nga 1 tetori.

Stoltenberg është sekretari i 13-të i përgjithshëm i NATO-s dhe vizita e sotme në Kosovë është e para në këtë cilësi.rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA MIRATOI NË PARIM LIGJIN PËR PËRFSHIRJE NË LUFTËRA TË HUAJALigji pason shqetësimet për shtimin e numrit të qytetarëve të përfshirë në luftërat ne Lindjen e Mesme (01.23.2015)
JOZEFINA TOPALLI REAGON PËR LABORATORIN E KOKAINËS - SHQIPTARËT T'I DALIN ZOT VETES, VENDI ËSHTË NË RREZIK, KOHA NUK PRET (01.23.2015)
GRIDA DUMA - 21 JANARI ISHTE MOSMENAXHIM I SITUATËS, 4 VIKTIMAT ISHIN TË PAFAJSHME (01.23.2015)
SOT NË PROTESTA GJILANI, KAMENICA E SUHAREKA (01.23.2015)
MUSTAFA NUK I ARSYETON DOT PROBLEMET ME TË CILAT PËRBALLET KRYEMINISTRI DHE QEVERIA E TIJ (01.23.2015)
EDHE GJILANI MARSHON SOT KUNDËR JABLLANOVIÇIT DHE NË MBROJTJE TË TREPÇËS (01.23.2015)
SEKRETARI KERRY - SHKATËRRUAM CELULAT E ISIS-it NË KOSOVË (01.23.2015)
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATOs SOT VIZITË NË KOSOVË (01.23.2015)
Amnesty International - FAMILJARËT E SHQIPTARËVE TË ZHDUKUR TË TRAJTOHEN SI VIKTIMA LUFTE (01.22.2015)
EDHE DEÇANI PROTESTOI - KËRKOI SHKARKIMIN E JABLLANOVIÇIT (01.22.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]