E Premte, 04.26.2024, 02:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - PËRDORIMI I KOSOVËS SI PRECEDENT NGA RUSIA

E Enjte, 01.29.2015, 06:19pm (GMT+1)



Presidenti rus Vladimir Putin përdor shpesh argumentin se pavarësia e Kosovës krijoi një precedent që e justifikon aneksimin e Krimesë. Analogjia ka qenë gjithmonë e sforcuar, pasi siç thonë analistët pavarësia e Kosovës erdhi pas spastrimit etnik nga serbët dhe një procesi të gjatë ndërkombëtar. Asnjë nga këto elementë nuk ekzistonin para marrjes nën kontroll të Krimesë.

Kur Kosova shpalli pavarësinë, kishte lënë pas vite konflikti, spastrimi etnik, vuajtjet e refugjatëve, një periudhë protektorati nën administratën e UNMIK-ut dhe negociata të gjata me përfshirjen e Rusisë, përveç faktorit ndërkombëtar perëndimor. Ky proces u ndoq me durim hap pas hapi, megjithëse për komunitetin ndërkombëtar ishte bërë gjithnjë e më e qartë se Kosova nuk mund të rikthehej nën qeverisjen e Serbisë.

Prandaj, thotë Kurt Volker i Institutit McCain për Udhëheqje Ndërkombëtare, përdorimi i Kosovës si precedent nga ana e Rusisë, për të justifikuar jo vetëm aneksimin e Krimesë, por edhe Abkazinë dhe Osetinë Jugore, është një sajesë që nuk duhet marrë seriozisht.

"Ne duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka krahasim mes asaj që ndodhi me Kosovën, si duke pasur parasysh spastrimin etnik, praninë ndërkombëtare atje dhe njohjen e saj, dhe asaj që ndodhi me Abkazinë, Osetinë Jugore dhe Krimenë".

Daniel Serwer, studiues në Qendrën për Marrëdhënie Transatlantike, e quan këtë qëndrim të Putinit një analogji të çuditshme dhe të pasaktë.

"Nuk ka precedent në Kosovë për aktivitetin e njëanshëm të Rusisë dhe për pretendimin se po mbrohen rusisht-folësit, kur në të vërtetë nuk ka pasur keqtrajtim të tyre, veçanërisht në Krime ku nuk kishte asgjë të tillë".

Në mungesë të ndonjë prove se banorët rusishtfolës të Krimesë po kërcënoheshin me mizori në duart e qeverisë ukrainase, zoti Serwer thotë se nuk ekziston një precedent që t'i japë Rusisë një avantazh.

"Në rastin e Krimesë kemi të bëjmë me gjeografi, me vullnetin për të përdorur forcën dhe për të frikësuar. Nuk është precedenti i Kosovës që ekziston në Krime, është agresion".

Ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker shton se krejt ndryshe nga procesi që u ndoq për Kosovën, ajo që u bë në Krime ishte nxitje e kryengritjeve, futje e trupave ruse dhe aneksim i njëanshëm i territorit.

"Rusia po i bën ato që po bën për shkak të një perceptimi madhështie kombëtare dhe do që të pushtojë, të marrë nën kontroll territore fqinjë, të mbështesë qytetarë rusisht-folës në vende të tjera dhe pastaj përdor precedentin si justifikim".

Që kur u shpall pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur se situata e saj në mos unike ishte e pazakontë dhe se ajo do të vlerësohej mbi vlerat e vetë rastit dhe nuk shërbente si precedent.

Megjithëse jo të gjithë janë dakord me këtë argumentim dhe disa vende evropiane nuk e kanë njohur Kosovën, pikërisht sepse druhen se lëvizjet separatiste brenda territorit të tyre mund ta përdorin atë si precedent, qëndrimi i Rusisë dhe i Vladimir Putinit ka ndryshuar.

Moska gjithmonë ka thënë se rasti i Kosovës mund të kthehej në precedent. Por nëse dikur ajo e përdorte këtë argument si paralajmërim se pavarësia e Kosovës do të shkelte ligjet ndërkombëtare, sot të njëjtën ngjarje po e përdor për të justifikuar një ndërhyrje që perëndimi e quan agresion. 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVIONI I DROGËS - PILOTI SHQIPTAR SOKOL FEKA VRITET NGA POLICIA SPANJOLLE - REAGIMI I PLOTE I MINISTRISË TË MBROJTJES - (01.29.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA, REZERVA TË GRURIT VETËM PËR 20 DITË (01.29.2015)
RAMA - NË SPANJË ËSHTË RRËZUAR NJË AVION ME DROGË, PILOTI ISHTE SHQIPTAR, MAJOR I FORCAVE TË ARMATOSURA (01.29.2015)
FOTO E DITËS - POLICIA E RRAHU BRUTALISHT DHE IA MORI FLAMURIN KOMBËTAR (01.29.2015)
Deutche Welle - MISIONI I (PA)MUNDUR PËR HAPJEN E DOSJEVE NË SHQIPËRI (01.29.2015)
ABDIXHIKU - SERBËT NUK DUHET TOLERUAR TË VEPROJNË KUNDËR KOSOVËS (01.29.2015)
OPERACIONI 'MIFOLI' - POLICIA ZBULON NJË TJETËR LABORATOR DROGE (01.29.2015)
EKSPERTËT - KOSOVËS QEVERI TEKNIKE DHE ZGJEDHJE TË REJA (01.29.2015)
ALBIN KURTI - S'KA REPUBLIKË PA TREPÇËN E ME JABLLANOVIÇIN (01.29.2015)
KOSOVË - AMBASADORËT TAKOJNË KRERËT E OPOZITËS (01.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]