E Shtunë, 04.27.2024, 08:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
INSTITUTI KOMBËTAR DEMOKRATIK BËN THIRRJE QË KOSOVA TË MARRË MASA PËR PËRFSHIRJE KUPTIMPLOTE TË GRAVE NË POLITIKË

E Mërkurë, 02.25.2015, 07:44am (GMT+1)


Instituti Kombëtar Demokratik ka bërë thirrje për forcimin e përpjekjeve për të siguruar një pjesëmarrje kuptimplote të grave të Kosovës në politikë.

Në një raport mbi "tejkalimin e pengesave për pjesëmarrjen e grave në politikë", Instituti vlerëson përparimet e arritura në Kosovë, por tërheq vërejtje në tri çështje në të cilat duhet të bëhen më shumë përpjekje.

Në radhë të parë kërkohet rritja e mundësive të partive politike për të përfshirë gratë. Sipas raportit, partitë politike nuk janë në gjendje të tërheqin gratë si anëtare të tyre dhe kanë mungesë të programeve për zhvillimin e udhëheqjes politike.

Së dyti, instituti kërkon rritje të hapësirës për gratë. Sipas raportit, strukturat partiake vendimmarrëse dhe pozitat udhëheqëse në nivel kombëtar dhe në degë janë të paarritshme për shumicën e grave. Përveç kësaj, partitë nuk kanë vullnet dhe aftësi për të krijuar hapësirë për gratë e talentuara. Ka pak mundësi për gratë të mbajnë pozita partiake ose qeveritare, e kjo do të mund të nxiste vlerësim më të madh për kontributin e grave në partitë e tyre.

Së treti kërkohet vullnet më i madh politik për të krijuar pjesëmarrje domethënëse të grave. "Për shembull, të gjithë udhëheqësit e partive politike pranojnë të mirën e kuotës gjinore, por këtë kuotë e përcjellin më tepër në letër se në frymën e saj. Partitë shpesh nuk i marrin seriozisht gratë si anëtare, udhëheqëse apo kandidate. Shumë shpesh, partitë i rekrutojnë gratë thjesht për të përmbushur kërkesat minimale ligjore për kuotat. Edhe pse partitë politike mund të pretendojnë të kenë interes në avancimin e grave, kjo retorikë nuk përkthehet domosdoshmërisht në përkushtim real kështu që partitë përballen me sfida të shumta gjatë realizimit".

Kosova aktualisht zbaton në kuotë prej 30 përqind të përfaqësimit të grave në parlament.

Instituti konstaton se megjithatë, pjesëmarrja e lartë e votuesve femra në zgjedhjet komunale të 2013-ës ka rritur ndërgjegjësimin e udhëheqësve partiak për fuqinë e votave të grave, e kjo krijoi një mundësi për ndryshim. Është një vlerësim në rritje për fuqinë politike të grave dhe përparësitë që kandidatet gra u sjellin partive duke tërhequr votat e grave, nëse jo domosdoshmërisht vlera e grave si anëtare të partive, apo udhëheqëse dhe zyrtare të qeverisë.  

Raporti ofron një kuadër për tejkalimin e pengesave për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë në Kosovë. Ai bën thirrje për forcimin e kuadrit ligjor në mbrojtje të kësaj pjesëmarrjeje dhe rekomandon që: të ndërmerret një shqyrtim i ligjit zgjedhor e ligjit për barazi gjinore dhe zbatimit të tyre për të siguruar pjesëmarrjen më të madhe dhe më efektive të grave.

Instituti kërkon që të mbështetet synimi i kuotës gjinore si një mekanizëm për përfaqësim të barabartë dhe një njohje publike për përfitimet që ka dhënë kjo kuotë duke vendosur gratë në poste politike dhe në ndryshimin e qëndrimeve ndaj grave.

Partitë, thuhet në raport, duhet të përqafojnë frymën e kuotës gjinore duke zhvilluar strategji për të rekrutuar gratë si anëtare të partive, me përgatitjen dhe mbështetjen e tyre për të kandiduar si kandidate të suksesshme, dhe duke mbështetur gratë si udhëheqëse në parti dhe në qeveri. Organizatat e shoqërisë civile duhet të mbikëqyrin zbatimin e kuotave gjinore, si dhe efektet e saj.

Partitë politike duhet të ndërmarrin kërkime mbi modelet e votimit të grave për të kuptuar preferencat e tyre, çështjet parësore, qëndrimet dhe trendët. Hulumtimet duhet të përqendrohen gjithashtu në kandidatet femra - pse ato kandidohen dhe pengesat që ato hasin - rolin e shoqërisë civile në mbështetjen e grave, dhe perceptimet publike të grave në politikë. Hulumtim i tillë do t'u mundësojë partive që të zhvillojnë strategji më efektive zgjedhore, thuhet në raport.

Mes tjerash, instituti kërkon që partitë politike të ndajnë burime të barabarta për gratë kandidate, duke përfshirë mbështetje në njerëz dhe mbështetje financiare, paraqitje në medie etj.

Shoqërisë civile dhe medieve u kërkohet që të angazhohen në edukimin e votuesve për përfitimet nga pjesëmarrja e grave në politikë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AMNESTY INTERNATIONAL PËRSHKRUAN PRAPË GJENDJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI E KOSOVË (02.25.2015)
TIRANË - VENDET E SEECP DEKLARATË KUNDËR TERRORIZMIT (02.24.2015)
AMBASADA E KOSOVËS NË HUNGARI KONFIRMON VDEKJEN E 2 VJEÇARIT (02.24.2015)
PRISHTINË - FILLON KTHIMI I EMIGRANTËVE (02.24.2015)
KTHEHET NË KOSOVË NJË GRUP I EMIGRUESVEAutoritetet në Prishtinë thonë se emigruesit e paligjshëm do të kthehen, ndërsa e quajnë të papranueshëm faktin që Kosova është jashtë procesit të liberalizimit të vizave (02.24.2015)
MBËSHTETET PROJEKTREZOLUTA E LUNAÇEKUT - PARLAMENTI EVROPIAN DO T'IU KËRKOJË PESË VENDEVE TË MBETURA TA NJOHIN KOSOVËN (02.24.2015)
ELHAIDA DANI NË EUROSONG ME NJË KËNGË TË TJETËR (02.24.2015)
VAZHDON GJYKIMI I IVANOVIQIT DHE TË TJERËVE (02.24.2015)
GJYKATA SPECIALE I PËRPLAS KOSOVËN DHE BE-në NË 18 PIKA (02.24.2015)
THAÇI ZEMËROI BEOGRADIN - PARALAJMËROI PADINË NDAJ SERBISË PËR GJENOCID NË KOSOVËDeklaratat nxisin reagime edhe në Prishtinë (02.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]