DOKUMENT - BUJAR NISHANI I JEP BEHGJET PACOLLIT DEKORATËN 'NDERI I KOMBIT'
E Shtunë, 02.28.2015, 08:51am (GMT+1)
Voal - TIRANË - Ja, o shqiptarë, lajmi i mbrëmshëm i presidencës së Rrepublikës së Shqipërisë, i shoqëruar edhe me tri fotot nga faqja e saj në internet:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i akordoi sot, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Presidencës, zotit Behgjet Pacolli Dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin "Për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë si një sipërmarrës i suksesshëm në shumë vende të globit si dhe aktivitetit humanitar në shërbim të paqes. Për kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës si dhe promovimin e realiteteve ekonomike kombëtare nëpërmjet formave përbashkuese."