E Djelë, 05.19.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA IMPORTON MBI 80 PËR QIND TË PRODUKTEVE - BURIM KRYESOR I IMPORTIT ËSHTË SERBIA

E Djelë, 03.22.2015, 08:48am (GMT+1)



Serbia vazhdon të jetë vendi kryesor nga vijnë importet në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë të Statistikave të Kosovës, 16 për qind e produkteve që hyjnë në Kosovë, vijnë nga ky shtet.

Të dhënat e tregtisë së jashtme, tregojnë për një deficit të lartë tregtar për muajin janar 2015.

Shuma totale e importit ishte 137 milionë euro, kurse vlera e eksporteve ishte 26 milionë euro.

Produktet ushqimore, duke filluar nga pemët, perimet dhe ato të konservuara, janë produktet të cilat hyjnë në kategorinë e mallrave më të importuara në Kosovë.

Përveç Serbisë, importues mjaft i madh i produkteve në Kosovë është edhe Kina, pasuar nga Gjermania, Turqia, Italia, Shqipëria si dhe Maqedonia.

Ky deficit i lartë tregtar për njohës të çështjeve ekonomike, është një shqetësim mjaft i madh për ekonominë e Kosovës.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e zbatimit të drejtë të politikave ekonomike siç është politika, fiskle, kreditore dhe ajo tregtare, kanë ndikuar që Kosova ta ketë këtë bilanc tregtar.

"Kosova nuk ka prodhim dhe me këtë politikë zhvillimore është shndërruar në treg konsumues dhe ne konsumojmë mbi 80 për qind të të mirave materiale që i importojmë nga vendet tjera. Nëse nuk ka prodhim brenda ekonomisë së një vendi, atëherë nuk kemi çka flasim për zhvillim ekonomik", thotë Limani.

Ai vlerëson se Kosova duhet ta ndërpresë sistemin liberal i tregtisë së jashtme. Në ekonominë e tregut, shton profesor Limani, duhet të intervenojë shteti deri në kufirin ku nuk e pengon veprimin e ligjeve ekonomike.

Tregtia është aktiviteti më i preferuar në Kosovë. Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i kompanive të regjistruara janë tregtare.

Flamur Keqa, njohës i çështjeve ekonomike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se këtë deficit të lartë tregtar e ka shkaktuar mospërkrahja e sektorit të prodhimtarisë në Kosovë.

"Konsideroj që institucionet qeveritare, më saktësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë shumë pak në këtë drejtim, pra në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo më së miri shihet te bilanci mjaft i keq tregtar dhe negativ, i cili ende po ndikon edhe në aspektin makro ekonomik, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës", thekson Keqa.

Kapacitetet e pamjaftueshme të prodhuesve kosovarë kishte bërë që edhe marrëveshjet tregtare të arritura ndërmjet Kosovës dhe disa shteteve tjera të jenë gati pa ndonjë efekt pozitiv për ekonominë e vendit.

Për shkak të mospërkrahjes së prodhimit vendor, shton Keqa, eksportet e Kosovës vazhdojnë të jenë shumë të ulëta.

"Ky është ai elementi që ka bërë që Kosova në tregjet rajonale të jetë një ekonomi jokonkurruese", shprehet Keqa.

Kosova, tash e sa vjet është shndërruar në treg konsumues, duke importuar mbi 80 për qind të produkteve të ndryshme. Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vit arrin në mbi 2 miliardë euro.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAS RAUNDIT TË NËNTË, KRASNIQI DORËZON NDESHJENJürgen Braehmer rikonfirmohet kampion bote në kategorinë gjysmë të rëndë WBA (03.21.2015)
SHQYRTOHET KËRKESA PËR ARRESTIMIN E DEPUTETËVE TOM DOSHI E MARK FRROKU (03.21.2015)
ÇËSHTJA DOSHI - PROKURORIA THOTË SE NË KËTË FAZË TË HETIMEVE NUK E MARRIM MË PYETJE KRYEPROKURORIN LLALLA (03.21.2015)
FORUMI I BRUKSELIT - RUSIA IA PËRMEND NATOs 24 MARSIN 1999 (03.21.2015)
KOSOVË - PËR TERRORIZËM PO HETOHEN 135 VETA, MBIKËQYREN EDHE RRJETET SOCIALE (03.21.2015)
SOCIALDEMOKRATI NIETAN - KUNDËR METËS ENDE NUK KA AKUZË, ËSHTË HERËT T'I KËRKOHET DORËHEQJA (03.21.2015)
TË GJITHË SHQIPTARËT JEMI ME HAXHI KRASNIQIN - SOT KURORËZIMI YNË ME TITULLIN E PARË BOTËROR NË BOKSNdeshja transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni gjerman SAT1 (03.21.2015)
Zëri - ASOSACIONI I KOMUNAVE SERBE LEGJITIMON AUTONOMINË PËR VERIUN (03.21.2015)
TOM DOSHI - ILIR META PO PËRDOR PROKURORINË PËR TË REALIZUAR SKENARIN KUNDËR MEJEDoshi - Kam treguar të vërtetën përpara prokurorëve e përpara Zotit, dhe kjo e vërtetë do të zbardhet patjetër (03.21.2015)
ANKESË E LUGINËS SË PRESHEVËS - MUP-i UA MOHON PADREJTËSISHT TË DREJTËN E VENDBANIMIT SHQIPTARËVE (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]