E Premte, 04.26.2024, 09:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ELBASANI VISHET KUQ E ZI - DE BIASI E NIS ME LUTJE PËR FITORE NË KISHË

E Djelë, 03.29.2015, 04:15pm (GMT+1)


Elbasani është veshur kuqezi, ndërkohë që po afron takimi Shqipëri-Armeni, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2016.

Mijëra tifozë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, por kryesisht nga Kosova, presin të ndjekin nga shkallët e stadiumit "Elbasan Arena" këtë sfidë të rëndësishme. Ata shprehen entuziastë për fitoren e skuadrës sonë kombëtare.

"Kam ardhur nga Kosova, vetëm për të parë ndeshjen. Shpresoj dhe uroj vetëm fitore", thotë një tifoz nga Kosova.

"Vijmë nga Tirana, sigurisht për të parë ndeshjen. Do të fitojë padyshim 2-0", shprehet një tjetër tifoz nga Tirana.

Gjithçka është përqëndruar edhe në sheshin "Gensher", ku "Digitalb Arena" do të gjallërojë atmosferën duke iu dhënë zemër djemve kuqezi në këtë përballje. Me moton "Kuqezi je ti", sheshi i Elbasanit do të ndizet deri përpara ndeshjes, ku tifozeria do të zhvendoset më pas drejt stadiumit.

Ndërkohë, trajneri tashmë "shqiptar" i Kombëtares sonë, Gianni De Biasi, ndoshta edhe për shkak të zakoneve të tij, por edhe për t'i sjellë skuadrës fat në këtë ndeshje, ka ndjekur meshën e së dielës në kishën katolike "Shën Piu X". Pasi ka marrë bekimin, De Biasi është nisur drejt stadiumit për të diskutuar me lojtarët përgatitjet e fundit.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, në bashkëpunim me "DigitAlb" kanë organizuar transmetimin e ndeshjes ShqipëriArmeni në sheshin "Zahir Pajaziti" të Prishtinës, duke filluar nga ora 18:00.

Drejtuesit e kryeqytetit kosovar ftojnë të gjithë sportdashësit, që ta përkrahin Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të përballet me Armeninë në "Elbasan Arena", në përpjekje për të siguruar kualifikimin në "Euro 2016". / Top Channel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HISTORIKISHT 29 MARSI ËSHTË DITË E FITOREVE PËR KOMBËTAREN TONË (03.29.2015)
MAVRAJ NDOSHTA DO TË LUAJË EDHE SOT (03.29.2015)
FORCA DJEMA TË EKIPIT KOMBËTAR! SONTE DUAM FITORE! (03.29.2015)
KONFIRMOHET - 12 800 PLISA DO TË JENË NË STADIUM PËR NDESHJEN SHQIPËRI-ARMENI (03.29.2015)
PRISHTINË - TË RINJTË E KOSOVËS MATIN SOT INTELIGJENCËN (03.29.2015)
RISHIHET VIDEOJA E DURIM BAMIT - 'VRASËSI' QAU PARA DOSHIT (03.29.2015)
Open Data Albania - KOSOVA KA MBI 12 TRILIONË TONË QYMYR REZERVË (03.29.2015)
SENATI MIRATON AMBASADORIN E RI AMERIKAN NË KOSOVËGregory T. Delawie ambasador i ri i SHBA-së në Kosovë (03.29.2015)
ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË - AJRI I KOSOVËS PO VRET (03.29.2015)
GREVA E GJYKATËSVE SHTOI LËNDËT E PAREGJISTRUARA (03.29.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]