E Enjte, 05.16.2024, 02:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DISKUTIM NË KONGRESIN AMERIKAN - BALLKANI, SHQIPËRIA DHE RADIKALIZIMI FETAR

E Enjte, 04.02.2015, 06:28pm (GMT+1)



Çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të vendeve të Ballkanit dhe përse disa të rinj rekrutohen për të luftuar në Siri dhe Irak? Dhe si paraqitet kjo situatë në Shqipëri? Këtyre pyetjeve u përpoqën t'i përgjigjen disa ekspertë të sigurisë në një diskutim që u mbajt dje pasdite në një sallë të Kongresit amerikan.

Zyrtarët amerikanë shqetësohen se propaganda përmes mediave sociale ka çuar në krijimin e një brezi të ri luftëtarësh që shkojnë për të marrë pjesë në luftrat në Siri dhe Irak.

Ballkani, thotë eksperti Thomas Krajeski, është një rajon ku duhet bërë më shumë për të frenuar rekrutimet nga ana e të ashtuquajturit "Shtet Islamik".

Zoti Krajeski, i cili ka shërbyer si ambasador në Mbretërinë e Bahreinit, është këshilltar i lartë në zyrën e Departamentit të Shtetit për Kundërterrorizmin. Detyra e tij është angazhimi i vendeve mike për të luftuar rekrutimet e luftëtarëve të huaj:

"Roli që partnerët e SHBA luajnë në luftën kundër ISIS është i rëndësishëm, sepse SHBA nuk mund të përballen të vetme me këtë rrezik dhe as duhet të përballen të vetme. Një nga aspektet është të frenohet hyrja e luftëtarëve të huaj në Irak dhe Siri si dhe të luftohen burimet financiare të ISIS dhe mesazhi i ISIS."

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se në Irak dhe Siri kanë shkuar 22 mijë të huaj për të marrë pjesë në luftë. Jo të gjithë këta njerëz janë luftëtarë, thotë ambasador Krajeski. Një pjesë kanë shkuar për mbështetje në aspekte të ndryshme.

Nuk mjafton të arrestosh ata që kanë shkelur ligjin për luftëtarët e huaj. Duhet parandaluar ky fenomen tek brezi i ri, që nga radikalizimi e deri te dhuna, thotë eksperti i Departamentit të Shtetit.

Çfarë e shkakton radikalizimin në komunitetet myslimane të këtyre vendeve?

Ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Avenir Peka, i cili foli në cilësinë e ekspertit të sigurisë dhe jo si zyrtar i Partisë Demokratike së cilës i përket, thotë se arsyet janë ekonomike. Ata shkojnë në Siri nga zonat më të varfëra. Dhe ka disa mekanizma me të cilat ata rekrutohen:

"Njëra mënyrë është duke paguar faturat dhe borxhet e tyre. Ndonjëherë ata marrin premtime për plaçkë lufte, si për shembull toka që do të pushtohet."

Shqiptarët që shkojnë në Siri, tha zoti Peka, e bëjnë këtë përmes Stambollit, por kanë përdorur edhe Italinë. Ai tha se policia e Shqipërisë është e aftë për t'i diktuar këta njerëz me anë të procedurave të skanimit.

Zoti Peka tha se krimi i organizuar dhe rekrutimet janë të lidhur ngushtë sepse në të dyja raste përdoren fonde të paligjshme dhe aktivitete të paligjshme.

Vitin e kaluar Shqipëria mundi të zbulojë një grup që prej 9 personash që akuzohen si rekrutues. Prokuroria e ka çuar çështjen në gjyq dhe pritet rezultati.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NISHANI PRET IVANOVIN - TË ZBATOHET MARRËVESHJA E OHRIT (04.02.2015)
POLICIA ARRESTOI DEPUTETIN E SHUMICËS MARK FRROKU (04.02.2015)
DITA BOTËRORE E AUTIZMIT - SHQIPËRIA, VENDI I PROBLEMEVE TË MËDHA (04.02.2015)
AMBASADORI DONALD LU I PARALAJMËRON INVESTITORËT AMERIKANË - NË SHQIPËRI DO TË PËRBALLENI ME KORRUPSIONINLu e bëri këtë vlerësim në takimin me biznesmenë në Nju York dhe Uashington gjatë një vizite para pak ditësh (04.02.2015)
DIGJEN DY AUTOMJETE TË POLICISË NË PJESËN VERIORE TË MITROVICËS (04.02.2015)
KOSOVA ËSHTË MË E IZOLUAR SE KOREJA E VERIUT (04.02.2015)
NEXHMEDIN SPAHIU - QËLLIMI I SERBISË ËSHTË RRËNIMI I SHTETIT TË KOSOVËS (04.02.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET DHE NUK GJYKOHET (04.02.2015)
100 DITË DËSHTIMESH TË QEVERISË MUSTAFA (04.01.2015)
FIER - LOJTARËT SERBË LARGOHEN PËR SHKAK TË INCIDENTIT ME FLAMUR (04.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]