E Premte, 05.17.2024, 01:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BEOGRADI - NUK DO TË LEJOJMË KURRË BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË

E Martë, 04.07.2015, 02:34pm (GMT+1)



Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka premtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria, "nuk do të bashkohen kurrë, siç është thënë, në formën klasike".

"U lutem liderëve shqiptarë që të ndalen së provokuari jostabilitetin në rajon," ka thënë Vuçiq, në rrjetin social Twitter.

Edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, "janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe thirrje e rrezikshme për ripërcaktim kufijsh në Ballkan".

Në atë që ai e quajti konferencë të jashtëzakonshme, Gjuriq ka thënë se Serbia asnjëherë nuk do të lejojë "bashkimin klasik kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës".

Në këtë formë në fakt është transmetuar deklarata e zotit Rama nga ana e mediave serbe, duke shkëputur një pjesë të intervistës që ai ia ka dhënë një televizioni vendor në Kosovë, "Klan Kosova", së bashku me zëvendës-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri shqiptar ka thënë se "puna e përbashkët ndërmjet dy qeverive, asaj në Tiranë dhe në Prishtinë, është rruga e një bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI, në funksion të një Bashkimi Evropian".

"Bashkimi i shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, pasi këta janë në fakt shqiptarët që jetojnë në dy shtete shqiptare, dhe nuk flasim për të tjerët që janë në shtetet tjera, është i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm".

"Pyetja është si do të ndodhë? A do të ndodh në funksion të Bashkimit Evropian si proces i natyrshëm dhe krejt i mirëkuptuar nga të gjithë? Apo do të ndodhë si reagim ndaj një verbërie apo një përtacie evropiane, për të kuptuar që vetë Evropa duhet të ndryshojë qasjen ndaj vetvetes, duke u kthyer nga një fuqi që gjithnjë e më shumë është e varur nga taktika e ditës në një fuqi strategjike?".

"Një Evropë strategjike do të kërkonte që Ballkani të ishte pjesë e saj dhe që normalisht pastaj, të gjitha etnitë në Ballkan të kishin lehtësinë e të qenit së bashku, pa pasur nevojë që të merreshin me kufijtë", ka thënë zoti Rama.

"Dhe nëse Evropa e shikon Ballkanin dhe zhvillimin në Ballkan si gjëra palidhje me fatet e saj dhe nëqoftëse Evropa nuk arrin të kuptojë që proceseve që janë përshkallëzuar falë paqes në rajon duhet t'ia bashkojë edhe vullnetin e vet për të përshpejtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit dhe kështu të përshpejtojë integrimin, mund vërtetë të bëhet pa dashje sponsore e nacionalizmave folklorik", ka thënë kryeministri shqiptar, Edi Rama. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NAIM RASHITI - VERIU I KOSOVËS PO FUTET NË NJË STATUS QUO KOMODE (04.07.2015)
THAÇI MEZI PRET TË BËHET PRESIDENT (04.07.2015)
AFARISTI EROLL VITAKU - NË EMËR TË KOMANDANTËVE KAM PAGUAR HARAÇ ME VITE TË TËRA (04.07.2015)
Kosova Sot - SKANDALOZE, I DËNUAR ME BURG, POR ENDE PROKUROR I SHTETITInkriminimi i sistemit të drejtësisë nuk ka të ndalur (04.07.2015)
KOSOVA - TASH 6 VJET NË PRITJE TË LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (04.07.2015)
SERBIA PARAKALON NË MOSKË MË NËNTË MAJDo t’i bashkohet parakalimit rus në Moskë në shënimin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me gjithë mospajtimin e perëndimit (04.06.2015)
RESHJET RËNDOJNË GJENDJEN E RRUGËVE NË QARQET E KUKËSIT DHE DIBRËSBora ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe udhëtarëve edhe në Rrugën e Kombit (04.06.2015)
KOLONA TË GJATA AUTOMJETESH NË PIKËKALIMET KUFITARE MERDARE E DHEU I BARDHË (04.06.2015)
VONESA NË ZYRTARIZIMIN E USHTRISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS (04.06.2015)
EKSPERTËT - SFIDAT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËNNjohës të integrimeve evropiane thonë se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndodhë gjatë këtij viti (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]