E Enjte, 05.16.2024, 10:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VONESA NË ZYRTARIZIMIN E USHTRISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

E Hënë, 04.06.2015, 02:54pm (GMT+1)



Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për përgjegjësi të reja mbrojtëse duke u transformuar në Forca të Armatosura. Këto janë deklarata më të shpeshta, që kohëve të fundit i thonë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovë.

Ata thonë po ashtu se Forca e Sigurisë së Kosovës i ka përmbushur objektivat dhe tani është e gatshme edhe për misione paqeruajtëse në botë, përkrah të forcave të NATO-s.

Mirëpo, njohësit e çështjeve ushtarake dhe të sigurisë në Kosovë, theksojnë se FSK-ja ka përmbushur kushtet për shndërrim në Forca të Armatosura të Kosovës, por sipas tyre për shkak të çështjeve politike, ka ngecje.

Florian Qehaja, njohës i çështjeve të sigurisë, dhe drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur është një element shumë i rëndësishëm për Kosovën.

Ai konsideron se kjo çështjë nuk ka rrugë tjetër, por vonesat janë evidente.

"Nuk ka dilmë se procesi ka stagnuar. Unë mendoj se ka qenë një dështim i legjislaturës së kaluar që nuk arrit ta fusë në agjendë këtë çështje në momentin kur e kishim një pozicion tjetër politik", tha Qehaja.

Edhe Naim Maloku, njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë,thotë se shndërrimin i FSK-së në FAK është mjaft i rëndësishëm për Kosovën, pasi që sipas tij, është një parapërgatitje për të marrë përgjegjësi që në Kosovë aktualisht i ka NATO-ja.

"Ato duhet të ngritën dhe normalisht dhe të përgatiten për të marrë përgjegjësitë e KFOR-it në Kosovë", tha Maloku.

Njohësit e çështjeve të sigurisë kanë shprehën shqetësime edhe në lidhje me deklaratat e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) nuk do të mund të shkojnë në veri të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa,ka deklaruar se qasja e Forcave të Armatosura në veri të Kosovës do të mbetet e limituar.

Eksperti Malolu thekson se nëse Forcat e Armatosura të Kosovës, në të ardhmen nuk arrijnë të shkojnë në veri të vendit dhe nëse në ketë drejtim arrihet ndonjë marrëveshje e shkruar kjo, sipas tij, do thotë ndarje e Kosovës.

"Dëm i madh i bëhet Kosovës për proceset në të ardhmen. Praktikisht ajo e ndanë Kosovën, dhe nëse kjo bëhet me marrëveshje...ne e dimë se as FSK-ja nuk shkon në veri, mirëpo nuk është me marrëveshje të qeverisë".

"Ajo nuk shkon për shkak se përgjegjësinë atje e ka NATO dhe KFOR-i. Kjo është shumë më e rendë për mendimin tim sesa edhe asociacioni i komunave (serbe) që është një prej veprimeve ose kushteve që lista serbe i parashtron, e që janë jashtëzakonisht të renda për të ardhmen e Kosovës", tha Maloku.

Për moslejimin e FAK-ut në veri të Kosovës, Florian Qehaja thotë se kohë më parë thuhet se është arritur një marrëveshje gojore ndërmjet ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Qehaja tha po ashtu se nga lista serbe ka tendence të qartë se votat e tyre për FAK-un, të përdoren si një pazar politik në funksion të marrjes së një mandati ekzekutiv për asociacionin e komunave në veri të Kosovës.

"Kjo përbën një rrezikshmëri të madhe. Në anën tjetër, Prishtina zyrtare duhet të shfrytëzojë koncencionet që i ka bërë deri tash në marrëveshjet me Beogradin e sidomos aprovimin e mundshëm të Gjykatës Speciale. Në ketë rast duhet të bindet faktori ndërkombëtar që për shkaktë koncesioneve që janë bërë duhet të aktivizohet faktori ndërkombëtar dhe me bind listën serbe me votuar FAK-un".

"Kjo është në interes edhe të faktorit ndërkombëtar, për arsye se KFOR-i do të tërhiqet dhe si rrjedhojë do të hapej mundësia që Kosova të ketë marrëdhënie kontraktuale sepse deri tash nuk ka", tha Qehaja.

Në rishikimin e strategjisë për sigurinë e Kosovës është rekomanduar që FSK-ja të shndërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Ky rekomandim është miratuar nga Qeveria, por që të jetë i plotfuqishëm, duhet të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe të miratohet ligji përkatës.

Për formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës nevojiten ndryshimet kushtetuese, ndërkohë që ato nuk mund të bëhen pa dy të tretat e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe dy të tretat e votave të deputetëve që përfaqësojnë bashkësitë e pakicave në Kuvend.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka dalë nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, e cila ishte pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktualisht 2,263, është numri i pjesëtareve të FSK-së, ku 478 janë aktivë. Nga përbërja e përgjithshme e këtyre pjesëtarëve 8.91 për qind janë nga komunitetet pakicë, serbë (42 pjesëtarë) turq 55, boshnjakë, ashkali, rom dhe egjiptianë. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT - SFIDAT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËNNjohës të integrimeve evropiane thonë se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, nuk mund të ndodhë gjatë këtij viti (04.06.2015)
BORË EDHE MË 6 PRILL - PRISHTINA SËRISH NËN VELLON E BARDHË (04.06.2015)
PA DËME TËRMETI ME EPIQENDËR NË AFËRSI TË GJILANIT (04.06.2015)
Kosova Sot - SUNDIMI I LIGJIT, NË DORË TË MAFIOZËVE (04.06.2015)
ARBËR GASHI - HAPJA E DOSJEVE UDB-OZNA ËSHTË E DOMOSDOSHME, SEPSE KOSOVA DO TË DILTE NGA KONTROLLI SERB Gashi - Publikimi i dosjeve dhe listave do ta dëshmonte bashkëpunimin e ngushtë të UDB dhe shërbimit shqipfolës të Enver Hoxhës&am (04.06.2015)
BARRIKADA MBI IBËR KURRSESI NUK LARGOHET (04.06.2015)
ROBER BOSCH - POLITIKANËT DERI SOT KANË SHIKUAR INTERESIN PERSONAL, JO INTERESIN E KOSOVËS (04.06.2015)
PO SHKATËRROHEN DËSHMITË MATERIALE TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË (04.05.2015)
QEVERIA - KËRKESA E LISTËS SERBE MUND TË ZBATOHET (04.05.2015)
MAQEDONI - SHTETI NUK KA SHËRBIME SHËNDETËSORE PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE SHQIPTARË ME AUTIZËM (04.05.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]