E Enjte, 05.16.2024, 09:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZHVLERËSIMI I PTK-së

E Martë, 04.07.2015, 02:44pm (GMT+1)



Ende nuk ka rifilluar ndonjë proces i ri i privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës, pas dështimit të dytë që kishte pasur në fund të vitit 2013.

Ekspertë të çështjeve ekonomike dhe të telekomunikacionit, në prononcimet dhënë për Radion Evropa e Lirë, gjendjen e kësaj kompanie nuk e quajnë të kënaqshme.

Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, nuk e konsideron si një proces i cili duhet të ndodhë tani, kur aktualisht, siç thekson ai, vlera e kësaj kompanie ka rënë në treg.

"Nxjerrja e menjëhershme në shitje të PTK-së vetëm çka do ta devalvonte edhe më shumë këtë kompani. Për këtë arsye, është shumë më e pranueshme koncepti që së pari kompania të forcohet, të rrisë ofertën, të jetë shumë më afër konsumatorëve të saj, dhe tek në një periudhe tjetër kur gjendja në treg është më e pranueshme të shitet pjesërisht", shton Rexhepi.

Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2015 2018 është theksuar se privatizimi i ndërmarrjeve publike duhet të ndodhë, por vetëm atëherë kur privatizimi si proces do ta maksimizonte vlerën e ndërmarrjes dhe përfitimeve të tjera që ndërlidhen me privatizimin.

Në rastin e Postë Telekomit të Kosovës është thënë se Qeveria e Kosovës do ta rishikojë strategjinë ekzistuese për privatizimin e saj.

"Para se të privatizohet duhet të përmirësohet performanca e kësaj kompanie, nëpërmjet një menaxhmenti efikas dhe investimeve kapitale për ta rritur aftësinë konkurruese të kësaj kompanie dhe vlerën e saj të tregut", thuhet në programin e Qeverisë së Kosovës.

Eksperti i telekomunikacionit, dikur drejtor në PTK, Agron Dida, thotë për Radio Evropa e Lirë thotë se autoritetet kompetente nuk janë duke bërë përpjekjen më të vogël që të ngritin vlerën në treg të kësaj kompanie.

"Kjo qeveri duke përfshirë edhe menaxhmenetet e PTK-së, tani e sa vite janë duke bërë përpjekje vetëm që ta ulin vlerën e kësaj kompanie. Këta qeveritarë nuk kanë kredibilitet të bëjnë asgjë. Unë jam shumë pesimist dhe mendoj që vlera e Postë Telekomit të Kosovës do të bie vazhdimisht, pasi që po punohet në dirigjimin e blerësve të cilët janë të interesuar që të zvogëlojnë çmimin", vlerëson Dida.

Oferta prej 277 milion euro e kompanisë gjermane AXOS:- Capital në konsorcium më "Najafi Companies LLC", ishte shpallur fitues në shitjen e 75 për qind të aksioneve, por që ishte pezulluar më pas kur procesi i privatizimit nga Qeveria e Kosovës ishte shpallur i dështuar.

Për të rritur vlerën në treg të Postë Telekomit të Kosovës, eksperti i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, thotë se ky proces duhet të debllokohet, si dhe të përvetësohen teknologjitë e reja që ndodhin në botën e telekomunikimit.

"E gjithë kjo mund të bëhet qoftë përmes formave të kreditimit apo edhe me financimeve të ndryshme nëse ka nevojë edhe me ndihmat afatshkurtra, të lehta pa implikime buxhetore nga Qeveria e Kosovës", shton Rexhepi.

Sidoqoftë, që nga fillimi i procesit të Privatizimit të PostëTelekomit të Kosovës, i cili kishte filluar në vitin 2009, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar miliona euro për këshilltarë të transaksionit dhe për këshilltarë strategjik.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA SHËNON 7 VJETORIN E NËNSHKRIMIT TË KUSHTETUTËS (04.07.2015)
BEOGRADI - NUK DO TË LEJOJMË KURRË BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË (04.07.2015)
NAIM RASHITI - VERIU I KOSOVËS PO FUTET NË NJË STATUS QUO KOMODE (04.07.2015)
THAÇI MEZI PRET TË BËHET PRESIDENT (04.07.2015)
AFARISTI EROLL VITAKU - NË EMËR TË KOMANDANTËVE KAM PAGUAR HARAÇ ME VITE TË TËRA (04.07.2015)
Kosova Sot - SKANDALOZE, I DËNUAR ME BURG, POR ENDE PROKUROR I SHTETITInkriminimi i sistemit të drejtësisë nuk ka të ndalur (04.07.2015)
KOSOVA - TASH 6 VJET NË PRITJE TË LIBERALIZIMIT TË VIZAVE (04.07.2015)
SERBIA PARAKALON NË MOSKË MË NËNTË MAJDo t’i bashkohet parakalimit rus në Moskë në shënimin e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me gjithë mospajtimin e perëndimit (04.06.2015)
RESHJET RËNDOJNË GJENDJEN E RRUGËVE NË QARQET E KUKËSIT DHE DIBRËSBora ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe udhëtarëve edhe në Rrugën e Kombit (04.06.2015)
KOLONA TË GJATA AUTOMJETESH NË PIKËKALIMET KUFITARE MERDARE E DHEU I BARDHË (04.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]