E Enjte, 05.16.2024, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MASAKRA MAFIOZE NË VLORË - BËHEN 4 ARRESTIME

E Mërkurë, 04.08.2015, 07:08am (GMT+1)


Vendi i krimit


Në një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të armatosura në një lokal në qytetin e Vlorës, tre persona humbën jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 14:15 minuta në lagjen "24 Maji" në ambientet e lokal "Adore".

Dy grupe personash janë konfliktuar duke përdorur armë zjarri dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona. Ata janë; shtetasit Alfred Velaj, 28 vjeç, Haki Rakipaj, 27 vjeç dhe Albi Limaj, 28 vjeç. I plagosur ka mbetur shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia njoftoi gjatë orëve të mbrëmjes se ka arrestuar 4 autorët e dyshuar të vrasjes së trefishtë. Ata janë Aleksandër Llanaj 23 vjeç, Ani Begaj, 36 vjeç, Bertil Alliaj, 23 vjeç dhe Xhuliano Lutaj, 20 vjeç.

Sipas Policisë së Vlorës, për katër të arrestuarit grupi hetimor ka grumbulluar prova që i përfshijnë këta shtetas si autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarje.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy pistoleta dhe janë bllokuar dy automjete BMW X5. Policia në vendngjarje ka ngritur grup të posaçëm hetimor me Prokurorinë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë marrë në pyetje tre të ndaluarit dhe gjithë dëshmitarët në lokal.

Pistat e kësaj ngjarje janë disa, që nga sherri i çastit, te një konflikt i vjetër deri te larje hesapesh për çështje trafiqesh të ndryshme.

Sipas policisë pjesa më e madhe e personave të përfshirë në këtë konflikt janë persona me precedentë penale për vepra të ndryshme.

/ Top Channel

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT - POLITIKA NUK E PËRFILL KUSHTETUTËN, EDHE 7 VJET PAS MIRATIMIT, AJO NUK ZBATOHET (04.08.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SERBIA 'ZEMËROHET' SËRISH ME EDI RAMËNBeogradi reagoi me zemërim ndaj deklarateve të kryeministrit të Shqipërsië Edi Rama për bashkimi kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.07.2015)
KURTI - QEVERIA SJELL PROJEKTLIGJ SI KRAHINË E VARUR (04.07.2015)
ZHVLERËSIMI I PTK-së (04.07.2015)
KOSOVA SHËNON 7 VJETORIN E NËNSHKRIMIT TË KUSHTETUTËS (04.07.2015)
BEOGRADI - NUK DO TË LEJOJMË KURRË BASHKIMIN E KOSOVËS ME SHQIPËRINË (04.07.2015)
NAIM RASHITI - VERIU I KOSOVËS PO FUTET NË NJË STATUS QUO KOMODE (04.07.2015)
THAÇI MEZI PRET TË BËHET PRESIDENT (04.07.2015)
AFARISTI EROLL VITAKU - NË EMËR TË KOMANDANTËVE KAM PAGUAR HARAÇ ME VITE TË TËRA (04.07.2015)
Kosova Sot - SKANDALOZE, I DËNUAR ME BURG, POR ENDE PROKUROR I SHTETITInkriminimi i sistemit të drejtësisë nuk ka të ndalur (04.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]