E Hënë, 04.29.2024, 02:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHTYHET GJYQI KUNDËR 9 SHQIPTARËVE TË AKUZUAR PËR TERRORIZËM

E Shtunë, 04.11.2015, 05:39pm (GMT+1)



Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë rrëzoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të 9 të arrestuarve të cilësuar si "Grupi i xhihadistëve", që akuzohen për nxitje të terrorizmit dhe rekrutim të luftëtarëve shqiptarë për t'i dërguar dhe financuar në Siri, përkrah IS-it.

Ndonëse në këtë seancë ata ishin të përfaqësuar nga një avokat, përsëri qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar.

Imami i vetëshpallur Genci Balla ka deklaruar se ai si mysliman dhe 8 të pandehurit e tjerë, nuk mund të gjykohen nga ligje të tjera veç atyre të Allahut, pasi në të kundërtën ata do të shkelnin mbi besimin, duke ritheksuar se ata nuk e njohin gjykatën.

Avokati përfaqësues i të pandehurve, Roland Islami, ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe shtyrje të seancës.

Gjykata ka pranuar vetëm kërkesën e shtyrjes së seancës, duke përcaktuar datën 18 prill për zhvillimin e seancës së radhës.

"Kjo është gjykata e djallit, njohim ligjet e Allahut",
ka thënë imami Zeqir Imeri, gjatë seancës gjyqësore.

Ndërsa imami Bujar Hysa, ka akuzuar gjykatësit se kanë dhënë vendime pafajësie për vrasje.

"Nuk jemi naivë, me ne bëni teatër",
iu është drejtuar ai gjykatësve.

Mbyllja e seancës ka degraduar në deklarata të forta dhe mallkime të të pandehurve ndaj trupit gjykues e grupit të prokurorëve, të cilët nuk i morën seriozisht fyerjet e nisura në adresë të tyre.

Në muajin mars 2014, Prokuroria në Tiranë lëshoi urdhër arrestet për 7 prej të pandehurve, të cilët u arrestuan nën akuzat e nxitjes së terrorizmit dhe rekrutimit të luftëtarëve shqiptarë për t'i dërguar dhe financuar në Siri, në kuadër të ISISI-it.

Ndërsa, Gert Pashja, njëri prej të ndaluarve, u arrestua në Turqi, dhe u soll në prill të vitit 2014 për t'u gjykuar së bashku me të tjerët në Shqipëri. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPËRTHIM AFËR QEVERISË MAQEDONE (04.11.2015)
BIZNESET ÇDO DITË PO PËRBALLEN ME KORRUPSION DHE RYSHFET (04.11.2015)
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI (04.11.2015)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DEKRIMINALIZIMI I POLITIKËS NË SHQIPËRI TË VAZHDOJË (04.10.2015)
Intervista, DITMIR BUSHATI - BESA I ËSHTË DHËNË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR PËR MOSNDRYSHIM KUFIJSH (04.10.2015)
NJË PLAN 'B' I KOSOVËS PËR GJYKATËN SPECIALE DO TË ISHTE RREZIK FATAL (04.10.2015)
JAHJAGA - NËSE KOSOVA NUK DO TË KRIJOJË GJYKATËN SPECIALE, ATËHERË DO TË PËRBALLET ME PASOJAT (04.10.2015)
KOSOVË - NJË I PLAGOSUR NË VERIPolicia po heton rrethanat e plagosjes së një të riu të përkatësisë kombëtare serbe në Mitrovicë (04.10.2015)
VLORA ÇITAKU DO TË JETË AMBASADORE NË UASHINGTON (04.10.2015)
OPOZITA - NË PROTESTË EDHE PËR TREPÇËN (04.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]