E Hënë, 04.29.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DËNOHET ME BURG KRYEBASHKIAKU I KAMZËS - HAPET ZYRTARISHT SEZONI I ZGJEDHJEVE LOKALE TË 21 QERSHORIT NË SHQIPËRI

E Shtunë, 04.11.2015, 07:29am (GMT+1)



Në Shqipëri gjykata e Tiranës dënoi sot me dy vjet burg kryetarin aktual të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, i cili një ditë më parë u shpall si kandidat i partisë demokratike edhe për garën e 21 qershorit. Ai akuzohet për "Shpërdorim detyre" dhe "Shkelje të barazisë në tendera". Ndërkohë partia socialiste shpalli sot kandidatët e saj për mbi 25 bashki në të gjithë vendin, duke njoftuar se mesjavën e ardhshme do të vendosë edhe për kreun e bashkisë së kryeqytetit."‹"‹

Kreu aktual i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është ndër emrat e parë të kandidatëve që opozita konfirmoi për zgjedhjet e ardhme të 21 qershorit. Por 24 orë pasi u vendos dhe u njoftua publikisht se do të jetë sërish njeriu me të cilin partia demokratike ka vendosur të përfaqësohet, Gjykata e Tiranës e dënoi sot me dy vjet burg dhe dy vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike. Mziu, i cili u arrestua në 2013 për "Shpërdorim detyre" dhe "Shkelje të barazisë në tendera" u gjet fajtor nga gjykata.

Avokatët e tij e kundërshtuan vendimin duke lënë të kuptohet madje se ka dhe një prapavijë politike: "Gjatë gjykimit janë administruar në favor të tij, por kjo gjykatë sot vendosi në kundërshtim me to. Më vjen keq që vendimi ishte I paligjshëm dhe me lajthitje. Dhe mbi të gjitha ky vendim është marrë jashtë kësaj gjykate".

Mbetet për t'u parë se si do të veprojë Partia Demokratike pas këtij vendimi të sotëm dhe nëse do të vazhdojë t'i qëndrojë kandidimit të tij në zgjedhjet e qershorit.

Ndërkohë në kampin e majtë, përgatitjet për zgjedhjet vendore po shkojnë drejt përmbylljes. Socialistët shpallën sot kandidatët në 8 qarqe apo për më shumë se 25 bashki në të gjithë vendin. Të paktën tre deputetë aktualë do të lënë mandatet për të konkurruar në garën e 21 janarit. Në bashki të rëndësishme si Durrësi, Elbasani, apo dhe Korca janë rikonfirmuar drejtuesit aktualë.

Sërish deputeti I Elbasanit Ben Blushi është shfaqur kritik: "E vetmja gjë që unë kam është se procesi nuk ishte proces. Ky është fundi i një procesi që nuk ishte fare i tillë"

Por nga ana e tij kryeministri Edi Rama nuk u shfaq i shqetësuar për kritikat ndërsa nënvizoi se sipas tij ky ka qenë procesi më intensive i konsultimeve. Ndër bashkitë e mëdha mbeten ende për t'u përcaktuar emrat e Vlorës dhe TIranës: "Për këto njësi ka akoma disa punë për të bërë, të natyrës konsultative dhe po ashtu të përfundimeve të imta të anketimeve, që ne kemi zhvilluar. Unë besoj që brenda javës së ardhshme, dhe mendoj në mesjavë, ne do të jemi gati me të gjitha kandidaturat për tryezën e koalicionit".

Socialistët hyjnë në këto zgjedhje me një koalicion të madh partishë, i zgjeruar edhe djathtas. Në 15 Bashki do të drejtojnë emra të propozuar nga Lsi-ja ndërsa me aleatët e tjerë është diskutuar për një numer shumë më të kufizuar. Një tryeze e të gjithë pjestarëve të këtij koalicioni do të vendosë mbi listën përfundimtare të kandidatëve. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DEKRIMINALIZIMI I POLITIKËS NË SHQIPËRI TË VAZHDOJË (04.10.2015)
Intervista, DITMIR BUSHATI - BESA I ËSHTË DHËNË FAKTORIT NDËRKOMBËTAR PËR MOSNDRYSHIM KUFIJSH (04.10.2015)
NJË PLAN 'B' I KOSOVËS PËR GJYKATËN SPECIALE DO TË ISHTE RREZIK FATAL (04.10.2015)
JAHJAGA - NËSE KOSOVA NUK DO TË KRIJOJË GJYKATËN SPECIALE, ATËHERË DO TË PËRBALLET ME PASOJAT (04.10.2015)
KOSOVË - NJË I PLAGOSUR NË VERIPolicia po heton rrethanat e plagosjes së një të riu të përkatësisë kombëtare serbe në Mitrovicë (04.10.2015)
VLORA ÇITAKU DO TË JETË AMBASADORE NË UASHINGTON (04.10.2015)
OPOZITA - NË PROTESTË EDHE PËR TREPÇËN (04.10.2015)
TAHIRI PADI BASHËS PËR 21 JANARINBerisha: Skenar filmi i sigurimit të Shtetit (04.10.2015)
AMBASADA E SHBA - REAGIM PËR DEKLARATAT E KRYEMINISTRIT RAMA (04.10.2015)
BEOGRADI I DORËZON NOTË PROTESTE AMBASADORIT SHQIPTARBeogradi tha se ka protestuar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]