E Hënë, 04.29.2024, 01:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - NJË I PLAGOSUR NË VERI
Policia po heton rrethanat e plagosjes së një të riu të përkatësisë kombëtare serbe në Mitrovicë


E Premte, 04.10.2015, 02:49pm (GMT+1)



Në Kosovë, autoritetet e policisë thanë se janë duke hetuar rrethanat në të cilat një i ri i komunitetit serb u plagos në një incident të pasqaruar, në veri të Mitrovicës.

Policia tha se nuk dihen autorët e as motivet e mundshme të incidentit dhe se aktualisht po mblidhen dëshmitë nga dëshmitarët e rastit dhe nga kamerat e sigurisë. Incidenti, thuhet se ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, që shënon edhe vijën ndarëse të qytetit, në veriun e banuar me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Autoritetet lokale serbe thanë se disa persona e kanë kaluar urën qëndrore mbi lumin Ibër nga pjesa jugore në atë veriore dhe e kanë kryer sulmin. I plagosuri po trajtohet në spitalin e qytetit në veri dhe është jashtë rrezikut për jetë

Drejtoria rajonale e policisë në veriun e Kosovës, bëri të ditur se janë pezulluar tre policë që ishin në detyrë në kohën kur ka ndodhur incidenti dhe tashmë po hetohen "përgjegjësia e mundshme dhe lëshimet e tyre".

Incidenti u dënua nga përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar. Në një komunikatë të zyrës së tij, thuhet se "dhuna është e papranueshme dhe i dëmton përpjekjet për normalizimin e gjendjes në Mitrovicë dhe pajtimin mes komuniteteve". Ai bën thirrje për vetëpërmbajtje nga të dyja palët dhe kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të bëjnë të pamundurën për ndriçimin e incidentit dhë vënien e autorëve para drejtësisë. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VLORA ÇITAKU DO TË JETË AMBASADORE NË UASHINGTON (04.10.2015)
OPOZITA - NË PROTESTË EDHE PËR TREPÇËN (04.10.2015)
TAHIRI PADI BASHËS PËR 21 JANARINBerisha: Skenar filmi i sigurimit të Shtetit (04.10.2015)
AMBASADA E SHBA - REAGIM PËR DEKLARATAT E KRYEMINISTRIT RAMA (04.10.2015)
BEOGRADI I DORËZON NOTË PROTESTE AMBASADORIT SHQIPTARBeogradi tha se ka protestuar ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar me mjetet e shekullit XXI (04.09.2015)
AGK - DËNOJMË KËRCËNIMIN NDAJ GAZETARIT ASTRIT GASHIGazetari është ankuar për kërcënim nga një zyrtar shtetëror, i cili ndërkaq mohon të ketë bërë një gjë të tillë (04.09.2015)
PËRKUJTOHET BETEJA E KOSHARES - ENDE ASGJË PËR NDËRTIMIN E KOMPLEKSIT MEMORIAL TË KOSHARESQeveria nuk arriti të rregullojë të paktën varrezat. Mes tyre është edhe heroi i kombit, Agim Ramadani (04.09.2015)
MINISTRI I JASHTËM DITMIR BUSHATI VIZITON PRAGËN (04.09.2015)
KUSHTETUTA E KOSOVËS - ME FUQI TË KUFIZUAR TERRITORIALE (04.09.2015)
KORRUPSIONI NË KOSOVË NUK HETOHET E NUK GJYKOHET (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]