E Martë, 03.19.2024, 07:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zhurnal - GRUPE TË ARMATOSURA LËVIZIN NË MALËSITË E KARADAKUT DHE KUMANOVËS

E Premte, 05.08.2015, 11:58am (GMT+1)


Shkup, 8 maj Grupa të armatosura vazhdojnë të sillen dhe grumbullohen sërish në fshatrat e rrethinës së Kumanovës. Siç mëson ekskluzivisht agjencia e lajmeve "Zhurnal", grupe të armatosura ekzistojnë dhe po lëvizin në Malësinë e Karadakut të Kumanovës.

Jozyrtarisht këta persona po bëhen gati të kryejnë ndonjë sulm më serioz se sa incidenti që kishte ndodhur ditë më parë në Gushincë.

Policia e Maqedonisë nuk ka konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë.

Por a ka nevojë për një konflikt të ri nga shqiptarët?

Të gjithë miqtë ndërkombëtarë të shqiptarëve, duke përfshirë SHBA, BE dhe vendet anëtare të NATO-s, janë kundër një dhune dhe nxitje të ndonjë konflikti nga shqiptarët në Maqedoni.

Porosia e të gjithë diplomatëve të huaj që vizituan Maqedoninë gjatë ditëve të krizës politike ishte se nuk ka nevojë për konflikt të aramatosur dhe se pushteti duhet të bie me mjete demokratike.

"Të gjitha palët duhet të sillen me përgjegjësi, të tentojnë të gjejnë mënyrë që ta zgjidhin krizën. Maqedonia të progresojë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Fuqimisht besojmë se ka mundësi për integrim të mëtejshëm të Maqedonisë në institucionet evropiane dhe euroatlantike dhe ky duhet të jetë qëllimi primar edhe i opozitës dhe partisë qeveritare dhe Qeverisë", theksoi zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Ji gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

Në Maqedoni qëndruan edhe ambasadorë të pesë shteteve më me ndikim që qëndrojnë në qendrën e misionit të OSBE-së në Vjenë, të cilët gjithashtu theksuan se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti i këtij shteti.

Edhe politika zyrtare e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, si dy shtete të shqiptarëve thanë në mënyrë të prerë se një konflikt i ri nuk është në interes të shqiptarëve.

Shqipëria akuzoi dhe i kërkoi llogari Rusisë për veprimet e fundit pas rastit të Gushincës, ndërsa Kosova tha se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që çfarëdo grupe të prishin imazhin e Kosovës për të cilin shtet u dhanë me qindra mijë jetë të shqiptarëve.

Banorët e fshatrave të Karadakut të Kumanovës thanë se s'ka nevojë askush të vijë e të bëjë luftë në vatrat e tyre, pasi ende nuk i kanë shëruar plagët e luftës së 2001. Ata qartë thanë se çdo kush që tenton për çfarëdo interesi të dëmtojë banorët e kësaj ane nuk do të gjejë përkrahjen e banorëve.

Edhe ish komandantë të UÇK-së qartë thanë se nuk është koha të ketë luftë pasi ajo tani shkon vetëm në dobi të maqedonasve dhe interesave sllave.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zhurnal - SKENARET VRASËSE MAQEDONASE PLANIFIKOHEN TE ZBATOHEN NË TERRENET SHQIPTARE (05.08.2015)
VAZHDON GJYKIMI KUNDËR OLIVER IVANOVIQIT (05.08.2015)
PRISHTINË - FILLOJNË VEPRIMTARITË PËR DITËN E EVROPËS (05.08.2015)
70 % E TË RINJVE NË KOSOVË JANË TË PAPUNËU theksua në konferencën rajonale të Shoqërisë Civile që po mbahet në Tiranë (05.08.2015)
KUVENDI I KOSOVËS SOT MIRATON REKOMANDIMET E REJA PËR UKSHIN HOTIN (05.08.2015)
SOT NË TIRANË MBAHET AKADEMI PËR ILIR KONUSHEVCIN (05.08.2015)
EDHE SOT MIJËRA PROTESTUES KËRKOJNË DORËHEQJEN E GRUEVSKIT (05.07.2015)
THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE NGA JAVA TJETËR NË KUVEND (05.07.2015)
MAQEDONI - OPOZITA PUBLIKON REGJISTRIME TË TJERA (05.07.2015)
INCIDENT NGA SOCIALISTËT NË TAKIMIN E OPOZITËS NË KOLONJË (05.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]