E Hënë, 04.29.2024, 08:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
REAGIME NË RAJON NDAJ ZHVILLIMEVE NË MAQEDONI
Tirana dhe Prishtina dënojnë dhunën në Maqedoni dhe bëjnë thirrje për qetësi. Serbia shton praninë e policisë në kufi

E Shtunë, 05.09.2015, 04:13pm (GMT+1)



Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë tha se është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shprehu shqetësimin e saj për situatën e krijuar, "me pasoja të rënda në jetë njerëzish, dëmtime të pronës dhe rendit publik".

Në një reagim të kësaj ministrie dënohen "aktet e dhunës dhe bëhet thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, e cila nuk i shërben qëndrueshmërisë demokratike dhe përparimit të Maqedonisë".

Në reagim thuhet se "gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t'i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor".

Ndaj zhvillimeve të sotme në Maqedoni reagoi edhe Ministria e Jashtme e Kosovës. Në një komunikatë thuhet se Kosova "dënon ashpër cenimin e rendit dhe sigurisë nga çfarëdo individi apo grupi me qëllime destabilizuese në Maqedoni. MPJ njëkohësisht apelon tek të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe të gjejnë zgjidhje përmes dialogut politik, në kuadër të institucioneve të vendit dhe Marrëveshjes së Ohrit, që garanton integritetin e Maqedonisë dhe përmbushjen e të drejtave të komuniteteve".

Serbia ndërkaq ka vendosur qindra trupa shtesë të policisë në kufirin më Maqedoninë dhe në zonën tokësore të sigurisë në kufirin me Kosovën pas përleshjeve të armatosura në Kumanovë.

Për shkak të situatës në Maqedoni kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, ka thirrur për të dielën takim emergjent të Zyrës për bashkërendimin e shërbimeve të sigurimit. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZËRI I AMERIKËS - SITUATË KRITIKE NË KUMANOVË PAS INCIDENTEVE ME ARMË (05.09.2015)
BERISHA - TË NDALET MENJËHERË DHUNA E TERRORI SHTETËROR NË KUMANOVË (05.09.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - PËRPLASJE TË ARMATOSURA NË KUMANOVË (Tekst dhe fotogaleri) (05.09.2015)
SERBIA DËRGON FORCA SHTESË NË KUFI ME MAQEDONINË (05.09.2015)
REUTERS - EVAKUOHEN BANORËT NGA LAGJIA 'TODE MENDOLL' (05.09.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PËRLESHJE TË ARMATOSURA NË KUMANOVËPolicia maqedonase ndërmori një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të personave të armatosur (05.09.2015)
KUMANOVË - NJËRI PREJ TË VRARËVE ËSHTË FADIL FEJZULLAI (05.09.2015)
SITUATË DRAMATIKE NË KUMANOVË - FLITET PËR 3 TË VRARË E 15 TË PLAGOSUR (Fotot) (05.09.2015)
LUGINA E PRESHEVËS - SHQIPTARËT E MAQEDONISË TA RUAJNË QETËSINË (05.09.2015)
BLLOKOHET AUTOSTRADA NË KUMANOVË, PARALIZOHET QARKULLIMI MAQEDONI-SERBI (05.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]