E Premte, 04.26.2024, 08:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EPILOGU I PËRLESHJEVE NË KUMANOVË - 22 TË VRARË

E Hënë, 05.11.2015, 07:03am (GMT+1)



Ministria e Punëve të Brendshme e ka shpallur të përfunduar aksionin policor në Kumanovë, në të cilin u vranë 8 pjesëtarë të saj dhe së paku 14 pjesëtarë të grupit të armatosur që prezantohej si Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Gjatë përleshjeve që kanë zgjatur dy ditë, janë plagosur 37 pjesëtarë të policisë, ndërsa nga grupi i armatosur janë dorëzuar 30 persona.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se gjatë aksionit dyditor, "është eliminuar një nga grupet më të rrezikshme terroriste në Ballkan".

Lajmin për përfundimin e aksionit e ka dhënë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

"Janë gjetur trupat e 14 personave, për të cilët supozohet se kanë qenë pjesëtarë të grupit terrorist dhe po punohet për identifikimin e tyre. Gjithashtu, jam i njoftuar se pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij grupi kanë marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj stacionit policor në Goshincë".

"Disa të tjerë kanë marrë pjesë edhe në konflikte të tjera dhe vlerësohet si grupi më i rrezikshëm terrorist në Ballkan. Është më se e sigurt se qëllimi kryesor i tyre ishte destabilizimi i Maqedonisë përmes sulmeve ndaj institucioneve shtetërore, objekteve civile, shkollore e sportive", ka deklaruar Gruevski.

Ai ka shtuar se aksioni i dy ditëve të fundit në Kumanovë, ka qenë më i vështiri i realizuar ndonjëherë në Maqedoni.

Sipas Gruevskit, në përbërjen e policisë kishte pjesëtarë nga të gjitha komunitetet, të cilët, sipas tij, kanë treguar heroizëm të paparë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë.

Zëdhënësi i Policisë, Ivo Kotevski, ka deklaruar se grupi i armatosur udhëhiqej nga disa shtetas të Kosovës, të cilët janë dorëzuar pa kushte.

"Sipas njohurive tona, liderë të këtij grupi janë Muhamed Krasniqi, i ashtuquajtur komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj-komandant NATO, Sami Ukshini-komandat Sokoli, Beki Rizaj, Dem Shehu-Juniku e të tjerë. Tre nga drejtuesit e grupit i janë dorëzuar policisë së bashku me mbi 30 anëtarë të tjerë", ka bërë të ditur Kotevski.

Sikurse Kotevski, edhe kryeministri Gruevksi, nuk kanë dhënë detaje për pasoja në popullatën civile me arsyetimin se aksioni në terren është në rrjedhë e sipër.

Kryeministri Gruevski ka theksuar se Qeveria do t'i mbulojë shpenzimet për meremetimin e shumë shtëpive që janë djegur gjatë aksionit policor, në këtë lagje të Kumanovës, të banuar me popullatë shqiptare.

"Maqedonia ka forcë që të ecë para. Persona dhe ngjarje të tilla nuk do të mund ta pengojnë drejt qëllimeve strategjike të saj. Të gjithë atyre që tentojnë të dëmtojnë shtetit i dërgoj mesazhin e qartë se do të përfundojnë sikurse ky grup terrorist", ka deklaruar Gruevski.

Ngjarjet në Kumanovë kishin nxitur reagime të shumta, si nga partitë politike, ashtu edhe nga përfaqësitë e huaja diplomatike.

Partitë opozitare, në veçanti Lidhja Social-Demokrate e Zoran Zaevit, kanë ngritur dilema të shumta nëse ngjarja ishte inskenim me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, por në të njëjtën kohë, në vazhdimësi bënin thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga provokimet.

Thirrje për qetësi kanë drejtuar edhe ambasada e SHBA-së, Zyra e BE-së dhe misioni i OSBE-së. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHUMË PAQARTËSI PËR BANORËT E LAGJES SË TRIMAVE (05.11.2015)
DY HERË MË PAK INVESTIME TË HUAJA NË KOSOVË (05.11.2015)
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË (05.11.2015)
BORXHI I KOSOVËS - MBI 1,73 MILIARDË EURO (05.11.2015)
TIRANA I KËRKON SHKUPIT TRANSPARENCË MBI ZHVILLIMET NË KUMANOVË - "hetim bazuar mbi fakte dhe prova të besueshme. Kriza politike në Maqedoni nuk duhet të konvertohet në një krizë ndëretnike” (05.10.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PAQARTËSI RRETH NGJARJEVE NË KUMANOVË (05.10.2015)
ZHURNAL - MË SE 50 GRA, FËMIJË DHE PLEQ SHQIPTARË NGA KUMANOVA PO MERREN NË PYETJE NË POLICI (05.10.2015)
ALI LAJÇI - KOSOVA I KA INJORUAR HARTAT E VITIT 1974 (05.10.2015)
OBORRI MBRETËROR SHQIPTAR - NDËRHYRJA USHATARAKE NDAJ CIVILËVE TË NDALOJË MENJËHERË (05.10.2015)
ANALISTËT - KUMANOVA U INSKENUA NGA GRUEVSKI, PËR TË QËNDRUAR NË PUSHTET (05.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]